Panorama (Albania)

Arben Derhemi: Aktorët nuk janë me ne, mbjellin pemë!

-

A e kuptoni sesa e dhimbshme është që vjen një arkitekt dhe na thotë: ‘ Vrisni frikën’! Neve, aktorëve të Teatrit Kombëtar, që sot jemi kaq pak këtu. Ndërkohë, këtu vijnë artistët e Cirkut Kombëtar, të gjithë siç janë, për të mbrojtur territorin e Teatrit Kombëtar. Ndërsa aktorët e Teatrit Kombëtar dhe aktorët e Teatrit Eksperimen­tal, që duhet të ishin të gjithë këtu sot për të mbrojtur punën e tyre, dinjitetin dhe personalit­etin e tyre karshi një njeriu që po na zhbën, karshi një arroganti, që nuk i lindi dëshira për të bërë Teatrin e ri, por i lindi dëshira për të bërë pesë, gjashtë, shtatë kulla, prandaj erdhi fati i teatrit që po s’bëhet. Ky njeri nuk kishte ndërmend që të bënte TK. A e kuptoni këtë? Madje, dëshiron që ta zhdukë edhe këtë që është. Të vrasim frikën? Si vritet frika? Të hënën tjetër, çdokush nga ne të sjellë edhe 10 apo 50 vetë, edhe do ta vrasim frikën brenda vetes njëherë. Në rast se kemi bërë ndonjë gabim, në rast se kemi mbjellë ndonjë pemë ndonjëherë. Unë, jo! As kam ndërmend që të mbjell. Nëse kemi marrë një lekë gabimisht edhe kemi bërë një biznes gabimisht me këta njerëz, në rast se u kemi thënë frikën gabimisht, duhet që të vrasim frikën me një katarsis brenda vetes sonë. Edhe duhet që të japim fjalën se nuk bëhet më. Nuk bëhet më në këtë mënyrë! Nuk flitet më me këta njerëz, sepse këta janë një ruspë e madhe, që nuk duan të dinë fare për shpirtin. A e kuptoni që ai njeri nuk ka shpirt, pasi themeli i shpirtit është familja. Besoj se e kuptoni!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania