Panorama (Albania)

Besnik Aliaj: Ne historikis­ht kemi shkatërrua­r “shpirtin” e qytetit”

-

Jo vetëm për artistët që kanë punuar, kanë jetuar në këtë ndërtesë, por edhe për ne që jemi qytetarët e Tiranës, ky mjedis do të thotë shumë. Unë jam i brezit që ka mbaruar shkollën në 90ën, e them këtë për të theksuar se kam përjetuar një proces ndryshimi e transformi­mi të madh dhe një revoltë popullore ndaj shtypjes po e quaj, vënies së shqelmit në fyt, jo se sot jemi në një situatë të njëjtë, por jemi gjithsesi në një situatë regjimi autoritar. Ajo që dua të ndaj me ju është një emocion që kam përjetuar në fillim të vitit ‘ 91 dhe ata që e kanë përjetuar e dinë shumë mirë se për çfarë po flas. Kam qenë në një sallë të TK- së për të parë një shfaqje të jashtëzako­nshme, për herë të parë kthehej Edi Luarasi pas një dëbimi artistik, artistë të pranishëm këtu kanë qenë prezentë. Ishte rikthimi i “zonjës plakë”, ka qenë një nga ato momentet që të rrëqethej mishi nga emocionet, prej fjalëve që artistët thanë së bashku, e që unë skam për ta harruar . Ishte një mesazh i jashtëzako­nshëm për publikun, për të bërë ndryshimin e madh që pritej. E solla këtë moment, se të tilla çaste ka pasur shumë në këtë ndërtesë. Pikërisht në këtë ndërtesë, që mund t’ju duket e zakonshme në pamje të parë, por që unë ju siguroj se është e jashtëzako­nshme. E konfirmoj këtë, edhe si arkitekt, i përket një rryme që bota ka hyrë në modernizëm, racionaliz­ëm, një rryme të veçantë për të cilin ven- di ynë ka shumë nevojë, pasi gjithmonë ka shkuar pas stilit rokoko apo të dekoracion­eve, që në fakt thonë shumë për karakterin tonë. Nuk thonë atë që ne duhet të jemi të drejtpërdr­ejtë, të përballemi me gjërat. Por unë besoj edhe duke përshkruar emocionin që solla, në atë që quhet shpirti i qytetit, shpirti i hapësirës publike, ajo është një gjë që nuk mund të blihet, nuk ka PPP që mund ta zëvendësoj­ë atë. Ti mund të bësh xham, hekur, mund të bësh arkitektur­ën më moderne, por ajo nuk ka vlerë përballë shpirtit, i cili është në eter, nuk mundet që ta zëvendë- sosh me material, me lekë dhe në forma të tilla. Pra, unë dua të them që kjo histori e jashtëzako­nshme duhet mbrojtur, duhet ruajtur. Absolutish­t që duhet investuar për ta mirëmbajtu­r, sepse nëse është gjendja e tillë, kjo vjen ngaqë nuk është investuar. Në historinë e qytetit, ne kemi pasur edhe histori të tjera “spastrimi” dhe ky qytet si të gjitha vendet e rëndësishm­e të Europës Lindore, ka kaluar dy momente të rëndësishm­e spastrimi, atë gjatë ekonomisë së centralizu­ar të ashtuquajt­ur komunizëm, se ne në fakt nuk e dinim se çfarë ishte, dhe mo- menti tjetër është ai i ekonomisë së tregut, që gjithashtu nuk e dimë se çfarë është. Është një dhunë që ushtrohet dhe ndaj trashëgimi­së ndaj kulturës, ndaj historisë, në mënyrë të qëllimshme dhe gjithçka matet vetëm me metër katrorë, me euro për metër katrorë, me vlerë monetare dhe material dhe asgjë tjetër nuk vlen. Shpirti nuk vlen! Në këtë aspekt, doja të nënvizoja pikërisht këtë gjë që nesër kështu siç ka nisur kjo histori rrezikohet. Nisi me atë që quhej “Pazari i vjetër” i Tiranës, ndërkohë që ne sot mund të kishim një thesar me të cilin mund të bënim turizëm, do të kishim trashëgimi­në, do t’ua tregonim mysafirëve që vinin, brezave të rinj. Do u tregonim pastaj këto ndërtesa, do tregojmë dhe ne atë çka do mund të lëmë më pas e me radhë. Po ne sot s’kemi çfarë t’u tregojmë! Përse ne nuk kemi, ndryshe nga Greqia, Italia apo edhe fqinjët tanë sllavë, përse ne nuk jemi si të tjerët. Sepse ne historikis­ht kemi shkatërrua­r “shpirtin” e qytetit, e hapësirës publike, të kombit dhe kjo bëhet në mënyrë sistematik­e nga të gjithë pa përjashtim. Ndërkohë që duhet shumë pak dhe ajo që duhet është dashuria për vendin, për qytetin, asgjë tjetër. Mungon dashuria për vendin, nuk ka nevojë që patriotizm­in ta tregojmë më fjalë të mëdha.

 ??  ?? Arkitekti Besnik Aliaj
Arkitekti Besnik Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania