Panorama (Albania)

I mituri var veten, i gjejnë letër të dyshimtë në xhep

Dyshime se u shty drejt aktit fatal nga “Dëshmitarë­t e Jehovait”

- VLORE

I mituri tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, e shpëton daja në momentet e fundit.

Një 14- vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke varur veten me litar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 16: 00, në fshatin Akërmi të njësisë administra­tive Novoselë. Në një moment kur prindërit e të miturit nuk ndodheshin në shtëpi, 14- vjeçari me inicialet A. M. është mbyllur në dhomën e tij dhe me një litar është vetëvarur. Pak momente pas këtij veprimi, që do ta çonte drejt mbytjes, në banesë ka hyri daja i tij, i cili e ka gjetur djalin në gjendje të pavetëdijs­hme. Menjëherë, ai i ka hequr litarin nga fyti dhe me ndihmën e prindërve të tij e ka transportu­ar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, 14vjeçari ka arritur të dalë nga gjendja kritike dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa mësohet se vetëm gjatë ditës së hënë, i mituri ka arritur të jetë në gjendje të flasë, edhe pse ka qenë në gjendje të rënduar psikologji­ke, pas aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar të miturin drejt tentativë për t’i dhënë fund jetës. Sipas burimeve nga Policia, edhe pse kjo e fundit ka tentuar ta mbajë të fshehtë ngjarjen, në xhepin e pantallona­ve të 14- vjeçarit është gjetur një letër, ku dyshohet se ai u përket sekteve fetare. Dyshohet se ka qenë pikërisht përmbajtja e fletëpalos­jes që mund të ketë ndikuar te djali i mitur, që më pas të marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës. Ndërkohë, nga ana tjetër, familjarët e tij nuk kanë preferuar ta bëjnë publike një fakt të tillë, madje nuk kanë dashur që të komentojnë aspak gjithçka që ka ndodhur me djalin e tyre, në mënyrë që e gjitha kjo të mos rëndojë më shumë mbi gjendje e 14- vjeçarit. I mituri A. M., mësohet se është nxënës i klasës së nëntë në shkollën 9- vjeçare në Akërmi. Policia është duke hetuar për letrën e gjetur në xhepin e pantallona­ve të 14vjeçarit, për të vërtetuar nëse ajo i përket ndonjë projekti në shkollë apo ka lidhje me përfshirje­n e tij në ndonjë sekt fetar. “Si jetonin njerëzit në kohët e mëparshme”, mësohet se shkruhej në ballë të kësaj fletëpalos­jeje. Gjatë marrjes në pyetje, në Komisariat­in e Policisë së Vlorës, dy prindërit e 14- vjeçarit, por dhe daja i tij, kanë deklaruar se letra e gjetur në xhepin e pantallona­ve të tij nuk ka lidhje me ndonjë sekt fetar. Ata gjithashtu thonë se nuk kanë dijeni që djali i tyre të jetë takuar apo të jetë shoqëruar me ndonjë përfaqësue­s të “Dëshmitarë­ve të Jehovait”. “E kishte projekt për shkollën”, janë shprehur prindërit e 14- vjeçarit për letrën. “Nuk ka shfaqur shqetësime që të na bënin merak”. I mituri mbetet ende nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa gjatë ditës së hënë nuk kanë munguar edhe kontaktet me psikologët për gjendjen e tij emocionale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania