Panorama (Albania)

Vrau shokun pas debatit në lokal, I riu: Ishim të pirë, debatuam

-

SHKODER - Po konsumonin alkool, vret shokun e tij me thikë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Dy të rinj kanë debatuar me njëri- tjetrin pasi kishin konsumuar alkool për shumë orë. Edhe pse shokë me njëri- tjetrin, Kolë Fermosi, 28 vjeç mbeti i vdekur pasi u qëllua me thikë nga shtetasi Kristian Shkambi. Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Viktima Kolë Fermosi dhe autori Kristian Shkambi mësohet se kanë qenë duke ndenjur në shoqërinë e njëri- tjetrit për disa orë me radhë, në një lokal në fshat. Nga sa mësohet, dy të rinjtë nuk kanë qenë të shoqëruar me persona të tjerë në tavolinë. Nën efektin e pijes, dy personat kanë nisur që në momente të ndryshme të ofendojnë njëri- tjetrin, gjë e cila ka bërë përshtypje edhe te klientët e tjerë të lokalit. Pasi janë larguar nga lokali, dy të rinjtë janë ndarë nga njëri- tjetri për të shkuar në banesat respektive. Por, Kristian Shkambi pas pak minutash është rikthyer sërish dhe është takuar përsëri me shokun e tij me të cilin kishte qëndruar për disa orë. Mes tyre ka vijuar debati dhe pasi janë ofenduar me njëri- tjetrin, Kristian Shkambi ka nxjerrë një thikë që e mbante me vete dhe e ka goditur në zemër Kolë Fermosin, duke e lënë të plagosur rëndë. 28vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por pa- varësisht ndihmës së shpejtë, nuk ka arritur që t'i bëjë ballë plagës së rëndë duke ndërruar jetë. Ngjarja ka tronditur të gjithë ata që i njohin të dy këta shtetas dhe rrethin shoqëror të tyre, duke qenë se ishin shokë me njëri- tjetrin. Pak pas ngjarjes, Policia në një kohë të shpejtë ka mbërritur në vendin ku ndodhi vrasja. Fillimisht është bërë rrethimi i zonës dhe më pas janë bërë veprimet e para hetimore. Më pas, efektivët në një kohë të shpejtë kanë mësuar autorin e kësaj vrasjeje dhe u vunë në ndjekje të Kristian Shka- mbit. Autori i dyshuar u arrestua te disa të afërm të tij, jo shumë larg nga vendi i ngjarjes. Në momentin që ka mbërritur Policia, autori nuk ka bërë asnjë lloj rezistence. Ndërkohë, Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 ??  ?? I arrestuari, Kristian Shkambi
I arrestuari, Kristian Shkambi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania