Panorama (Albania)

Policë shqiptarë në Turqi për baronin e drogës, Met Kanani

-

Met Kanani, personi që u arrestua më 20 mars gjatë një operacioni të Policisë turke me 1.1 tonë hashash, i konsiderua­r nga Turqia si baroni i drogës, ka dalë dje para Gjykatës së Stambollit, bashkë me 10 anëtarët e grupit të tij. Sipas mediave turke, Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të gjithë të arrestuari­t. Ndërsa shtojnë, se prej disa ditësh, një grup oficerësh të Policisë shqiptare ndodhen atje në lidhje me hetimet e përbashkët­a që kishin kryer me Policinë turke. Met Kanani po hetohej prej një viti nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri. Baroni i drogës, siç e konsideroj­në mediat turke, dyshohet të ketë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Burimet thanë se Met Kanani po ndiqej njëkohësis­ht nga policitë e disa vendeve të BE- së, ashtu sikurse edhe nga Turqia, por edhe Policia shqiptare. E megjithatë prej një viti kur ishte regjistrua­r procedimi penal, pas një informacio­ni policor, askush deri më 20 mars nuk kishte rënë në gjurmët e tij. Oficerët e Hetimit të Narkotikëv­e, dy ditë pasi ai u arrestua në Bodrum të Turqisë, dorëzuan në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dosjen hetimore në lidhje me grupin që drejtonte Kanani. Burimet thanë se në dosje ka informacio­ne dhe të dhëna të administru­ara në formën e akteve hetimore, gjithashtu edhe informacio- net e shkëmbyera me Policinë turke gjatë 6 muajve të fundit. Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e “Met shqiptarit”, janë identifiku­ar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine. Sipas Policisë turke, Met Kanani ka pjesën më të rëndësishm­e të rrugës ballkanike për trafikun e drogës. Ekspertët e antidrogës në Stamboll kanë të dhëna se, përveç linjës së trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Turqisë e më pas në vendet arabe, ai ka edhe një linjë tjetër për heroinën, të quajtur “rruga e kthimit”. Së fundmi, është zbuluar se për të trafikuar heroinën e marrë në Afganistan e Iran, që kalon më parë përmes Turqisë, tashmë po përdoren dy rrugë. E para është linja veriore që kalon nga Deti i Zi dhe përmes rrugës ballkanike kalon në Europë. Ndërsa e dyta kalon në vijën veri- jug dhe për këtë linjë përdoret deti Egje.

 ??  ?? Met Kanani, gjatë shoqërimit për në Gjykatën e Stambollit
Met Kanani, gjatë shoqërimit për në Gjykatën e Stambollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania