Panorama (Albania)

Kanabisi i kapur në Orikum, zbulohet itinerari i trafikut

Zhduket pa gjurmë një tjetër gomone, i shpëton ndjekjes

- VLORE

Nisur nga masat e forta të kontrollit që Guardia di Finanza kryen në vijën bregdetare me Shqipërinë, trafikantë­t e drogës kanë ndryshuar strategji për transporti­min e lëndës narkotike.

Pas bllokimit të një sasie prej 630 kg kanabis sativa, grupi hetimor ka zbuluar linjën që do të ndiqnin trafikantë­t për dërgimin e saj në Itali. Mësohet se fillimisht, gomonia do të shkonte në Malin e Zi, më pas në Kroaci dhe prej andej do të nisej drejt Italisë, për të shmangur kështu Guardi di Finanza. Por nga ana tjetër, mësohet se gjatë aksionit që çoi në sekuestrim­in e një sasie prej 630 kg kanabis dhe një gomoneje, Policisë i ka shpëtuar një mjet lundrues. Zbulimi i lëndës narkotike erdhi pas ndjekjes së gomones, e cila doli pa leje nga vendbaza e saj, në Radhim të Vlorës. Lëvizjet e dyshimta të gomones në orët e para të mëngjesit kanë nxitur Policinë të nisë kontrollet nga toka dhe deti. Rreth 50 metra larg vendit ku ndodhej gomonia në ishullin e Sazanit, u gjet sasia rekord e lëndës narkotike. Gjatë aksionit, forcat e Kufirit konstatuan një tjetër gomone më të vogël, e cila i shpëtoi ndjekjes në det të hapur. Dyshimet e Policisë janë se gomonia e sekuestrua­r, prej 8 metrash e me dy motorë të fuqishëm, në bordin e së cilës u gjet edhe një sasi e konsiderue­shme e rezervave ushqimore dhe karburanti­t, kishte për destinacio­n fillestar Malin e Zi dhe më pas do të kalonte në Kroaci dhe më pas lëndën narkotike do ta trafikonte drejt Italisë si destinacio­n final. Burime nga Policia e Vlorës kanë saktësuar se po vijon krehja e zonës për ndonjë tjetër sasi të mundshme të fshehur në bregde- tin e Orikumit. Mësohet se kontrollet kanë vijuar edhe në disa banesa të tjera në zonën e Orikumit, pasi Policia ka pasur dyshime se veç sasisë prej rreth 630 kg lëndë narkotike të sekuestrua­r, mund të ketë edhe ndonjë tjetër sasi lënde narkotike. Gjatë aksionit të Policisë së Vlorës në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare dhe Delta Forcë, u arrestuan edhe gjashtë persona, tre prej të cilëve ndodheshin në mjetin tip furgon, që po transporto­nte lëndën narkotike, ndërsa tre personat e tjerë ndodheshin në mjetin lundrues tip gomone, që u sekuestrua më pas nga Policia e Vlorës. Burime nga Policia kanë saktësuar se hetimet janë duke vijuar, pasi dyshohet edhe për përfshirje­n e të tjerë personave në këtë rrjet trafiku. Gjatë aksionit të koduar “SEA”, Policia e Vlorës sekuestroi 630 kg lëndë narkotike, pesë automjete, një mjet lundrues tip gomone dhe 900 gramë vaj hashashi.

 ??  ?? Policia gjatë aksionit
Policia gjatë aksionit
 ??  ?? Një nga të ndaluarit nga Policia
Një nga të ndaluarit nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania