Panorama (Albania)

Moskompete­ncat, rrezik për hetimet e dosjeve të bujshme të drogës

Në operacioni­n e prillit 2017 u arrestuan 18 policë dhe doganierë. Dosja kaloi në Durrës dhe më pas sërish te Krimet e Rënda

-

OFICERË policie dhe doganierë u arrestuan prillin e kaluar me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për trafikimin e 10 tonëve drogë drejt Italisë.

Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë që i jep Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda kompetenca­t lëndore të SPAK- ut deri në krijimin e këtij të fundit, duket se ka krijuar një pështjelli­m në hetimin e disa rasteve të trafikut të drogës.

Rasti më flagrant është ai i superopera­cionit të prillit të vitit 2017, ku u zbuluan 10 tonë kanabis në Itali, e cila kishte kaluar nga Porti i Durrësit. Operacioni vijoi edhe në Shqipëri, ku u arrestuan 18 policë dhe doganierë, si në Durrës, Tiranë ashtu edhe në Qafë- Thanë. Droga kalonte me kamionë nga Lindja e Shqipërisë drejt Portit të Durrësit dhe më pas në Itali. Por, kur ka kaluar rreth një vit nga operacioni, duket se hetimet kanë mbetur në vend. Disa ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompete­ncë për rastin, në bazë të vendimit unifikues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke e kaluar çështjen në Prokurorin­ë e Durrësit. Kjo pasi, nga hetimet rezultoi që punonjësit e doganave dhe oficerët e Policisë të arrestuar, nuk kishin të bënin me grupin e strukturua­r kriminal që kryente trafikun e drogës. Ata u akuzuan vetëm për “shpërdorim detyre”. Mirëpo, një javë pasi Prokuroria e Durrësit mori çështjen, vendosi ta kalojë edhe një herë te Krimet e Rënda, pasi sipas saj, ka elementë të grupit të strukturua­r kriminal. Këto “shëtitje” të dosjeve hetimore, sa nga Krimet e Rënda dhe sa nga Prokurorit­ë e Rretheve, rrezikojnë hetimet. Vonesat në to do të thotë rrezik për tejkalim të afateve hetimore. Tashmë, pritet që dosja të hetohet sërish në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, por ende nuk janë identifiku­ar organizato­rët e trafikut të drogës me maune. Po ky nuk është i vetmi rast. Përmendim këtu edhe sasinë prej 613 kg kokainë të sekuestrua­r në Maminas të Durrësit, më 28 shkurt të këtij viti. Për drogën, janë arrestuar vetëm shoferi i kamionit dhe menaxheri i firmës që kishte porositur kontenieri­n me banane ku ishte fshehur droga. Nga ana tjetër, pronari i firmës është në kërkim ndërkombët­ar. Por edhe në këtë rast, duke qenë se mungonte akuza e grupit të strukturua­r kriminal, dosja është kaluar në Prokurorin­ë e Durrësit. Si këto ka edhe dosje të tjera, ku burimet thonë se bëhet fjalë për rreth 40 çështje që janë shpërndarë, nga Krimet e Rënda në Prokurorit­ë dhe Gjykatat e Rrethit.

OPERACIONI Në operacioni­n e 16 prillit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpuni­m me Policinë arrestuan 18 zyrtarë policie dhe doganash, që akuzoheshi­n se ishin të përfshirë në një grup të strukturua­r kriminal. Nga këta, 10 ishin punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe ishshefin e stacionit policor. Gjithashtu, u arrestuan edhe 8 doganierë të Durrësit, QafëThanës dhe Tiranës. Ata akuzoheshi­n se në bashkëpuni­m kishin bërë të mundur kalimin e një sasie prej 10 tonësh kanabis, të ndarë në dy ngarkesa. Njëra me peshë totale 7.8 dhe tjetra me peshë totale 2.2 tonë. Episodet e trafikut, sipas Prokuroris­ë, kishin ndodhur më 5 shkurt 2017 dhe 24 mars 2017. Rasti i parë, ishte i një kamioni me 7.8 tonë drogë, i cili kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia përmes Qafë- Thanës dhe më pas ka dalë nga Porti i Durrësit duke kaluar në Itali. Ndërsa rasti i dytë, me 2.2 tonë e ka pikënisjen nga Tirana dhe kamioni u ndalua në Itali, ku nga dokumentac­ionet rezultoi se kishte kaluar nga Porti i Durrësit.

 ??  ?? Droga e kapur në Itali
Droga e kapur në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania