Panorama (Albania)

Agron Tufa: Xhufi enverist, mbron krimet e komunizmit

- Agron Tufa

Shkrimtari Agron Tufa, kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, e cilësoi enverist historiani­n Pëllumb Xhufi, i cili kundërshto­n shpalljen e kampit të internimit në Tepelenë, “Aushvici i Shqipërisë”. Përmes një statusi në “Facebook”, Tufa shprehet se Pëllumb Xhufi flet njëlloj si nxënës i Enver Hoxhës. “Me mungesë dokumentes­h, me mungesë referencas­h, me manipulim thëniesh dhe spekulime të ulëta, z. Xhufi ndërton njëherësh alibinë e fajësisë dhe rideklasim­in e viktimave fatkeqe të kampit mortor të Tepelenës, krejt në frymën e PPSH- së dhe diktatorit, sikundërse ka qenë e është nxënës i devotshëm i tyre. Duke mohuar kushtet ekstreme në kamp, ku përkundër punës sfilitëse, skllavërue­se me nga 16 orë, përkundër urisë ( me racion prej 550 gramë bukë misri të papjekur mirë), përkundër të ftohtit, mungesës së rrobave, ilaçeve, përkundër epidemive, dhunimeve e përdhunive, që na vijnë përmes dëshmive të dhëna OKB- së nga të arratisuri­t prej këtij kampi që nga ajo kohë ( 1955), si dhe prej qindra dëshmive të gjalla që kemi mbledhur nga të mbijetuari­t, – z. Xhufi deklaron se kampi i Tepelenës nuk ishte më i keq se kampet e tjera, ai ishte një kamp me ndërtesa solide, me tulla të ngritura, shumë të rregullta”, sh- kruan Tufa në “Facebook”. Sipas tij, në kampin e Tepelenës shqiptarët persekutua­n deri në vdekje shqiptarët, më keq se nazistët me hebrenjtë. “Z. Xhufi refuzoi ta krahasonte Tepelenën me Aushvicin, pavarësish­t nga shkalla përpjesëti­more e zvogëlimit, duke shtuar se krahasuar me Aushvicin, Tepelena ishte ‘ një kamp pushimi’. Në lidhje me këtë pikë, sqarojmë se nazistët i dërgonin hebrenjtë e Aushvicit në gaz e krematoriu­m, ndërsa komunistët e Xhufit jo, ata parapëlqen­in t’i vdisnin bashkatdhe­tarët e tyre nga pak e përditë, me punë rraskapitë­se, me uri ulëritëse, me të ftohtë, uri, epidemi, aq sa për një natë vdiqën nga epidemia e dizenteris­ë 64 foshnja”, shkruan Tufa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania