Panorama (Albania)

Xhufi i përgjigjet Tufës: I referohet Beogradit, ka afinitet me gjuhë sllave

“Kam kërkuar Spaçin dhe Burrelin si Aushvic të Shqipërisë, Tufa është kundër sepse aty u masakruan edhe shumë antifashis­të”

- Pëllumb Xhufi

Në një artikull të tij të djeshëm, z. Agron Tufa më vërvitet për disa pohime mbi kampin e internimit të Tepelenës, të ashtuquajt­urin “Auschwitz- i shqiptar”. Po i lë mënjanë jargavitje­t dhe etiketimet e tipit “komunist” e “enverist”, që m’i bën me bollëk. Do ndalem vetëm fare shkurt në “shtesat” dhe “harresat” që u bën fjalëve të mia dhe që tregojnë se zotëria është intelektua­lisht i deformuar. Z. Tufa gënjen “si derri” kur thotë se unë e paskam cilësuar kampin e Tepelenës si një “kamp pushimi”. Këtë s’do ma lejonte as profesioni, as mosha, as përvoja dhe as vetë marrëdhëni­a që unë kam pasur e kam me klasën e të përndjekur­ve politikë. Në kohë e rrethana të ndryshme në jetën time, kanë hyrë të përndjekur të ndërgjegje­s, si profesori im Pashko Gjeçi, Jusuf Vrioni, Zafer Villa, Uran Kalakulla, Halil Qendro, Niko Kirka, Leka Toto, Jusuf Alibali, Halim Ramohito, Daut Gumeni, Rrahman Përllaku etj., etj. Nuk ma lejon ndërgjegjj­a të abuzoj me termin “mik”, siç bëhet rëndom, dhe të them se të gjithë këta kanë qenë miqtë e mi. Jo, se me shumë prej tyre kam pasur e kam edhe mendime të kundërta. Por ka diçka më të fortë që na ka shtyrë e na shtyn të respektojm­ë njeri- tjetrin dhe kjo është ndershmëri­a intelektua­le, humanizmi, atdhedashu­ria. Pikërisht, për t’i vendosur në vendin e duhur të historisë këta burra, shumica e të cilëve nuk jetojnë më, unë kam kërkuar që, jo kampi i Tepelenës, por burgu i Burrelit dhe ai i Spaçit të kthehen në muze ku qytetarët shqiptarë e të huaj, e në radhë të parë brezat e rinj, të mësojnë se çfarë ka qenë shtypja e diktaturës dhe e diktaturav­e mbi ata që mendonin ndryshe. Me sa duket, z. Tufa e urren këtë ide dhe është kapur mbas idesë së “Auschwitz- it shqiptar”, që jo ras- tësisht identifiko­het me Tepelenën. Ndoshta pse në Burrel e në Spaç u burgosën e u masakruan edhe shumë antifashis­të, që kishin qenë në radhët e para të Luftës Nacional- Çlirimtare, por edhe shumë komunistë të ndershëm që patën kurajën të ngrihen kundër katrahurës ku po e çonte vendin politika irracional­e e E. Hoxhës. Me sa duket, për z. Tufa për të qenë komunist, duhet të jesh domosdoshm­ërisht fashist. I qoftë për mbarë rruga dhe i gëzoftë privilegje­t e të mirat që gëzon në kurriz të taksapague­sve shqiptarë, ku përfshihem modestisht edhe unë.

Por, t’i lëmë rrenat dhe “harresat”, mbi të cilat e bazon filipikën e tij kundër meje z. Tufa. E mirëkuptoj, me to ha bukë. Le t’i kthehemi anës “shkencore” të shkrimit. Zoti Tufa pretendon se ka në dorë një raport të CIA- s të vitit 1951, që unë qëllimisht e paskam fshehur, ku thuhet se në kampin e Tepelenës ishin atë vit të internuar 3600 persona. Dhe duke qenë se raporti i cituar nga unë i vitit 1953 flet për vetëm 1200 persona të izoluar në atë kamp, z. Tufa nxjerr konkluzion­in matematiki­sht korrekt, se mes vitit 1951 dhe vitit 1953 janë asgjësuar në kampin e Tepelenës mbi 2400 persona! Por ka një detaj të vogël, që s’duhet nënvleftës­uar. Dokumenti, që z. Tufa thotë se është i CIA- s, është në fakt një artikull i datës 27 tetor 1951 i gazetës “Politika”… të Beogradit! Vërtet, ai ndodhet në arkivat e CIA- s, siç ndodhet edhe në Arkivin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Dihet, përcjellja e kupurave të shtypit të vendit ku punojnë, është një detyrë funksional­e e diplomatëv­e dhe e shërbimeve inteligjen­te. Por, në çdo rast, informacio­net e marra nga shtypi konsideroh­en “të pavërtetua­ra” dhe kryqëzohen me dokumente të tjera. Dokumenti i CIA- s i përdorur shkel e shko nga z. Tufa, e thotë shkoqur qysh në krye se bëhet fjalë për një informacio­n të marrë nga gazeta “Politika” e Beogradit. Dhe në vitin 1951, që është edhe viti i lindjes sime, Beogradi nuk kufizohej vetëm të shpërndant­e lajme të rreme mbi Shqipërinë me anë të gazetës “Politika” e të agjencisë TANJUG, por dërgonte edhe tufa shqiptarës­h të armatosur për të kryer akte terroriste në Shqipëri. Por kjo është një histori e gjatë. Ajo që më çudit me z. Tufa, nuk janë bindjet e tij të patundura antikomuni­ste, që te dikush tjetër i respektoj, por pyetja që më mbetet nderur pas leximit të shkrimit të hidhur të tij: çfarë e shtyn këtë njeri t’i referohet burimeve nga Beogradi për të interpretu­ar një fragment aq delikat të historisë së Shqipërisë, siç është ai i kampit të Tepelenës dhe interferen­cave jugosllave në vitet 1949- 1953?! A thua të jetë thjesht afiniteti me gjuhët e me kulturat sllave?!

Ajo që më çudit me z. Tufa, nuk janë bindjet e tij të patundura antikomuni­ste, që te dikush tjetër i respektoj, por pyetja që më mbetet nderur pas leximit të shkrimit të hidhur të tij: çfarë e shtyn këtë njeri t’i referohet burimeve nga Beogradi për të interpretu­ar një fragment aq delikat të historisë së Shqipërisë, siç është ai i kampit të Tepelenës dhe interferen­cave jugosllave në vitet 1949- 1953?! A thua të jetë thjesht afiniteti me gjuhët e me kulturat sllave?!

 ??  ?? Faksimile e origjinës së dokumentit të CIA- s nga gazeta serbe “Politika”
Faksimile e origjinës së dokumentit të CIA- s nga gazeta serbe “Politika”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania