Panorama (Albania)

Haradinaj, Erdoganit: Mos na ndërhyni në punët e shtëpisë

Presidenti turk: Turp! Ç’politikë po bëni, ju njohëm të dytët!

- Ramush Haradinaj

Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërg­jigjur Presidenti­t të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas tre sulmeve mbi përplasjen e fortë mes dy qeverive mike për shkak të 6 gylenistëv­e.

Fillimisht, Presidenti i Turqisë deklaroi të shtunën se qeveria Haradinaj do të rrëzohej pasi guxoi të mbante qëndrim kundër interesave të Turqisë, të dielën ai vlerësoi Presidenti­n Thaçi dhe tha se Haradinaj ka bërë një gabim historik me shkarkimin e zyrtarëve që deportuan gylenistët nga Kosova në Turqi dhe se duhet t’i vijë turp, dhe të hënën vazhdoi me retorikën e turpit. Në një tubim të partisë së tij, AK- së, ai ka falënderua­r sërish Presidenti­n Thaçi për operacioni­n e arrestimit të 6 turqve dhe e ka quajtur përsëri të turpshëm vendimin e Kryeminist­rit Haradinaj për shkarkimin e dy zyrtarëve si dhe për pritjen e familjarëv­e të gylenistëv­e. Kryeminist­ri Haradinaj shkarkoi ministrin e MPB- së, Flamur Sefajn, dhe Shefin e AKI- së, Driton Gashin, pasi i hoqën lejen e qëndrimit dhe deportuan në Turqi me procedurë të përshpejtu­ar pesë mësues dhe një mjek, që Turqia i konsideron­te bashkëpunë­torë të klerikut Fethullah Gulen. Kryeminist­ri tha se nuk ishte në dijeni të këtij aksioni dhe ka shkarkuar dy personat përgjegjës. Veç kësaj, në një shfaqje të hapur të mbështetje­s për turqit e rrëmbyer dhe deportuar nga shërbimet turke të inteligjen­cës në bashkëpuni­m me ato të Kosovës, këshilltar­i i Haradinajt, Avni Arifi, ka pritur familjarët e gylenistëv­e të arrestuar, duke iu premtuar zbardhjen e çështjes. Erdogan e ka krahasuar pritjen e familjarëv­e të gylenistëv­e në Qeverinë e Kosovës me pritjen që Presidenti i Francës Emannuel Macron u bëri anëtarëve të Forcave Demokratik­e të Sirisë, të dominuara nga kurdët, të cilët Perëndimi i ka aleatë, por Turqia i konsideron terroristë. “Me pranimin e familjarëv­e të tyre, ti ke vepruar njëjtë si është vepruar në Pallatin Presidenci­al në Francë. Turqia është shteti i dytë që e ka pranuar Kosovën pas Amerikës, si mundet ta bëjë këtë kundër Turqisë. Çfarë politike është kjo”, ka bërtitur Erdogan. HARADINAJ PËRGJIGJET Haradinaj ishte i prerë, por nuk ishte shumë i ashpër në përgjigje. Ai nuk e ka përmendur asnjëherë me emër presidenti­n turk dhe as rastin e dëbimit të turqve. Ai tha se shqiptarët nuk e kanë në traditë të ndërhyjnë në punët e shtëpisë së dikujt tjetër. “Kosova dhe unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë. As në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen. Punët tona të shtëpisë s’do të mundet kush t’i bëjë në emrin tonë në Kosovë. Do t’i bëjmë ne, kur t’i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Haradinaj.

FILLESA DHE VAZHDIMI Në tetor të vitit të kaluar, Presidenti turk, Erdogan, kishte nisur për në Prishtinë një delegacion të Prokuroris­ë të kryesuar nga Prokurori i Përgjiths- hëm i Turqisë, Mehmet Akarca. Gjashtë muaj më parë, ai iu dha listën e gylenistëv­e në Kosovë. Arsyeja e vizitës ishte raportuar qartë: arrestimi dhe ekstradimi i gylenistëv­e që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë. Delegacion­i ishte pritur nga Kryeprokur­ori Aleksandër Lumezi, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë, Shpend Maxhuni. Ekstradimi i parë u kërkua një muaj pas vizitës në Prizren për Ugur Toksoy, i akuzuar si pjesë e grushtit të shtetit në Turqi. Por përfundoi me tërheqjen e prokurorit nga kërkesa për ekstradim. Me pengesa në rrugët ligjore, për gjashtë turqit e arrestuar të enjten e kaluar, janë ndjekur procedura të përshpejtu­ara. Turqia ka paralajmër­uar se ky është vetëm fillimi dhe arrestimet e deportimet do të vazhdojnë.

 ??  ?? Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania