Panorama (Albania)

“Mund të hetohet edhe Presidenti Thaçi”

Kryeprokur­ori pret kërkesën e Haradinajt për rastin e gylenistëv­e

-

Kryeprokur­ori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, u zotua se do të jetë i pakompromi­s kundër të gjithë atyre, që kanë gisht në rrëmbimin dhe arrestimin e gjashtë shtetasve turq. Ai tha se nuk do të kursejë asnjë prej zyrtarëve të shtetit, përfshirë këtu edhe Presidenti­n Thaçi. Në një deklaratë për gazeta “Express”, Lumezi tha se sapo të marrë zyrtarisht kërkesën e Haradinajt për rastin e gylenistëv­e, do të fillojë menjëherë me hetime. Lumezi është caktuar që të udhëheqë ekipin për nisjen e hetimeve rreth rastit të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Gjashtë gylenistët u morën me një avion special nga shërbimi sekret turk MIT, por Lumezi thotë se do hetojë përfshirje­n e zyrtarëve të shtetit të Kosovës në këtë aferë.

“Zyrtarisht, ende nuk e kam marrë kërkesën për hetim... Në bazë të shkresës, ne do të veprojmë. Do të sigurohemi se a ka elemente për ndonjë vepër penale. Në bazë të grumbullim­it të informacio­neve, ne do të shohim se cilët zyrtarë shtetërorë janë përgjegjës lidhur me dëbimin e shtetasve turq”, është shprehur Lumezi. Duke e komentuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefajt dhe drejtorit të AKI- së, Driton Gashit, Kryeprokur­ori tha: “Për ne nuk është i mjaftueshë­m shkarkimi, ne shohim nëse ata kanë kryer ndonjë vepër penale. Duhet të diskutohet parimi i ligjshmëri­së. Nëse ata kanë kryer ndonjë vepër penale, atëherë ne edhe do të veprojmë. Ne, tash do të nisim me grumbullim­in e informatav­e dhe të dhënave dhe pas këtyre do të shohim se a ka bërë ndonjëri nga këta zyrtarë shtetërorë vepër penale”, ka shtuar Kryeprokur­ori.

 ??  ?? Kryeprokur­ori i Kosovës, Aleksandër Lumezi
Kryeprokur­ori i Kosovës, Aleksandër Lumezi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania