Panorama (Albania)

Koha për hakmarrje, Bufon: Reali nuk është i pathyeshëm

-

Ndeshja me Realin nuk ka si të mos sjellë në kujtimet e Xhixhi Bufon finalen e Kardifit. I intervistu­ar nga e përditshmj­a iberike "Marca", kapiteni bardhezi ka pranuar se në atë ndeshje fitoi më i miri, por gjithsesi, ndaj madrilenëv­e hedh edhe një herë dorashkën e sfidës. Teksa komentoi finalen e vitit të kaluar, 41- vjeçari rrëfeu: "Fituan më të mirët, ndaj edhe nuk kam pengje nga ajo ndeshje. Sfida të tilla vendosen nga episodet, por duhet edhe pakëz fat. Dukshëm, neve ky faktor na mungoi, por do të kërkojmë të hakmerremi". I ngacmuar mbi plagën e Juves në lidhje me finalet të humbura, Bufon tha: "Nuk ka një shpjegim, megjithatë do të më pëlqente t'i fitoja. Zakonisht, në 180 minuta jemi të zotët, teksa në të 90- ën çalojmë jo pak", duke shtuar menjëherë me shaka: "Ndoshta finalet duhen organizuar me sistem vajtje- ardhje". Reali duket një kockë shumë e fortë, por siç e përmendi kapiteni i "Zonjës së Vjetër", ndoshta ka edhe një ' recetë' për t'i mundur madrilenët. "Për të fituar kundër Realit, duhet të japim më të mirën. Besoj se edhe ne kemi dhënë jo pak prova të forcës sonë. Në Kardif vërtet fitoi më i miri, megjithatë, nuk mendoj se e meritonim një humbje në ato shifra. Reali është më i mirë se Juvja, por ne e kemi vërtetuar se kemi shanse për t'u kualifikua­r". Në mbyllje të fjalës së tij, nuk e ka fshehur admirimin e pakufi për Kristiano Ronaldon: "Kristiano ka ditur të përmirësoh­et duke treguar se, përveçse një futbollist fantastik, është edhe një person tejet inteligjen­t. Ndër vite ka ndryshuar pozicionin dhe mënyrën e lojës. Tani di të administro­jë energjitë dhe t'i shfrytëzoj­ë në momentin më të volitshëm, pa harruar që përpara portës ka një instinkt vrasës. Cilësinë e fundit në karrierën time e kam parë vetëm te David Trezegeja".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania