Panorama (Albania)

Perlë e Taulant Xhakës, supergol nga 30 metra

Vajushi gol, por Bari i Bashës e mund dhe sheh nga Seria A

-

Prej kohësh është një nga liderët e skuadrës zvicerane dhe me gjithë ndërrimin e trajnerëve, mesfushori kuqezi rifiton paletat e liderit në qendër të mesfushës.

Dje, futbollist­i i Kombëtares shqiptare të futbollit ka shënuar një euro gol në përballjen direkte me rivalin, që është duke mbajtur vendin e parë për titullin kampion në Zvicër.

Goli - Taulant Xhaka e ka filluar nga minuta e parë në fushën e lojës takimin ndaj kryesuesve të kampionati­t zviceran, Jang Bojsit. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol në minutën e 39- të për të barazuar rezultatin, pasi vendësit e Jang Bojsit kishin shënuar të parët në minutën e 24- t. Një realizim perfekt i shqiptarit rivendosi balancat e ndeshjes. Me një gjuajtje nga rreth 30 metra, mesfushori kuqezi e dërgoi sferën në cepin e trekëndësh­it, ku portieri kundërshta­r e kishte të pamundur të reagonte për të shmangur golin. Megjithatë, në fund goli i Xhakës nuk mjaftoi për Bazelin, sepse takimi u mbyll 2- 2 dhe mund të thuhet se skuadra e mesfushori­t kuqezi e përfundoi ëndrrën për titull, teksa diferenca me Jang Bojsin kryesues mbetet 16 pikë.

Granit Xhaka - Nuk ka munguar edhe reagimi i mesfushori­t shqiptar, që përfaqëson kombëtaren zvicerane. Granit Xhaka, vëllai i mesfushori­t kuqezi, ka postuar videon e golit në rrjetin social "Instagram". Goli që bëri bujë në rrjetet sociale është publikuar edhe nga i vëllai, Granit Xhaka, i cili bashkangji­tur me videon ka shkruar: "Xhakaboom", dhe me figura të cilat lënë të kuptohet shprehja: "Mbylleni gojën inatçinj!"

Vajushi- Basha - Në serinë B italiane ka pasur një derbi kuqezi, në përballjen mes Avenlinos dhe Barit. Armando Vajushi shënoi në ndeshjen e parë si titullar te skuadra e Avelinos, që pas transferim­it në muajin janar nga ekipi i Pro Verçelit. Megjithatë, ai nuk mjaftoi për t'i dhënë pikë skuadrës së tij. Shkodrani hapi serinë e golave në minutën e 31- të dhe më pas luajti deri në minutën e 62- të, kur i la vendin Laverones në minutën e 62- të. Por, goli i Vajushit u barazua vetëm 2 minuta pas daljes së tij nga fusha, nga Nene. Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte Sise ai që mendoi për t'i dhënë 3 pikët Barit. Basha nga ana tjetër ishte titullar dhe kapiten i Barit, dhe e mbylli me një karton të verdhë në minutën e 86- të. Bari tashmë numëron 53 pikë në vendin e 4- t në renditje, duke qenë një prej ekipeve pretendont­e për t'u ngjitur në Serinë A për sezonin e ardhshëm, ndërsa Avelino mbetet në kuotën 36 pikëve, një vend më sipër se zona e rrezikut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania