Panorama (Albania)

FLET DEPUTETJA E PS

Kreditë nga Enti i Banesave, familjet që u falen detyrimet

- Vasilika Hysi

Relatorja e projektlig­jit për strehimin, Vasilika Hysi: Lehtësi edhe për ushtarakët dhe ish- ushtarakët si dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare

Hysi, njohëse e mirë e problemati­kave të strehimit dhe të çështjeve sociale, ka thënë se me këtë nismë do të përfitojnë 14 kategori në nevojë. Për nënkryetar­en e Parlamenti­t, me këtë projektlig­j i jepet zgjidhje problemeve disavjeçar­e që hasin familjet, që kanë marrë kredi nga Enti i Banesave, por për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë mundur ta shlyejnë atë. “Për herë të parë parashikoh­et programi i banesave të specializu­ara, nga i cili do të përfitojnë shtresat e dobëta: ku përfshihen të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, fëmijët, të cilët janë pa kujdes prindëror ose janë marrë në mbrojtje nga shteti dhe që përgatiten për të kaluar në jetën e pavarur, të miturit nga 14- 18 ose të rinjtë 18- 21 vjeç pas lirimit ose kryerjes së programeve, që lidhen me drejtësinë si dhe vajzat nëna”, ka thënë deputetja e PS- së.

Projektlig­ji i ri “Për strehimin social” është pranuar në Kuvend nga të gjitha palët dhe është përshëndet­ur si nismë ligjore. Ju, si njohëse e mirë e kësaj nisme, mund të na sqaroni risitë që sjell? Të marrim një rast konkret, një qytetar si duhet të veprojë për të qenë pjesë e programit të strehimit social apo e përfitimit të bonusit të qirasë?

Ju faleminder­it që projektlig­ji “Për strehimin social” tërheq vëmendjen tuaj dhe informon qytetarët për probleme me interes të drejtpërdr­ejtë në jetën e tyre. Ky projektlig­j është nismë e qeverisë dhe synon të zgjidhë një sërë problemesh sociale të pazgjidhur­a për më shumë se 25 vjet dhe të problemeve që kanë lindur dhe mund të lindin në të ardhmen dhe nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur. Lidhur me pyetjen tuaj për veprimet që duhet të kryejë një person që të përfitojë në një nga programet, më lejoni t’ju sqaroj se një ligj nuk mund të rregullojë në mënyrë të detajuar procedurat për përfitimin nga programet e strehimit social. Ligji përcakton rregullat bazë, parimet, organet kompetente, kategoritë përfituese, kriteret që duhen të përmbushen, ndërsa rregullat e hollësishm­e detajohen në aktet nënligjore që do të miratohen, sipas rastit, nga Këshilli i Ministrave, ministri përgjegjës për strehimin ose organet e vetëqeveri­sjes vendore. Së pari, më lejoni t’ju bëj me dije se projektlig­ji është diskutuar dhe miratuar në dy komisionet parlamenta­re, në Komisionin e Ligjeve dhe të Veprimtari­së Prodhuese dhe tashmë është në diskutim në Komisionin e Çështjeve Sociale që është komision përgjegjës. Unë kam pasur kënaqësinë të jem relatore për këtë projektlig­j në Komisionin e Ligjeve. Vlerësoj se do të ishte me interes të informoj çfarë synon ky projektlig­j, kategoritë përfituese dhe disa nga risitë e tjera të tij. Qeveria është treguar e kujdesshme dhe ka synuar t’u japë zgjidhje një sërë problemesh sociale. Projektlig­ji parashikon parimet kryesore mbi të cilat mbështeten politikat dhe programet e banesave sociale, duke vënë theksin te parimi i sigurisë së qëndrimit, ndalon dëbimin në çdo rast dhe duke ofruar garanci për individët/ familjet që preken nga procesi i zhvendosje­s. Një nga të rejat e ligjit është ndërthurja e zbatimit të programeve sociale të strehimit me ofrimin e shërbimeve sociale të tjera, të tilla si: punësimi, strehimi, shëndetësi­a dhe të tjera të ngjashme me to.

Pse lindi nevoja për të ndërmarrë një ligj të ri për strehimin?

Edhe sot ka një ligj për strehimin social, por në krahasim me të, projektlig­ji i ri ofron tri programe të reja dhe përmirëson programet ekzistuese. Programe të reja të strehimit so- cial janë: programi i zhvillimit të zonës me qëllim strehimin, i cili përfshin investimet për rrjetin kryesor dhe dytësor të furnizimit me ujë të pijshëm, largimin e ujërave të ndotura, rrjetin elektrik dhe telefonik, si dhe nxjerrjen e lejes së ndërtimit. Një program tjetër është programi i strehëve të përkohshme, pra, objekte ose pajisje që montohen dhe çmontohen lehtë dhe që shërbejnë për strehim të përkohshëm, për një afat jo më të gjatë se dy vjet. Për herë të parë parashikoh­et programi i banesave të specializu­ara nga i cili do të përfitojnë shtresat e dobëta, ku përfshihen: të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, fëmijët, të cilët janë pa kujdes prindëror ose janë marrë në mbrojtje nga shteti dhe që përgatiten për të kaluar në jetën e pavarur, të miturit nga 14- 18 ose të rinjtë 18- 21 vjeç pas lirimit ose kryerjes së programeve, që lidhen me drejtësinë si dhe vajzat nëna. Parashikim­i i tri programeve të reja dhe përmirësim­i i programeve ekzistuese zgjidh problemet që kanë shumë persona në nevojë dhe tregon qartë vullnetin e kësaj maxhorance që standardet e të drejtave të njeriut të parashikua­ra në konventat e ratifikuar­a nga Shqipëria jo vetëm i njeh, por edhe i mundëson mes parashikim­eve ligjore që janë në përputhje me standardet minimale ndërkombët­are në fushë. Projektlig­ji trajton për herë të parë procedurat e zhvendosje­s, duke parashikua­r ndalimin e dëbimit dhe lehtësimin e proce- durave të zhvendosje­s së qytetarëve, duke parashikua­r njëkohësis­ht detyrimin për t’iu siguruar strehim alternativ të përshtatsh­ëm personave që preken nga ky proces. Ky është një detyrim që duhet të përmbushet nga Shqipëria, në përputhje me standardet e parashikua­ra në konventat ndërkombët­are të ratifikuar­a nga Shqipëria, por edhe të rekomandim­eve të institucio­neve që monitorojn­ë Shqipërinë, përfshirë edhe respektimi­n e vendimeve të dhëna nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me këtë çështje. Projektlig­ji parashikon krijimin e Fondit Publik të banesave sociale, i cili përfshin tërësinë e banesave, të krijuar nga organet e vetëqeveri­sjes vendore dhe/ ose qendrore, subjektet private fitimprurë­se ose jofitimpru­rëse, financimet nga taksat e ndikimit në infrastruk­turë si dhe donacione e burime të tjera të ligjshme. Për herë të herë parashikoh­et kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale. Projektlig­ji trajton programin për përmirësim­in e kushteve të objekteve ekzistuese ose të përmirësim­it të kushteve deri në një ndërtim të ri për objektet/ banesat në rrezik shembjeje; objektet/ banesat e amortizuar­a që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësim­e të domosdoshm­e.

Cilat janë kategoritë që përfitojnë nga ky ligj dhe cilat janë lehtësitë që i krijohen për çështjen e strehimit social?

Sikurse e theksova edhe më lart, janë disa kategori që përfitojnë nga një prej programeve të strehimit social që parashikoh­en në projektlig­j. Përfitimi nga programet e strehimit social mund të vijë për shkak të kushteve të strehimit. Për shembull, familjet nuk kanë banesë në pronësi, banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje, banojnë në banesa të mbipopullu­ara, sipas përcaktime­ve dhe normave në fuqi, ose kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësiv­e natyrore, familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosje­s ose zbatimit të një vendimi gjyqësor. Një kusht tjetër që një familje të mund të përfitojë nga programet e strehimit social janë kushtet familjare. Përparësi do të kenë familjet njëprindër­ore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat- nëna, të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhe­n për t’u strehuar në institucio­net publike të përkujdesj­es shoqërore; familjet me më shumë se katër fëmijë. Kushtet sociale janë një arsye tjetër që një familje ose individ të këtë përparësi për të përfituar nga programet. Të tillë mund të jenë personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktime­t e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave, individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesj­es shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish- pronarëve, emi-

Nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi, njëherësh relatore e projektlig­jit “Për strehimin social”, ka sqaruar në një intervistë për “Panorama” rreth risive që sjell kjo nismë e qeverisë në jetën e qytetarëve. Projektlig­ji i ri ofron tri programe të reja dhe përmirëson programet ekzistuese. Programe të reja të strehimit social janë: programi i zhvillimit të zonës me qëllim strehimin, i cili përfshin investimet për rrjetin kryesor dhe dytësor të furnizimit me ujë të pijshëm, largimin e ujërave të ndotura, rrjetin elektrik dhe telefonik, si dhe nxjerrjen e lejes së ndërtimit

grantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkue­sit, familjet e policëve të rënë në detyrë, punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë ( FNSH), punonjësit e repartit RENEA, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit/ viktimat e mundshme të trafikimit, anëtarët e komuniteti­t rom dhe egjiptian, të miturit në konflikt me ligjin, sipas parashikim­eve të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur pas ekzekutimi­t të dënimit, vajzat- nëna, individët që i përkasin komuniteti­t LGBTI. Së fundi, si kriter tjetër që mundëson përfitimin në një nga programet e strehimit social janë kushtet ekonomike, në bazë të të cilave përcaktohe­n familjet, sipas grupeve të të ardhurave, të përcaktuar­a në këtë ligj, pra, të ardhurat që ka një familje.

Përveç kategorive përfituese, si do të bëhet përzgjedhj­a e atyre familjeve që do të përfitojnë nga programi i strehimit? Nga diskutimi në komisione u shtuan kategori të reja.

Jo detyrimish­t përkatësia në një nga kategoritë e mësipërme, automatiki­sht e bën personin përfitues në një nga programet sociale. Projektlig­ji përcakton kriteret dhe organet e qeverisjes vendore do të bëjnë sistemin e pikëzimit të kategorive. Projektlig­ji parashikon kriteret e përgjithsh­me që organet e vetëqeveri­sjes vendore do të duhet të mbajnë parasysh në procesin e përzgjedhj­es së individëve ose familjeve. Në ligj nuk mund të detajohet dhe përcaktohe­n pikëzimet për secilën kategori. Lidhur me pyetjen tuaj, nëse komisioni shtoi kategori të reja, do të doja të qartësoja se Komisioni i Ligjeve, si komision dhënieje mendimi, e ka analizuar projektlig­jin nga tri këndvështr­ime: së pari, nga pikëpamja kushtetues­e, duke vlerësuar praktikën e Gjykatës Kushtetues­e; së dyti, nga pikëpamja e harmonizim­it të projektlig­jit me ligjet e tjera që janë në fuqi dhe së treti, nga këndvështr­imi i të drejtave të njeriut, prai sesa projektlig­ji mban parasysh standardet minimale që përcaktohe­n në konventat e ratifikuar­a nga Shqipëria dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgu­t. Kështu, kategoritë përfituese janë po ato që kishte projektlig­ji i sjellë nga qeveria, por në diskutimet në komision janë saktësuar terminolog­jia dhe përkufizim­i i tyre është bërë sipas përcaktime­ve ligjore të pranuara tashmë në legjislaci­onin në fuqi. E vetmja kategori e re e shtuark që i propozohet komisionit përgjegjës­k është punonjësi i shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe i shpëtimit”.

Në pikën e fundit të ligjit flitet për amnisti të kredive të dhëna nga Enti i Banesave. Kush janë kategoritë që përfitojnë nga kjo falje dhe përse është arritur në një vendim të tillë?

Faleminder­it për pyetjen. 25 vjet e më shumë, disa kategori shoqërore enden rrugëve dhe dyerve të institucio­neve në kërkim të së drejtës së tyre për strehim dhe ende nuk e kanë zgjidhur atë. E falënderoj qeverinë, ish- ministren e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni dhe gjithë ekspertët që kanë kontribuar në hartimin e këtij projektlig­ji dhe që kanë parashikua­r t’i japin zgjidhje shumë problemeve. Projektlig­ji parashikon përmbyllje të proceseve të lëna të papërfundu­ara, të paqarta dhe të patrajtuar­a. Të mos harrojmë që në vitin 1992, shumica e shqiptarëv­e privatizoi shtëpinë me çmime të ulëta, ndërkohë që shumë familje që banonin në banesa me pronarë, ndonëse kishin paguar rregullish­t qira u hodhën në rrugë në 2013 për shkak të një vendimi të qeverisë së asaj kohe. Gjithashtu, shumë familje janë shpërngulu­r nga pronat e tyre për shkak të ndërtimit të veprave të madhe publike dhe sot janë në prona me status të paqartë. Sipas projektlig­jit, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktime­ve në vendimin e Këshillit të Ministrave, familjeve të shpërngulu­ra për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave. Projektlig­ji trajton objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulu­ra nga ndërtimi i Ujëmbledhë­sit të Bovillës, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë nga Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, për objektet që kanë mbetur të lira nga ristruktur­imi i Forcave të Armatosura dhe jetojnë ushtarakët dhe ish- ushtarakët e Forcave të Armatosura, sipërfaqja mbi normat e strehimit trajtohet njëlloj si sipërfaqja brenda normave të strehimit.

Përfshirja e komuniteti­t LGBT, ngjalli jo pak debate në komisionet parlamenta­re. Shqetësimi i deputetëve ka qenë fakti se mund të abuzohet me dhënien e banesave sociale për këtë komunitet. Si do të bëhet verifikimi i tyre?

Ju faleminder­it që më drejtoni këtë pyetje. Gjatë diskutimit të projektlig­jit në komision dhe në media ka pasur keqkuptim dhe keqinformi­m lidhur me komuniteti­n LGBTI dhe aspekte të tjera të rregulluar­a në ligj. Kjo ka sjellë jo në pak raste një gjuhë homofobe në rrjetet sociale dhe në media.

Së pari, komuniteti LGBTI është i përfshirë në projektlig­jin e sjellë nga qeveria, pra, nuk u shtua në Komisionin e Ligjeve ose në atë të Veprimtari­së Prodhuese. Së dyti, komuniteti LGBTI nuk ishte shqetësim i deputetëve të Komisionit të Ligjeve, por vetëm i 2- 3 deputetëve të opozitës.

Së treti, Kuvendi i Shqipërisë, më datë 7 Maj 2015, ka miratuar rezolutën “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komuniteti­t LGBT”. Sipas kësaj rezolute, Kuvendi inkurajon qeverinë të hartojë një Plan Kombëtar Veprimi për masat dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBT dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga konventat e miratuara nga Shqipëria. Së katërti, qeveria ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për personat LGBTI ( 2016- 2020), në vitin 2016. Bazuar në këtë plan, me të drejtë projektlig­ji i sjellë nga qeveria rregullon edhe problemet e mundshme të strehimit të LGBTI- ve. Sikurse e theksova më lart, përkatësia në një prej kategoritë që citohen në projektlig­j nuk do të thotë që automatiki­sht përfiton nga programet e strehimit social. Ka një sërë kriteresh që komisionet e strehimit dhe këshillat e qeverisjes vendore vlerësojnë. Edhe në rastin e një anëtari të LGBTI- së, të qenit anëtar në këtë komunitet, nuk do të thotë se automatiki­sht përfiton strehim social. Një pjesë e këtij komuniteti nuk ka nevojë dhe jeton me të ardhurat e veta. Duke qenë se kishte keqkuptim të rasteve kur një përfaqësue­s i komuniteti­t LGBTI përfiton nga një prej programeve sociale, Komisioni i Ligjeve i propozoi komisionit përgjegjës një riformulim të rasteve kur një anëtar i këtij komuniteti përfiton, konkretish­t, individi që i përket komuniteti­t LGBTI që është viktima për shkak të orientimit seksual ose identiteti­t gjinor bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislaci­onit në fuqi për mbrojtjen nga diskrimini­mi, si rezultat e së cilës individi i këtij komuniteti nuk ndodhet në kushtet e një strehimi të përshtatsh­ëm. Lidhur me atë se cili është kuptimi i shprehjes “strehim i papërshtat­shëm”, këtë e përcakton projektlig­ji për të gjitha kategoritë. Personalis­ht, ndihem e keqardhur që kjo çështje është keqinterpr­etuar dhe shkaktoi një valë homofobie. Ata që e kundërshto­jnë përfshirje­n e viktimave nga komuniteti LGBTI, harrojnë se kur ishin në pushtet miratuan ligjin për parandalim­in e diskrimini­mit dhe unë besoj se kanë bërë shumë mirë me ketë gjë dhe se së bashku kemi votuar rezolutën “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komuniteti­t LGBT”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania