Panorama (Albania)

E quajti enverist, Xhufi i përgjigjet Tufës: Gënjen ‘ si derri’ e më akuzon me dokumente të Beogradit

POLEMIKA PER KAMPIN E TEPELENES/ ZBULOHET DOKUMENTI I CIA: KOMANDANTI PERDHUNON VAJZAT

- TIRANE

Një raport i CIA- s amerikane, i cili është deklasifik­uar në vitin 2011, jep të dhëna mbi kampin e përqendrim­it të Tepelenës.

Raporti i referohet një botimi të gazetës “Politika” të Beogradit, më 27 tetor 1951, ndërsa bën dhe portretin e komandanti­t të kampit. Sipas tij, Xhafer Pegaci është një batakçi, injorant dhe tiran, ka përdhunuar me forcë gra dhe vajza të bukura që vijnë në kamp, ndërsa nuk ka asnjë dhembshuri për fëmijët që vdesin. Raporti tregon se sëmundjet e shumta, turbekuloz­i, parazitët e shumtë dhe kequshqyer­ja janë arsyet e vdekjeve të shumë të burgosurve, kryesisht burra dhe fëmijë.

RAPORTI I PLOTË I CIA- S Përveç 18 burgjeve, ka 12 kampe përqendrim­i në Shqipëri, të vendosura në Tepelenë, Beden, Maliq, Berat, Vrma Suti, Tropojë, Krujë, Vilijas, ( Vile, Vilas) Shkodër, Himarë, Korçë dhe Isul. Janë 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, i cili është hapur në fillim të vitit 1949 dhe është kampi më i vjetër e më i madh në Shqipëri dhe janë 2000 të internuar në kampin Beden në Kavajë. Rreth 70 për qind e të internuarv­e në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Shkalla më e lartë e vdekshmëri­së është te fëmijët. Fëmijët që përmenden më poshtë kanë vdekur në vitin 1949: binjakët më pak se njëvjeçarë të Lulje Nuo Djerdje ( Xherxhe) nga Kopliku, fëmija i vogël i Zef Mirasa nga Bajza, djali njëvjeçar i Fran Hasa nga Bajza, dy fëmijë të Prenash Djerdje ( Xherxhe) nga Ljohe dhe tre fëmijë të Djuste ( Xhuste) Goraj, 10 vjeç, 6 vjeç dhe 6 muajsh. Komandanti i kampit është Lt, Dzafar ( Xhafer) Pegaci. Ai është një batakçi injorant dhe tiran, që ka përdhunuar me forcë gra të reja dhe bukura, të cilat kanë refuzuar të kenë lidhje intime me të. Atij i pëlqen të shohë fëmijët duke vdekur. Të internuari­t në kampin e Tepelenës flenë në katër radhë, me shtretër druri dykatësh. Familjarët nuk janë të ndarë. Ndërtesa nuk ka papafingo, nuk ka izolim mes qiellit dhe tavanit. Kampi siguron një krevat druri dhe një copë sapuni të vogël në muaj. Ushqimi i përditshëm është çaj për mëngjes, supë e ngrohtë dhe 650 gramë bukë për drekë dhe darkë. Nuk sigurohet asnjë shtroje krevati, veshje, këpucë apo ndonjë lloj tjetër ushqimi. Nuk iu jepet asgjë më tepër as fëmijëve. Është e vështirë të mbash pastërti në këtë kamp, pasi të internuarv­e nuk iu jepen as fshesa, por detyrohen të fshijnë me degë pemësh. Vendi është plot më parazitë. Një pjesë e madhe e të internuarv­e janë të sëmurë si pasojë e kequshqyer­jes, papastërti­së, parazitëve dhe punës së rëndë fizike; tuberkuloz­i është një sëmundje shumë e përhapur. Shumë vdesin, kryesisht fëmijë dhe burra. Fëmijët vdesin për shkak të imunitetit të dobët nga sëmundjet, ndërsa burrat nga lodhja e punës si skllevër. Kampi nuk ka një mjek. Një doktor bën vizita të çrregullta dhe një tjetër viziton kampin një herë në muaj apo në javë dhe më pas vetëm ekzaminon të vdekurit. Vetëm ata që janë në prag të vdekjes, dërgohen në spital në Gjirokastë­r. Nuk ka shërbime mjekësore emergjence. Më shumë se 50 njerëz vdiqën në gjysmën e parë të vitit 1951. Si meshkujt, ashtu edhe femrat, në kamp punojnë pa pagesë gjatë vitit, në të gjitha llojet e motit, edhe të dielave. Ata punojnë për hekurudhën në Elbasan dhe ndërtimin e hekurudhës në Vlorë. Ata presin dru në malet afër Tepelenës dhe bëjnë punë të ndryshme ndërtimi në kamp. Ka kuota ditore për punën. Në pyjetari, kuota është për prerjen dhe grumbullim­in e një metër kub dru në ditë. Puna e një njeriu mbaron vetëm kur përmbushet kuota e tij. Që do të thotë, se më të dobëtit duhet të punojnë më gjatë, edhe natën. Kampi shqiptar i përqendrim­it në Isul, në gadishulli­n e Porto Palermos, dhe Cepi Panoromos janë fortesa të vjetra turke, me mure shumë të trasha dhe dritare të vogla. Pjesët e brendshme, përfshirë dyshemenë, janë prej guri. Në fortesën e gjysmë- errët të Isulit, të internuari­t janë të ekspozuar ( muret e thithin shiun dhe vazhdimish­t janë të lagur), dhe shumë sëmuren, veçanërish­t nga problemet me sytë. Puna zgjat nga 12 në 16 orë dhe rojat mbajnë kamzhikë. Të internuari­t zakonisht nuk marrin ujë të freskët, por duhet të pinë nga një kanal, i cili përdoret edhe për të urinuar, edhe për të larë këmbët. Deri në nëntor 1950, ishin 200 shqiptarë, katër jugosllavë, dy italianë dhe një grek në këtë kamp. Për arsye të panjohura, ata të gjithë u transferua­n në Tepelenë. Nuk dihet se çfarë ka në fortesë tani. Ka shumë sëmundje në kampin e Bedenit, të vendosur në një moçal në Kavajë. Tuberkuloz­i është sëmundja mbizotërue­se. Komandanti i kampit ka krijuar brigada speciale tuberkuloz­i me nga 80 burra secila, të cilët janë të detyruar të punojnë, edhe pse shumë prej tyre vdesin shpesh në punë. Iso Metot nga Shkodra vdiq në këtë mënyrë. Kjo është e gjitha pjesë e një plani të paramendua­r, siç është treguar në një leksion të mbajtur nga komandanti i kampit. Ai tha se të internuari­t janë në kamp, si armiq të qeverisë dhe duhet të vdesin atje. Në Shqipëri, arrestimet bëhen pa urdhërarre­st, dënimet me burg jepen pa një gjyq. Të burgosurit e kampit nuk ndahen në dy kategori ( kriminele dhe të burgosur politikë), sepse vdekja është fundi për të gjithë. Diçka më shumë se dy vite më parë, Jak Marko, një polic, vrau Zef Kolj Prencija, presidenti i organizatë­s së të rinjve në rajonin e Barbullush­it. Ditën që pasoi, Metus Bogo, një oficer i Sigurimit të Shtetit nga Shkodra, e vlerësoi këtë vrasje në një takim me popullin. Arsyetimi që dha për këtë vrasje, ishte simpatia e viktimës kundrejt Jugosllavi­së. Autoritete­t gjithashtu vranë edhe Sokol Bajramaj, anëtar i Partisë Komuniste, pasi tha në një takim të partisë se e gjithë zhurma kundër Jugosllavi­së nuk ishte e vërtetë. Z. Z

 ??  ?? PELLUMB XHUFI ( MAJTAS) AGRON TUFA
PELLUMB XHUFI ( MAJTAS) AGRON TUFA
 ??  ?? RRENOJAT E KAMPIT TE INTERNIMIT NE TEPELENE
RRENOJAT E KAMPIT TE INTERNIMIT NE TEPELENE
 ??  ?? Faksimile e dokumentit të CIA- s, për kampin e Tepelenës
Faksimile e dokumentit të CIA- s, për kampin e Tepelenës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania