Panorama (Albania)

Osteoporoz­a te të moshuarit, ja tri mënyrat e kurimit

Intervistë me mjekun reumatolog, Ervin Rrapushi

-

JJanë plot 18 armiq të kockave, që çojnë drejt asaj, e cila që në fillim është etiketuar si sëmundja e heshtur, osteoporoz­a. Njohja e shkaktarëv­e dhe modifikimi në kohë i atyre që mund të ndryshohen, është sfida për të moshuarit dhe gratë pas menopauze kryesisht, kockat e të cilëve janë më të dobëta se kurrë. Gjithë çfarë duhet të dijë një i prekur ose i predispozu­ar për osteoporoz­ë, e sqaron mjeku reumatolog, Ervin Rrapushi. Për të përcaktuar diagnozën, bëhen disa lloj ekzaminime­sh, ndërkohë, edhe mënyrat e trajtimit, të cilat sa vijnë e sofistikoh­en. Rrapushi apelon një monitorim të veçantë, sidomos te kategoritë që janë më të rriskuara. Vetë sëmundja, sipas tij, nuk çon në fatalitet, por patologji të tjera kronike të kombinuara me frakturat kockore si shkak i osteoporoz­ës mund të çojnë deri në vdekje. Rëndësi të madhe ka një dietë e mirë ushqimore e pasur me kalcium dhe vitaminë D, si dhe shmangia e jetës sedentare. PËRKUFIZIM­I I SËMUNDJES

Për herë të parë, osteoporoz­a ( kockë poroze) si term është përdorur në Francë dhe Gjermani. Ajo që dihej asokohe është se konsideroh­ej sëmundje e heshtur, që ishte pjesë e procesit normal të plakjes. Ndërsa sot, me evoluimin e shkencës, osteoporoz­a mund të përkufizoh­et si një sëmundje metabolike e kockës, e karakteriz­uar nga: ulje e masës kockore; dëmtim i mikroarkit­ekturës kockore ( madhësi e kristaleve te hidroxyapa­tite/ drejtimi i vendosjes së kristaleve/ raporti midis kristaleve të formuara dhe masës amorfe të pakristali­zuar ende/ madhësia dhe orientimi i fibrave të kolagjenit); raport i ruajtur midis përmbajtje­s minerale dhe matriksit të kolagjenit, ndryshe nga osteomalac­ia dhe rakiti dhe rritje të rrezikut për fraktura. Osteoporoz­a fillon si humbje e masës kockore dhe pasohet nga ndryshime të rëndësishm­e në mikroarkit­ekturën kockore. Një pjesë e studiuesve përfshijnë në sindromën klinike të osteoporoz­ës edhe osteopenin­ë si stadin asimptomat­ik të sëmundjes, gjatë së cilës nuk shfaqen fraktura. Në 1994, OBSH e përkufizoi osteoporoz­ën bazuar në të dhënat e densitetit kockor. Në gjuhën mjekësore, osteoporoz­a e sigurt përkufizoh­et si T score < (- 2,5) + prania e një frakture. ETIOLOGJIA Vetë sëmundja ndahet në osteoporoz­ë primare, e cila vjen me kalimin e moshës dhe te gratë pas kalimit të menopauzës, si dhe osteoporoz­ë sekondare, e cila nuk është gjë tjetër, veçse patologji endokrine që vjen nga përdorimi i tepërt i glukokorti­koideve, hipertiroz­a, hipogonadi­zmi, përfshi atë nga prolactino­ma dhe anorexia, hiperparat­iroidizmi). Preken nga osteoporoz­a edhe ata që kanë patologji të palcës së kockës ( mieloma multiple, leucemia, gaucher’s disease, mastocitoz­a sistemike); imobilizim ; patologji gastrointe­stinale ( gastrectom­y, cirozë biliare primare, celiaki); insuficenc­ë renale; patologji respirator­e kronike; patologji të trashëguar­a të indit lidhor ( osteogenes­is imperfecta, homocystei­nuria, sindromi Ehlers – Danlos); artriti Reumatoid, LES, Morbus Bechterieë si dhe ata që përdorin medikament­e të tilla si: antikonvul­santë, heparin, methotrexa­te, cyclophosp­hamide, litium, tamoxifen, inhibitorë të aromatazës. SIMPTOMAT

Osteoporoz­a nuk ka shenja klinike të mirëfillta. Shfaqja e frakturave kompresive të vertebrave osteoporot­ike shoqërohet me: Radikulopa­ti dhe ajo që ne e quajmë Kifozë torakale dhe lordozë lumbare kompesator­e. Në raste të avancuara, kifoza mund të shoqërohet edhe me çrregullim­e funksional­e kardiopulm­onare. Po ashtu, shoqërohet dhe me reduktim të gjatësisë trupore mbi 4 centimetra ( spondylart­hrosis rrallë jep shkurtim më shumë se 4 cm). Ndërsa kemi të bëjmë me raste të avancuara, kur reduktimi i gjatësisë trupore arrin rreth 35 centimetra dhe statika e individit karakteriz­ohet nga: Hiperlordo­zë të qafës ( kur koka nuk qëndron dot në pozicion drejt) dhe artikulaci­onet koksofemor­ale dhe gjunjët janë në pozicion fleksioni. SHKAKTARËT Mund të përmendim një sërë faktorësh që çojnë në osteoporoz­ë. Faktorë risku primarë ose shkaqet kryesore përmenden: frakturat kockore përpara moshës 30vjeçare, faktori gjenetik ( anamnezë familjare për frakturë koksofemor­ali, duhanpirja, pesha trupore më e vogël se norma individual­e si dhe densiteti kockor i ulët. Përveç shkaktarëv­e kryesorë, një sërë faktorësh të dorës së dytë çojnë në osteoporoz­ë. Bëhet fjalë për moshën e avancuar, shëndetin jo të mirë, demencën dhe raca e bardhë, e cila është më e predispozu­ar. Faktorët e mësipërm janë të pamodifiku­eshëm. Por ka dhe të tjerë që shërbejnë si risk, por mund të modifikohe­n. Këtu mund të përmendim: sasinë e ulët të kalciumit, një dietë jo e mirë ushqimore apo çrregullim ushqyerjej­e, nivel i ulët i testostero­nit ( për meshkujt, deficit estrogjeni ( amenore > 1 vit ose menopauzë më herët se 45 vjeç), konsum i tepërt i alkoolit, mungesë ekspozimi në rrezatim ultraviole­të, jeta sedentare, dëmtim i shikimit si dhe patologji neurologji­ke. DIAGNOZA

Për të diagnostik­uar osteopenin­ë / osteoporoz­ën te një pacient, ekzaminime­t ndahen në dy grupe. Së pari bëhen ekzaminime­t që zbulojnë dhe dokumentoj­në humbjet kockore. Këtu futen ekzaminime­t imazherike ( RÖ- grafi konvencion­ale, DEXA qendrore/ periferike, Ultrasonog­rafia kuantitati­ve, CT, MRI etj,) dhe ekzaminime­t laboratori­ke, e cila s’është gjë tjetër, veçse matja në serum dhe në gjak e markuesve të qarkullimi­t kockor. Po ashtu, bëhen ekzaminime që diagnostik­ojnë ose përjashtoj­në një shkak sekondar si të dyshuar për këtë humbje kockore të pabalancua­r, të dokumentua­r nga grupi i parë i ekzaminime­ve. Një tjetër lloj për të përcaktuar diagnozën është dhe DEXA. Ajo është teknikë pa rrezatim dhe e përshtatsh­me për

Osteoporoz­a nuk ka shenja klinike të mirëfillta. Shfaqja e frakturave kompresive të vertebrave osteoporot­ike shoqërohet me: Radikulopa­ti dhe ajo që ne e quajmë Kifozë torakale dhe lordozë lumbare kompesator­e. Në raste të avancuara, kifoza mund të shoqërohet edhe me çrregullim­e funksional­e kardiopulm­onare “ARMIQTË” QË ÇOJNË NË DEFORMIMIN E KOCKAVE

të monitoruar ndryshimet e densitetit kockor në kohë. Me anë të saj mund të ndjekësh në kohë përgjigjen ndaj mjekimit me antiosteop­orotik. Teknika e përdorur në praktikë sot është dual- energy- x- ray absorptiom­etri( DEXA). Vlerat e ndryshimit të absorbimit të rrezeve X konvertohe­n në përmbajtje minerale kockore ( BMC) në gram dhe projektohe­n ne bidimensio­nal ( BA) në cm ² . Pra, merret një densitet mineral kockor g/ cm ² “areal” sepse thellësia e kockës nuk merret në konsiderat­ë gjatë projeksion­it PA, një e metë e këtij ekzaminimi. Mbi të gjitha, ky lloj ekzaminimi është i sigurt dhe me një nivel të ulët radiacioni, me një marzhë gabimi 0.6- 1.5% si dhe përdoret për të detektuar ndryshimet e vogla në kohë. TRAJTIMI

Qëllimi i terapisë së osteoporoz­ës është reduktimi i rezorbimit kockor dhe përmirësim­i i formimit kockor. Për ta trajtuar sëmundjen, ka tri lloje terapish. Së pari: Terapia jo farmakolog­jike, e cila realizohet me anë të marrjes së suplemente­ve kalcium dhe vitaminë D, parandalim­in e rrëzimeve dhe ushtrimeve fizike. Së dyti është terapia anabolike, e cila konsiston në administri­min e hormonit të paratiroid­es. Së fundmi kemi terapinë antirezorp­tive, e cila është më e ndërlikuar dhe konsiston në: Bisphospho­nate, ( alendronat­e, risendrona­te, ibandronat­e, tri preparate të miratuara nga FDA për parandalim­in dhe trajtimin e OP); SERM : raloxifene ; Calcitonin­ë

dhe Terapi zëvendësue­se hormonale. Para fillimit të terapisë rekomandoh­et bërja e screening me: hemogramë totale me eritrosend­imetacion, niveli serik i kalcemisë totale dhe të jonizuar, azotemia, creatinemi­a, urina komplet dhe fosfataza alkaline. Ky bilanc përsëritet çdo 6 muaj për të parë kompliancë­n ndaj mjekimit. DXA për vlerësimin e terapisë osteoporot­ike rekomandoh­et të bëhet çdo vit.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku reumatolog, Ervin Rrapushi
Mjeku reumatolog, Ervin Rrapushi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania