Panorama (Albania)

Kryeminist­ri do të vrasë teatrin”

Hoxha: Këta janë vrasës të një cilësie të veçantë

-

Unë e kam jetuar këtë teatër dhe pse ai është më i vjetër se unë. Kemi një fat të keq këtu se institucio­net jetojnë më pak se njerëzit. Sot më vjen keq, Teatri ka lindur para meje, por shumë institucio­ne që kanë lindur pas meje, faktikisht do zhduken para meje. Nuk ka gjë më të hidhur. E dyta, që me vjen tmerrësish­t keq, është ky lloj kodi që kemi ne në mendim. Ne kemi një fat shumë të madh sepse kemi pas një kryeminist­ër mjek dhe një piktor. Ai i pari vrau më 21 janar njerëz, edhe pse si mjek ka betimin e Hipokratit për të shpëtuar njerëz, pikërisht ai ka shkelur hapur betimin e disiplinës së tij të mjekësisë. Ky kryeminist­ri i tanishëm, që i thotë vetes artist, ka shkelur gjithë kodet e artit, sepse gjatë kohës së tij me mirëmbajtj­en e tij, është vrarë kinema “Republika”, “17 Nëntori”, stadiumi..- janë vrarë gjithë vendet e artit, kanë përfunduar nën kulla. Akademia e Artit, Teatri i Operës kanë qenë dhuratë prej rusëve, kjo do të thotë se gjithë perandorit­ë na kanë lënë një trashëgimi dhe që ne bëjmë shtet duke zhdukur gjithë këto gjurmë. Këta janë vrasës serial- killer dhe më i madhi serial- killeri është Ministria e Kulturës, që vrau ishgodinën e Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe tani shkoi të vriste Kinostudio­n. I prodhojmë këta. T’i akuzosh këta dhe të thuash se mungon frika, por më shumë se frika, këtu mungon dashuria. Unë s’kam vend të flas këtu. Këtu duhet të ishin shumë artistë. Vetë ata duhej të flisnin, sepse kanë jetuar me djersë. Ne jetojmë me emrat e personazhe­ve tanë. Emri im është i vdekshëm. Këta aktorë kanë jetuar me emrat e personazhe­ve. Nëse ka arritje Shqipëria, është vetëm vënia në skenë e një pjese të Europës. Në vend që të shtonte sipërfaqen, Kryeminist­ri thotë a ka mundësi t’jua vras teatrin. Sa do të vrasin akoma? Sepse këta po vrasin talentet e njeriut. Kjo është të presësh të gjithë talentet që ka njeriu. T’ia vrasësh aktrimin, dramaturgj­inë, talentin e shkrimit, muzikën, kërcimin… çfarë do të bëhet ky njeri veçse skllav. Këta janë vrasës të një cilësie të veçantë. Këta janë prodhues të skllavëris­ë, e një teknologji­e të rreme, që gënjen shqiptarin sepse do lodrat, ndonjë ‘ Benz Mercedes’, nuk i do personazhe­t historikë, por kullat i do, vetëm të shesë. Ne po jetojmë tragjedinë e artit. Tragjedia ka lindur për ta hequr nga rruga. Ta lexojmë dhimbjen e tragjedisë. E futëm tragjedinë në skenë që të mos prodhohej e keqja mes njerëzimit. Ne po e nxjerrim prapë nga skena po e fusim në popull. Ne nuk bëjmë pyetjen përse vriten kaq shumë shqiptarët mes tyre? Po vriten sepse ne nuk e shohim tragjedinë në skenë. Ne e rivalizojm­ë teatrin si disiplinë me ‘ Big brother’, ‘ Portokalli’, ‘ Al Pazar’ dhe ashtu siç bëjnë me pronën publike që e lejojmë ta shkatërroj­në, e më pas thonë se shteti nuk e mban dot. Sikur ta mbanin Teatrin gjallë përpara se të vdisnin artistët e mëdhenj, të paktën ata mos ta shohin sesi rrënohet jeta e tyre. Të paktën këta të gjorët që prodhuan një ndjenjë, ç’kusur kanë…?!

 ??  ?? Elvis Hoxha
Elvis Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania