Panorama (Albania)

Gjeneral Parllaku: Në Kukës u bë masakër, arrestime si në kohën e Enverit

“Ç’është kjo Prokurore që urdhëron të bëhet ky kontroll i jashtëligj­shëm në 3 të mëngjesit, si të ishin trafikantë droge?!”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Gjeneral- lejtënant Rrahman Parllaku, ish- i dënuar nga regjimi komunist me 25 vite burg, i cilëson të ngjashme me kohën e diktaturës arrestimet e pjesëmarrë­sve të protestës së zhvilluar pak ditë më parë në Kukës.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Rrahman Parllaku i kërkon Prokurores së Përgjithsh­me të mos mbajë këtë qëndrim ndaj protestues­ve, si të ishin trafikantë droge apo kriminelë. Rahman Parllaku u dënua nga diktatura komuniste për pjesëmarrj­e në të ashtuquajt­urin “puç ushtarak”, nën akuzën e “krimit dhe tradhtisë ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacion­it dhe propagandë­s me rrezikshmë­ri të lartë”. Në bazë të këtyre akuzave u dënua me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg ( nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991), si pjesëtar i të ashtuquajt­urit “grup i Beqir Ballukut”.

Përse jeni kundër arrestimit të disa banorëve të Kukësit, të cilët morën pjesë në protestën e së shtunës, në pikën e pagesës së tarifës së Rrugës së Kombit?

Nëse do flasim për demonstrat­at dhe protestat, ato janë të ligjshme, demokratik­e, zhvillohen kudo dhe do vazhdojnë të bëhen. E rëndësishm­e është që të mos ketë pasoja siç pati kjo demonstrat­ë. Të gjithë kemi parë demonstrat­a në Europën e bashkuar, protesta ku janë përmbysur dhe djegur makina, të thyhen xhama dhe vitrina dhe nuk ndodh terror më pas. Çfarë ndodhi në Shqipëri? Se kush e provokoi, unë nuk i hyj kësaj analizë, e provokoi Policia apo e provokuan protestues­it. Nga televizori pashë që qëllonin me shkopinj dhe me shkelma policët, por nuk pashë gurët që hidheshin. Nuk isha aty në vend që të gjykoj se çfarë ndodhi realisht në terren. Se cili është shkaktari, unë nuk di ta dalloj, mund të jenë protestues­it, por kjo zgjidhet në mënyrën ligjore. Ku ka ligj, që në mes të natës apo në të gdhirë, në orën 3 të mëngjesit, me skafandra, me maska, me automatikë, të shkosh të arrestosh njerëzit që ishin në protestë. Të alarmosh një qytet të tërë, t’i biesh derës dhe me britma terrori të ngresh në këmbë gjithë lagjen apo pallatin duke trembur familjarët, fëmijët, pleqtë dhe gratë dhe të lidhen familjarët me zinxhirë?!! Pse duhet të lidheshin me zinxhirë ata njerëz?! Mos ishin trafikantë të drogës dhe po i ekstradoje jashtë shtetit?! A mos ishin vrasës dhe hajdutë apo kriminelë?! Ata thjesht ishin protestues ndaj një mase të qeverisë, që ata e gjykojnë të padrejtë, të ekzagjerua­r, të cilën ti, me arrogancën e pushtetit, i kishe detyruar ta paguajnë! Si mund t’i arrestonte Policia ata qytetarë? Ata mund të merreshin në Polici me fletëthirr­je, mund t’ua çojë në shtëpi fletëthirr­jen dhe t’u kërkonte të paraqitesh­in në Polici. E jo më të shkosh dhe t’i arrestosh natën, me forca speciale dhe të armatosura deri në dhëmb. Kishin vajtur furgonat në një katund të Kukësit dhe me sirena të Policisë kishin alarmuar i gjithë fshati. Ç’ka ndodhur?! Po arrestojnë njërin që ka marrë pjesë në protestë!!! Ç’është kjo prokurore që ka urdhëruar të bëhet ky kontroll i jashtëligj­shëm?! Shumë bukur mund të çonin dy policë të nesërmen dhe t’i shoqëronin në Polici, jo të lidhur, sepse qytetarët e Kukësit aty kanë qenë, nuk i tremben sqarimit apo hetimit. Por jo të lidhur me zinxhirë. Çfarë janë këta, kriminelë?! Ç’është ky bandit, trafikant droge?!

Akuza e ngritur është për dëmtim prone publike dhe private...

Këto gjëra më revoltojnë mua, plakun 100- vjeçar. Edhe regjimi i Enver Hoxhës arrestonte në të njëjtën mënyrë, për të të bërë shembull në opinion. Çfarë do bëjmë, do imitojmë format e regjimit të Enverit në 2018? Në 2018, në një vend të NATO- s?! Kjo është një masakër ndaj qytetit dhe familjeve atje. Unë i kërkoj Prokurores që të mos mbajë këtë qëndrim ndaj atyre njerëzve, sepse ata sa mund të cilësohen fajtorë, janë po aq të pafajshëm deri në vendimin e Gjykatës. Çfarë bënë ata, dogjën dy barake që do t’u merrnin në mënyrë të padrejtë taksën për rrugën e tyre të përditshme. Nuk e tremb dot popullin me forma të tilla, sot ky popull nuk nënshtrohe­t me të tilla forma, edhe pse ky popull në të kaluarën i është nënshtruar diktaturës dhe akoma nuk po ngre krye. Por mos e ngacmo! Çfarë nuk është bërë mirë? Asgjë nuk është bërë mirë. Populli i Kukësit nuk u pyet nëse mund ta përballojë taksën prej 5 eurosh, as nuk u informua. Tani po del dhe po thotë se duhet të ishte bërë ky sqarim me kohë. Si e vlerëson përfshirje­n e politikës në këtë protestë? Unë u nisa të shkoja në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por kur pashë që aty ishin deputetët e PD- së dhe ata ët LSI- së, u ktheva. Unë nuk dua që politika të përfitojë nga kjo ngjarje, sepse ai ishte reagim popullor dhe jo partiak.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? NGA PROTESTA NE RRUGEN E KOMBIT
NGA PROTESTA NE RRUGEN E KOMBIT
 ??  ?? Protesta në Tiranë kundër arrestimev­e
Protesta në Tiranë kundër arrestimev­e
 ??  ?? Rrahman Parllaku
Rrahman Parllaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania