Panorama (Albania)

Ekonomia u rrit me 3.8%, Ahmetaj: Më e larta në një dekadë

Ahmetaj: Rritja ekonomike në 2017, më e larta në një dekadë

- DORINA AZO

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.84% gjatë vitit 2017. Shifrat e rritjes ekonomike u bënë publike dje nga Instituti i Statistika­ve.

“Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB- së për vitin 2017, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pati rritje prej 3,84 për qind krahasuar me vitin 2016”, theksohet në raport. Instituti i Statistika­ve vlerëson se degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kanë pasur këtë ecuri: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0.72 për qind. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 3.65 për qind. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë Industria Përpunuese, ku shënoi rritje me 16.72 për qind. Ndërsa Energjia Elektrike dhe Indus- tria Nxjerrëse shënuan rënie, përkatësis­ht me 17.25 për qind dhe 1.99 për qind. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 4.29 për qind. Grupi i aktivitete­ve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 3.96 për qind, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 21.99 për qind, si edhe tregtia me shumicë, transporti tokësor dhe ujor. Grupi i aktivitete­ve Informacio­ni dhe Komunikaci­oni u shfaq me rënie prej 6.53 për qind. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 11.24 për qind. Aktivite- ti i Pasurive të Paluajtshm­e ka shënuar një rritje prej 2.64 për qind. Grupi i Aktivitete­ve profesiona­le dhe Shërbime administra­tive u shfaq me një rritje prej 4.14 për qind. Grupi i aktivitete­ve të Administra­tës Publike, Arsimit dhe Shëndetësi­së pati rritje me 5.60 për qind.

AHMETAJ Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje në rrjetet sociale se rritja ekonomike prej 3,8 për qind është më e larta në një dekadë, duke tejkaluar dhe pritshmëri­të e institucio­neve ndërkombët­are. “Rritja ekonomike në vitin 2017, më e larta në gati një dekadë! Megjithëse kishim një vit të vështirë energjetik në gjysmën e dytë të tij, rritja ekonomike përmbushi tërësisht pritsh- mëritë tona prej 3.84%, duke tejkaluar madje parashikim­et e shumë institucio­neve ndërkombët­are. Konsumi final i popullatës vijon trendin e vet pozitiv, duke u rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit me 3.14%. Jemi në rrugën e duhur të konsolidim­it dhe përshpejti­mit të rritjes ekonomike, por patjetër mbetet ende shumë për të bërë, për ta bërë atë të prekshme për çdo familje shqiptare”, u shpreh ministri Ahmetaj.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania