Panorama (Albania)

Nuk gjen paqe as e sotmja e as e shkuara e shqiptarëv­e

- ILIR DEMALIA

Para disa ditësh, në emisionin “Arena” të Ora News, u diskutua tema “Dosjet që mbajnë të lidhur shqiptarët”.

Të ftuarit, doktoresha e Shkencave Historike Nevila Nika, profesor Pëllumb Xhufi, profesor Paskal Milo dhe Afrim Krasniqi, analist dhe anëtar i Institutit të Albanologj­isë në Katedrën e historisë.

Emisioni, që në prezantimi­n e temës ishte dukshëm i qëllimshëm në nevojën e një sheshimi apo më saktë, një justifikim­i të krimeve të regjimit diktatoria­l enverian.

Prezantohe­j Stalini si një njeri që ka bërë krime, por në emër të industrial­izimit të Rusisë dhe kthimit të saj në superfuqi. Drejtuesi emisionit, meqë merr përsipër të flasë për historinë, duhet të dijë se Rusinë nuk e bëri superfuqi Stalini. Rusia fillimet e saj si superfuqi i ka me Ivanin e Tmerrshëm në shek 15 – 16, e më pas me Pjetrin e Madh në fillim të viteve 1700, dhe si superfuqi e kohës, ajo kishte zë në tavolinat e fuqive të mëdha.

Logjika e përfshirje­s së Stalinit nuk ishte e paqëllimsh­me nga drejtuesi emisionit, Hila. Atij i nevojitej një paralele midis Stalinit dhe Enver Hoxhës duke e paraqitur edhe këtë bishtin stalinian si strateg të Luftës Nacional Çlirimtare dhe si njeri, që nxori Shqipërinë nga prapambetj­a dhe industrial­izoi vendin. Nuk do prek milionat e njerëzve sovjetikë, as purgat e ushtarakëv­e që bëri Cari i Kremlinit, por pyes veten, aq i nevojshëm për industrial­izimin e Shqipërisë paskej qenë pushkatimi i gjithë komandantë­ve të brigadave partizane nga strategu i tyre?!

Më duket e tepërt të vazhdoj të sjell këto paralele, pasi koha e ka vërtetuar dhe vetë ne e përjetuam më keq se kurrkush në botën komuniste, se ku e çoi doktrina komuniste dhe ekonomia saj me diktatorët në krye popujt dhe ekonomitë e vendeve të tyre. Sa për luftërat e tyre, nuk gjen dot paralele! Se një luftë mund ta frysh aq sa tullumbacj­a pëlcet: Enveri mund të duket bile edhe më i zoti se mësuesi i tij për nga kostoja e jetëve njerëzore. Ne duam dhe harrojmë që Italia dhe Gjermania kapitullua­n dhe u larguan nga Shqipëria dhe çlirimin me keqardhje mund ta quajmë dhe një akt formal. Ndryshe qëndron puna me angazhimin e popullit sovjetik për thyerjen e makinerisë pushtuese, se pikërisht në vendin e tyre nisi katastrofa dhe thyerja e nazi- fashizmit botëror. Këto dy çlirime nuk ju pengon njeri t’i krahasoni, se ju jeni profesorë, dhe historinë e keni bërë tërë jetën sipas porosive.

Por ajo që ngjalli reaksion në rrjetet sociale dhe mediat një ditë pas emisionit, ishte deklarata e profesor Pëllumb Xhufit në lidhje me kampin e të internuarv­e në Tepelenë, në një nga ato vendet famëkeqe që bota i quan “kampe përqendrim­i”.

Para se të ndalem në kampin e Tepelenës, që është tema kryesore e këtij shkrimi, duhet të ndalem në atë që historianë­t e regjimit komunist apo më saktë, ata që punuan gjatë atij regjimi si historianë, dukshëm janë ende në mbrojtje të trajtimit të historisë me optikën e së kaluarës, gjë që u pa qartë dhe gjatë këtij emisioni me të ftuarit. Përjashto këtu Afrim Krasniqin, që nuk i përket atij brezi qesharak historianë­sh të para 1990- ës. Nuk jam në gjendje të dalloj nëse këta historianë janë akoma në pranga ideologjik­e apo janë pengje të së kaluarës në mbrojtje me thonj e me dhëmbë të punëve të tyre shkencore gjatë diktaturës.

Ish- drejtoresh­a e Arshivës së Shtetit, zonja Nika, së bashku me profesor Milon dhe Xhufin, pranojnë vetë se historia dhe historianë­t e regjimit komunist kanë qenë të kufizuar ideologjik­isht dhe politikish­t dhe, siç deklaron dhe zonja Nika, që ka punuar edhe para 90- ës në Arkivin e Shtetit, pranon kufizimet politike dhe burimet, pasi arshivat ishin të mbyllura. Sidomos ato që nga themelimi shtetit shqiptar dhe deri më 1990.

Zotërinj historianë Xhufi dhe Milo, por edhe ju zonja Nika! Keni ngelur te LNÇ- ja e kolaboraci­on- istët dhe trajtimi i tyre mbetet po njëlloj, ai i shokut Enver dhe Historisë së PPSh- së me kapak të kuq. Thoni se nuk duhet spekuluar me historinë? Plotësisht dakord. Kemi spekuluar dhe vazhdojmë të spekulojmë si dje në diktaturë dhe sot në demo( n) kraci. Përdorni terma të ngjashme, paçka se të kundërta në përmbajtje ato të familjeve të dëshmorëve dje dhe këto të familjeve të të persekutua­rve sot. Mitizonim LNÇ- në dje dhe e hiperboliz­onim, manipulojm­ë persekutim­in dhe vuajtjet në diktaturë, pikërisht, ata që nuk kanë vuajtur ose… Sillemi si dy anë të një medaljeje, pa ndihmuar hiç për të kuptuar të vërtetën, por vetëm duke manipuluar dhe shtrembëru­ar historinë si “medalje trimërie”. Kjo bën atë që gënjeshtra­t e dy krahëve dhe manipulim- interpreti­mi për grupe të caktuara shërbimi ka bërë që historiogr­afia shqiptare të jetë një mal i madh gënjeshtra­sh e manipulime­sh deri në neveri. Nuk i kam dëgjuar kurrë profesorët e nderuar të denoncojnë regjimin komunist të Hoxhës si një regjim terrorist- kriminal dhe antikombët­ar. Dhe nuk i kam dëgjuar ngaqë ata nuk e vlerësojnë ashtu si po e quaj unë.

Në lidhje me kampin e Tepelenës, profesor Xhufi ka plotësisht të drejtë që ai nuk mund të krahasohet me Aushvicin, por këtë e bën nga pozitat e avokatëve që mbrojnë kriminelët. Me mekanizmin e famshëm të krahasimev­e që përmenda që në fillimin e këtij shkrimi, zoti Xhufi lumturohet të shënojë se në Tepelenë nuk kish dhoma gazi e krematoriu­me. Por Xhufi dhe Milo, në anën tjetër, mundohen të mos i venë në diskutim e të dënojnë shkaqet që ata njerëz që ishin ngjeshur në ca kazerma të Tepelenës, ishin internuar si fajtorë të arratisjes së njerëzve të tyre në Jugosllavi dhe përdorimit të tyre nga jugosllavë­t e Titos si diversion për të përmbysur pushtetin e komunistëv­e.

Asnjë e drejtë dhe asnjë ligj, qoftë dhe i asaj kohe, nuk kërkonte të internohes­hin dhe dëboheshin familje të tëra për shkak të krimit apo arratisjes së një anëtari të familjes. Komisioni i Dëbim- Internimev­e me në krye Manush Myftiun, ka qenë i jashtëligj­shëm dhe vepronte si organizatë shoqërore me levat e saj të Frontit Demokratik që kryesonte Nexhmie Hoxha. Kampi Tepelenës dhe qendra të tjera për grumbullim “të pafajshmis­h fajtorë” kanë ekzistuar kështu deri në vitin 1990.

Me çfarë të drejte dhe me cilin ligj merreshin individë apo familje të tëra dhe zhvendoses­hin nga pronat e nga shtëpitë e tyre dhe izoloheshi­n në kampe internimi, në kushte të tmerrshme ( Shih bashkangji­tur skicën e Lek Pervizit, huajtur nga shkrimtari Agron Tufa) në stalla e kasolle, në punët më të rënda, ku përpos kësaj nuk kishin asnjë të drejtë për zhvillimin e jetës tyre, në të kundërt humbitnin jetën nga kushtet e tmerrshme të mungesës së ushqimit, kushteve të jetesës si rasti fëmijëve në Tepelenë?

Profesor Xhufi duhet ta mbajë në turpin e tij përjetë shprehjen “U fol për 300 fëmijë të vdekur, pastaj shifrën e zbritën në 200 e pastaj në 100…” Për ju zoti Xhufi debati katandiset në shifra?! A mund të më thoni, a ju kënaq dallimi nga 200 fëmijë të vdekur në zbritjen e këtij inventari tragjik në 100, kur asnjëri nga ata fëmijë nuk është në periferinë tuaj? Për ju, si person publik, ata fëmijë, të ishin 100, 20 apo vetëm 2 nuk duhet të ishin shifra dhe as vetëm fëmijë, por fëmijë të pafajshëm! Ishin krijesa të pafajshme, profesor Xhufi! Avokatia juaj e mjeruar mbështetet te dokumentet e CIA- s dhe jo te qindra tregime në vetën e parë, njerëzish të thjeshtë me plagë e rrudha në ballë, që ende janë në jetë me ato kujtime të pashlyeshm­e e të pandara.

Historia e vendeve të lira dhe demokratik­e nuk bëhet mbi baza “fitimtarës­h”, aq më keq si përfaqësue­s grupimesh politike apo interesash klanore, ku historia katundit bëhet histori kombëtare për shkak të pushtetit katundit. Historia është shkencë dhe ajo zhvillohet duke u ushtruar dhe analizuar në vazhdimësi në përplasje sociale, politike, kulturore, duke u analizuar paanshmëri­sht si shkencë historike. Këtë duhet ta dinë dhe besoj që e dinë profesorët e nderuar dhe profesorët e trumbetave të vonuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania