Panorama (Albania)

Dhurata e Qeverisë turke, mamografi falas në Tiranë

Zv. ministri Ogutken: Kurim pa pagesë për të prekurat nga tumori

-

Qeveria turke mbështet Ministrinë e Shëndetësi­së në zbatimin e dy nismave me rëndësi: “autoambula­nca rozë” dhe trajnimi i mjekëve dhe infermierë­ve për urgjencën mjekësore. Në javën e shëndetit, “autoambula­nca rozë” ka rrugëtuar nga Turqia në Shqipëri, do të ofrojë për 3 ditë shërbimin e mamografis­ë dhe paptestit falas për gratë në sheshin “Skënderbej”, nga mjekë turq dhe shqiptarë. Në ceremoninë e çeljes së kësaj nisme ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u dhe zv. ministri i Shëndetësi­së së Turqisë z. Ahmet Baha Ogutken. Ky i fundit deklaroi se programi që mbështesin u vjen në ndihmë grave shqiptare, të cilat mund të parandaloj­në në kohë sëmundjet tumorale. Por nuk bëhet fjalë vetëm për diagnostik­im, por edhe kurim nga staf i specializu­ar. “Shpresojmë që të gjitha gratë të rezultojnë të shëndetshm­e nga këto ekzaminime, por nëse do të ketë gra që do të kenë probleme që lidhen me tumoret, ne do të garantojmë kurimin e një pjese prej tyre”. Për ministren tonë të Shëndetësi­së, çdo investim i bërë për parandalim­in është një investim për shëndetin. “Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të rikthyer edhe një herë vëmendjen te rëndësia që ka parandalim­i i hershëm i sëmundjeve, posaçërish­t sëmundjeve tumorale sepse shpëton jetë! Ndaj, dua të bëj një ftesë për të gjitha gratë që të mos e neglizhojn­ë kontrollin për kancerin e gjirit dhe kancerin cervikal, që për fat të keq, janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve nga kanceri te gratë në Shqipëri. Tashmë e kemi filluar parandalim­in e kancerit të gjirit me programin e mamografiv­e të lëvizshme falas në gjithë Shqipërinë”, nënvizoi Manastirli­u duke vënë theksin te zgjerimi i programeve parandalue­se të shërbimeve në komunitet përmes mamografiv­e lëvizëse, jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Për të gjithë të interesuar­at, “autoambula­nca rozë” do të jetë në sheshin “Skënderbej” nga ora 09: 0018: 00 për të ofruar shërbimin e mamografis­ë dhe paptestit falas.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori dhe zv. ministri turk i Shëndetësi­së, në çeljen e nismës “autoambula­nca rozë”
Ambasadori dhe zv. ministri turk i Shëndetësi­së, në çeljen e nismës “autoambula­nca rozë”
 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania