Panorama (Albania)

Tubimi në Tiranë, Policia procedon 15 protestues

Qytetarët: Të hiqet taksa! Atë rrugë e bëjmë 2- 3 herë në ditë

- ETLEVA DELIA

Protesta e nisur të dielën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për lirimin e 23 të arrestuarv­e të Kukësit, në ditën e tretë i është rikthyer kauzës, për të cilën u kryen edhe arrestimet.

Kuksianët e mbledhur në Tiranë, përveç lirimit të të afërmve të tyre, kërkojnë të lirohen edhe nga detyrimi për të paguar taksën. Për ta është e padrejtë që një rrugë, të cilën detyrohen ta përshkojnë 2- 3 herë në ditë, ta paguajnë sa herë të ngrihet trau. Protesta e djeshme në Tiranë u duk edhe më e organizuar se në fillim. Më shumë qytetarë të grumbullua­r dhe më shumë “kujdes” edhe nga ana e Policisë. Dje, efektivët ishin kujtuar që duheshin marrë masa për të devijuar qarkullimi­n e automjetev­e në rrugën para Drejtorisë së Policisë. Por sa më shumë shtohen protestues­it, aq më shumë shtohen edhe procedimet nga ana e Policisë. Numri i personave, ndaj të cilëve ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, ka shkuar në 15. Tetë u proceduan të hënën e shtatë të tjerë të martën. Akuzohet për tubim të paligjshëm, prishje të rendit e qetësisë publike dhe pengim të qarkullimi­t të automjetev­e.

TUBIMI Tubimi i nisur rreth orës 19: 00 të së dielës, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka vijuar edhe dje përgjatë gjithë ditën, me grumbullim edhe më të madh të qytetarëve nga Kukësi, por edhe nga Tirana. Ditën e diel, disa persona tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë, duke sjellë një tensionim të situatës, por përplasja u shmang nga deputetët që ishin të pranishëm aty. Gjatë ditës së djeshme, qindra protestues janë mbledhur para Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të arrestuarv­e. Për të paktën një orë, situata është qetësuar disi, pasi qytetarët janë larguar, duke lënë aty flamurin kombëtar, si shenjë që do të ktheheshin sërish. E kështu ndodhi rreth orës 18: 30. Ata nisën të grumbulloh­en, bashkë me disa deputetë të Partisë Demokratik­e, duke kërkuar heqjen e taksës për Rrugën e Kombit dhe lirimin e të afërmve të tyre. Numri i protestues­ve shënoi maksimumin në kohën që në rrugë gjendeshin edhe deputetë dhe përfaqësue­s të partive opozitare. Kalimtarë të ndryshëm qëndronin për pak çaste. Në Drejtorinë e Policisë Tiranë mbahen 13 nga 23 të arrestuari­t. Të tjerët janë shpërndarë në komisariat­et e kryeqyteti­t. Mëngjesin e sotëm, ata do të dalin para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

PROTESTUES­IT Qytetarët e mbledhur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë vijuar edhe dje të kërkojnë lirimin e të ndaluarve, por edhe të kundërshto­jnë taksën e qeverisë. “Taksën ne nuk e kemi për të lëvizur në Shqipëri. Për të shkuar në Kukës, duhet të paguajmë taksë? Çfarë takse është kjo? Pse i ka dhënë votën populli atij, për të na vënë taksa? Unë jam pensionist”, shpre- het një i moshuar. Një tjetër thotë se është i detyruar të kalojë në Rrugën e Kombit disa herë në ditë. “Dy- tri herë brenda ditës kalojmë aty. Çfarë kuptimi ka kjo tarifë. Të kalosh 2- 3 herë në ditë aty dhe të paguash 5 euro vajtje e 5 ardhje?”, thotë një tjetër protestues. “Kam 3 net që nuk e kam çuar fëmijën e sëmurë në spital. Ka probleme me ushqimin, që nuk mund t’ia plotësoj. Bashkëshor­ti im është arrestuar në makinë, ku flinte gjumë gjithmonë, për të mbrojtur makinën e vet. Dua që burri të më bijë në shtëpi, të marrë fëmijën dhe ta çojë në spital”, shprehet një grua, së cilës i kanë arrestuar të shoqin.

 ??  ?? Dje, gjatë protestës para Drejtorisë së Policisë Tiranë
Dje, gjatë protestës para Drejtorisë së Policisë Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania