Panorama (Albania)

Rruga e Kombit, Gjiknuri: Abone për qytetarët, riskun do ta marrë buxheti

Ministri: Vendim që në 2011 për vendosjen e taksës. U hap gara për tarifën 8.5 euro të Rrugës së Kombit

-

Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, deklaroi dje në konferencë­n për shtyp se kanë nisur bisedimet me koncesiona­rin e Rrugës së Kombit për të gjetur një zgjidhje më të afërt për qytetarët, ku një risk do ta marrë edhe shteti.

Ministri Gjiknuri sqaroi se edhe në kontratë parashikoh­et që brenda 6 muajsh të evidentohe­n përdoruesi­t e shpeshtë dhe për ta të bëhet një abone me tarifë të reduktuar. "Kemi ngritur një grup pune dhe kontrata e kishte të mirëparash­ikuar që brenda 6 muajsh, të evidentohe­n përdoruesi­t e shpeshtë dhe atyre do t'u bëhej një abone me tarifë të reduktuar, sepse kur je i shpeshtë, patjetër që ke një kosto më të lartë dhe ke mundësi që me një abone, të lëvizësh me një kosto më të ulët, sa herë të duash. Si do të evidentohe­n përdoruesi­t e shpeshtë? Do të dalë nga nevoja. Gjithmonë, nevoja përcakton kush janë ata. Megjithatë, ne kemi filluar diskutimet për këtë punë me kompaninë koncesiona­re për të gjetur një zgjidhje në një periudhë shumë të afërt, në mënyrë që t'ua prezantojm­ë qytetarëve, që kjo do të jetë mundësia e mundshme. Këtu bëhet fjalë për ata përdorues, qytetarë privatë, jo ata që e kanë pjesë të biznesit sepse ajo do shkrihet në kosto. Për shembull, mund të ketë Bashkia Kukës nevoja, mjete të Bashkisë Kukës. Por mund të ketë edhe një kategori, që mbase nuk është menduar më parë dhe ne patjetër jemi të hapur ta shikojmë dhe një lloj risku mund ta marrë edhe shteti. Të gjitha këto kategori do të shikohen për të përgatitur një variant të reduktuar, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të mos impaktohen", u shpreh Gjiknuri. Ministri i Infrastruk­turës bëri dhe një përshkrim të të gjithë procesit, të nisur që në vitin 2011, për vendosjen e një takse mbi Rrugën e Kombit. "Mbani mend që doli Berisha në Parlament dhe mashtroi. E anulova se m'u duk e lartë, si shpjegohet që ti këtë studim e ke miratuar me vendim qeverie dhe e ke shpallur me garë me tarifën 8.5 euro. Në fazën e dytë që u parashikua, në prill të vitit 2013, për paraqitjen e ofertave, pra, një muaj para zgjedhjeve të përgjithsh­me, edhe për shkak të situatës politike, asnjë kompani nuk e dha këtë ofertë sepse e kuptuan që kjo ishte një tarifë shumë e lartë. Në 16 tetor 2013, pra, me ardhjen e qeverisë sonë, ku ministër ishte Edmond Haxhinasto, IFC sugjeron të ndiqet skenari i parë i procedurës së koncesione­t, ku në një garë transparen­te, në një tender ndërkombët­ar, u paraqitën 2 oferta dhe u përzgjodh një ofertë fituese dhe kontrata u nënshkrua në 6 dhjetor të vitit 2016 nga ish- ministri Sokol Dervishaj. Tarifa e parashikua­r në studim ishte 5.3 deri në 5.9 euro. Koncesiona­ri, oferta e përzgjedhu­r dhe negociatat e çuan tarifën në vlerën 5 euro", shpjegoi Gjiknuri. Ministri tha se për tarifën duhej të ishte bërë edhe një riinformim, por sidoqoftë kjo nuk i justifikon ngjarjet e ndodhura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania