Panorama (Albania)

Rama akuza PD: Protesta kundër integrimit

Kryeminist­ri: Duan zjarr e kaos për t'i ikur drejtësisë

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka akuzuar dje opozitën se po përdor pagesën e Rrugës së Kombit për të bllokuar rrugën europiane të Shqipërisë. Në një status në "Facebook", Rama ka deklaruar dje se opozita kur ishte në pushtet kërkonte ta bënte pagesën e rrugës 8 deri në 9 euro, por dështoi dhe tani sipas tij, po kërkon të shfrytëzoj­ë rastin për të ardhur në pushtet. Për kryeminist­rin tjetër qëllim është se Partia Demokratik­e kërkon t'i ikë drejtësisë, duke përdorur zjarrin dhe kaosin. "Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8- 9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin "patriotik" e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumbu­rve pa atdhe, që duan zjarr e kaos për t'i ikur drejtësisë!", ka thënë dje Rama. Deklaratat e Kryeminist­rit i ka përforcuar numri dy i Partisë Socialiste. Taulant Balla, në një prononcim për mediat, ka thënë se opozita me këtë qëndrim kërkon të pengojë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Sipas tij, deklaratat për mosbindje civile janë të paligjshme, por ka si qëllim shmangien e problemeve me drejtësinë për financimet ruse. "Është e paligjshme që një politikan u bën thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat, kur ndërkohë mbi ba- zën e tyre funksionon buxheti i shtetit, funksionoj­në të ardhurat, funksionoj­në shkollat, funksionoj­në qendrat shëndetëso­re, funksionoj­në spitalet. Të thuash mos paguani taksat, do të thuash që të mbyllim spitalet, do të thuash që të mbyllim shkollat. Megjithatë, në papërgjegj­shmërinë e vet të Lulzimit, që të gjithë e dimë se hall i madh e ka zënë, po të kemi parasysh disa fatalitete që e presin lidershipi­n e Par- tisë Demokratik­e në ditët dhe në javët në vijim, çështja e financimit rus, të gjithë e dimë se procesi i hetimit po ecën dhe Lulzim Basha nuk duhet të vonojë të japë dëshmitë e veta për këtë çështje", ka thënë dje Balla. Sipas tij, më datë 17 pritet vendimi pozitiv për çeljen e negociatav­e me BE- në, ndërsa opozita ka përshkallë­zuar qëndrimin. "Më datë 17 prill, të gjithë shqiptarët presin një lajm të mirë për Shqipërinë dhe për aspiratën tonë për integrim europian. Ky përshkallë­zim i sjelljes së opozitës ka të bëjë pikërisht me të gjitha pritshmëri­të që Komisioni, në mesditën e 17 prillit, do të rekomandoj­ë hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE, pa asnjë kusht. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, por nuk është një lajm i mirë për treshen Berisha- Basha- Kryemadhi, të bërë bashkë pikërisht nga një arsye që të gjithë shqiptarët e dinë", ka thënë dje kreu i grupit të PS- së.

 ??  ?? Edi Rama dhe Taulant Balla
Edi Rama dhe Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania