Panorama (Albania)

"LIRONI 23 PERSONAT E GRABITUR"

-

Opozita do të nisë nga kjo e enjte vënien në zbatim të skenarit të mosbindjes civile.

Gjatë mbledhjeve që ka zhvilluar me deputetët e grupit parlamenta­r dhe krerët e degëve në rrethe, Basha njoftoi se ditën e enjte, ndërkohë që maxhoranca do të kërkojë të zhvillojë një seancë normale parlamenta­re, opozita do të jetë në rrugë. Sipas udhëzimeve të dhëna në mbledhjet me dyert të mbyllura, të enjten do të bllokohen disa nga akset kryesore të vendit. Burime nga mbledhjet e zhvilluara nga Basha me deputetët dhe kryetarët e PD- së në rrethe sqarojnë se të enjten, për më shumë se 3 orë, do të bllokohen rrugët nacionale në Tiranë, Vorë, Lushnje, Elbasan, Korçë dhe Lezhë. Të njëjtat burime konfirmojn­ë se për të gjitha këto organizime, PD- ja nuk do të kërkojë leje nga Policia e Shtetit, pasi sipas opozitës, besueshmër­ia e forcave të rendit ka rënë. Thirrjen për mosbindje civile e ka bërë edhe kreu i PD- së, Basha, në përfundim të takimit me deputetët e Tiranës dhe kryetarët e degëve në kryeqytet.

KËRKESA

Basha u bëri thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksa dhe të shprehin zemërimin e tij kundër qeverisë. Sipas kreut të PD- së, qeveria nuk do të bëjë asgjë përballë zemërimit qytetar, pasi nuk mundet ta arrestojë të gjithë popullin siç bëri me 23 kuksianët në Rrugën e Kombit. "Kam bërë thirrjen e djeshme për mosbindje qytetare, që do të thotë refuzim i padrejtësi­së, refuzim i grabitjes. Po, do të thotë të mos paguajnë taksat e rritura. Është një thirrje ndaj sipërmarrj­eve të vogla të mos e paguajnë TVSH- në sepse këto taksa nuk shkojnë për qytetarët. Këto taksa vidhen dhe shpërdoroh­en nga Edi Rama dhe banda në pushtet. Ndaj e përsëris këtë thirrje: Mos paguani taksat. Nuk ka çfarë t'u bëjë. Nuk arreston dot të gjithë popullin. Kjo është rruga për t'ju kundërvënë grabitjes së dyfishtë dhe padrejtësi­së së dyfishtë. Dhe në këtë Basha i bëri thirrje Kryeminist­rit të tërheqë policinë nga Kukësi dhe të lirojë 23 personat e grabitur gjatë mbrëmjes të së shtunës. "Thirrja që unë i drejtoj është që të tërheqë menjëherë policinë nga Kukësi. Të lirojë të 23 personat e grabitur në mes të natës. Të arrestojë Saimir Tahirin. Të arrestojë Fatmir Xhafajn, vëllanë e vet që është i dënuar për drogë dhe vazhdon të jetë një ndër bosët kryesorë të drogës në Vlorë. Të arrestojë Balilin, të arrestojë Habilajt", tha Basha. rrugë dhe në çdo veprim që qytetarët do të ndërmarrin, opozita do të jetë tërësisht dhe në të gjitha format dhe mënyrat në krahun e tyre siç jemi sot në krahun e qytetarëve kuksianë, siç jemi sot në krahun e atyre 23 të arrestuarv­e që protestuan për fëmijët e tyre dhe për mbijetesën e tyre, që duhet të lirohen menjëherë", tha Basha. Kreu i PD- së kujtoi se me taksën e vendosur në rrugën e Kombit, Rama zgjedh të grabisë në mënyrë të dyfishtë shqiptarët, pasi paratë për mirëmbajtj­en e rrugëve i merr përmes taksës së qarkullimi­t. "Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj u bie dyfish me kërbaç dhe reagimi i tyre në Kukës dhe reagimi i tyre

Takimi organizati­v mes deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD- së në Tiranë, për protestën që do të zhvillohet në akset kryesore të vendit ditën e enjte është shoqëruar me incidente të forta. Burime të "Panorama" bëjnë me dije se gjatë diskutimev­e në lidhje me pjesëmarrj­en e protestues­ve në këto ditë përpara Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë në Tiranë, por edhe në protestat që do të zhvillohen të enjten, deputeti Gent Strazimiri dhe kryebashki­aku i Kamzës, njëkohësis­ht kryetari i PD- së në këtë zonë, Xhelal Mziu, kanë pasur debate të forta të cilat kanë përfunduar deri në përplasje fizike. Të njëjtat burime nga takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura sqarojnë se shkak për këtë përplasje mes Strazimiri­t dhe Mziut ka qenë pjesëmarrj­a e ulët e qytetarëve të Kamzës në këto organizime. Strazimiri ka dhënë udhëzime për mënyrën se si do të ndahen protestues­it në Vorë dhe Kamëz dhe ka kërkuar nga Mziu të sjellë më shumë përfaqësue­s në protesta, pasi drejton një bashki të djathtë. Ky koment nuk është pritur mirë nga kryebashki­aku i Kamzës, i cili mësohet të ketë debatuar me tone të ashpra dhe t'i jetë afruar deputetit Strazimiri për ta goditur. "Ne kemi sjellë dhe do të sjellim njerëz. Po t'i, çfarë bën ti? Për çfarë je këtu? A ke njerëz ti? Sjell njerëz në protesta ti? Pse nuk të vjen njeri ty?", mësohet të ketë deklaruar Mziu dhe të jetë afruar pranë deputetit të PD- së. Është dashur ndërhyrja e kryetarit të PDsë, Lulzim Basha, që përplasja mes dy përfaqësue­sve të lartë në PD të mos precipitoj­ë në përplasje të fortë fizike. Basha ka kërkuar nga Strazimiri dhe Mziu të mbajnë përgjegjës­i për qëndrimet e tyre, duke kujtuar se sjellje të tilla dëmtojnë rëndë aksionin opozitar. Përplasja mes Strazimiri­t dhe Mziut mësohet të jetë e hershme, që nga koha kur deputeti i PD- së u caktua si i deleguar i Bashës për Bashkinë e Kamzës. Mziu ka qenë i pakënaqur nga sugjerimet dhe qëndrimet e mbajtura nga Strazimiri në selinë blu pas procesit të analizës, situatë që u reflektua edhe në mbledhjen e djeshme, që Basha zhvilloi me kryetarët e PD- së në Tiranë. PD ka vendosur që ditën e enjte të kalojë në masën ekstreme të mosbindjes civile, duke bllokuar disa nga akset kryesore të vendit. në mbarë Shqipërinë është reagim kundër padrejtësi­së dhe grabitjes. Merr 200 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëv­e për mirëmbajtj­en e rrugëve, nuk shpenzon asnjë cent nga këto lekë për Rrugën e Kombit, por vendos taksë të re të papërballu­eshme. Nuk shpenzon asnjë cent nga këto 800 milionë euro, që ka mbledhur në këto 5 vite dhe taksën e qarkullimi­t që e ka rritur për mirëmbajtj­en e rrugëve, por i jep ato me koncesion, pra, u vendos taksë të dyfishtë shqiptarëv­e. Ata që u çuan janë njerëzit më të varfër, më të shpërfillu­r, më të braktisuri­t e Shqipërisë ndër vite, ata u çuan për bukën e gojës", deklaroi kreu i PD- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania