Panorama (Albania)

Komisioner­i publik kërkon vazhdimin e vetingut për Llallën

-

Vitore Tusha është gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetues­e, që përballet me procesin e rivlerësim­it kalimtar – ose siç njihet ndryshe procesi i vetingut, pas Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos.

Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor dhe u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it në Prokurori, ndërsa Fatos Lulo u shkarkua nga detyra pasi dispononte pasuri të pajustifik­uar. Tusha, ditën e sotme do të ketë seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Ajo është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e Drejtësisë në Universite­tin e Tiranës. Nga viti 1983 deri në vitin 1990, ajo ka punuar si përmbarues­e gjyqësore në Tiranë dhe prej 1990 deri në 1992 si avokate. Në periudhën 1992- 1994, Tusha ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës dhe në vitet 19942001, atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit – ku nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka udhëhequr kolegjin civil të kësaj gjykate. Znj. Tusha ka një karrierë të gjatë akademike. Nga viti 1986 e në vazhdim ka qenë lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universite­tin e Tiranës dhe Shkollës së Magjistrat­urës. Ne vitin 2008 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën Kushtetues­e. Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësim­it për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesiona­le. Raporti i BIRN është prodhuar pas administri­mit të deklaratav­e të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparen­cës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, që i nënshtrohe­n procesit të vetingut. Të dhënat e analizuara tregojnë se në vitin 2008 gjyqtarja Tusha kishte një pasuri me vlerë 4.3 milion lekë, ndërsa në vitin 2015 kjo pasuri ishte rritur në 13.4 milionë lekë. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare të znj. Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015, ka qenë 1.1 milionë lekë ose 3.1 herë. Të ardhura familjare të deklaruara nga znj. Tusha vijnë 44.6 % nga paga e saj për shkak të detyrës, 49.2 % nga të ardhurat e familjarëv­e dhe 6.2 % nga mësimdhëni­a. Përveç analizës për rritjen/ uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/ logjik të deklarimev­e të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifiku­ar gjatë kontrollit. I vetmi “flamur i kuq’ i evidentuar në rastin e znj. Tusha është një detyrim i pashlyer ndaj një sipërmarrj­eje ndërtimi në vlerën 2.7 milionë lekë. Të gjithë deklaratat periodike të gjyqtares e kalojnë kontrollin aritmetik- logjik. Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistiko­re të analizuara nëpërmjet një baze të dhënash, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka njoftuar ditën e djeshme se një komisioner publik në organet e vetingut ka apeluar ndërprerje­n e procesit të rivlerësim­it për ish- Kryeprokur­orin Llalla. Ky i fundit përflitet se është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për “pastrim të produkteve të veprës kriminale”, në një kohë që KPK- ja vendosi që ta ndërpriste procesin e rivlerësim­it të tij. Kjo pasi Llalla hoqi dorë nga privilegji ligjor për t’u emëruar gjyqtar i Apelit pas përfundimi­t të mandatit si Kryeprokur­or. Mirëpo, me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it nuk ka qenë dakord një prej komisioner­ëve publikë, të cilët sipas ligjit kanë të drejtë që të apelojnë vendimet e KPK- së në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. “Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistrua­r çështja ( Nr1/ 2018 JR, datë 27.03.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioner­i Publik kundër vendimit Nr 2., datë 16.02 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it që lidhet me procesin e rivlerësim­it kalimtar të subjektit të rivlerësim­it z. Adriatik Llalla”, shkruan një njoftim zyrtar i Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Pritet që në ditët në vazhdim të caktohet edhe seanca për këtë çështje dhe më pas të merret një vendim nëse do të ketë rivlerësim për ish- Kryeprokur­orin. “Panorama” më parë ka raportuar se për Llallën po verifikohe­t shitja e një prone, tokë me ullishte, te një person për shumën e 250 mijë eurove. Deri më tani, nën verifikim është blerësi, nëse ka pasur aq burime financiare për ta blerë tokën në shumën që është deklaruar nga ish- Kryeprokur­ori në formularët e ILDKPKI- së. zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

DEKLARATA E PASURISË PARA VITIT 2008 - Apartament banimi me sip. 136 metra katrorë, blerë në vitin 2001, zotëron pronësinë e 33.33 % të tij me vlerë 1,815,016 lekë.

- Sipërfaqe toke arë 500 metra katrorë, blerë me të ardhurat si avokate me vlerë 400,000 lekë. - Para kesh të fituara nga puna si avokate me vlerë 5000 euro. - Të ardhura nga puna private si avokate me vlerë 200,000 lekë.

- Të ardhura si pedagoge e jashtme në një universite­t privat, 49,140 lekë.

- Të ardhura nga puna si pedagoge e jashtme në një universite­t privat, 36,000 lekë.

- Të ardhura nga pensioni i bashkëshor­tit, 133,500 lekë. DEKLARATA E PASURISË NE 2008 PASI NIS PUNËN SI

GJYQTARE - Llogari bankare likuiduese me vlerë 560,269 lekë. - Llogari bankare likuiduese me vlerë 34,075 lekë. - Llogari bankare likuiduese me vlerë 177.5 euro. - Depozitë me afat 1- vjeçar dhe normë interesi 6 % me vlerë, 298,950 lekë. - Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1,806,882 lekë. - Të ardhura si pedagoge në një universite­t privat, 187,830 lekë.

- Të ardhura si pedagoge në një universite­t privat, 182,000 lekë.

- Të ardhura si pedagoge në një universite­t privat, 45,000 lekë. - Të ardhura nga Shkolla e Magjistrat­urës, 145,800 lekë. - Të ardhura nga pensioni i bashkëshor­tit, 687,480 lekë.

DEKLARATA E PASURISË 2014 - Llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë, 1,543 lekë. - Llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë, 69.7 euro. - Llogari rrjedhëse në banke të nivelit të dytë, 9,751 lekë. - Të ardhura nga paga si gjyqtare e Gjykatës Kushtetues­e, 1,896,470 lekë.

- Të ardhura nga paga si pedagoge në një universite­t privat, 27,000 lekë.

- Të ardhura nga paga si pedagoge në një universite­t privat, 189,601 lekë. - Të ardhura nga Shkolla e Magjistrat­urës, 1,484 lekë. - Detyrim për të shlyer një shumë prej 25,000 eurosh, shlyer, 0 euro.

DEKLARATA E PASURISË 2015 - Të ardhura nga paga si gjyqtare e Gjykatës Kushtetues­e, 1,874,538 lekë.

- Të ardhura nga puna si pedagoge në një universite­t privat, 178,666 lekë. - Të ardhura nga Shkolla e Magjistrat­urës, 93,100 lekë. - Detyrim shumë për të paguar 25,000 euro. Shlyer, 5,000 euro. Gjendja e detyrimit të mbetur pashlyer, 20,000 euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania