Panorama (Albania)

Sherr për biletën në urbanin e Vorës, plagoset me thikë pasagjeri

-

Një 23- vjeçar u plagos rëndë pasditen e së hënës në urbanin e linjës së Vorës, pas një debati me fatorinon dhe kontrollor­in për biletën. Policia e Tiranës mundi të arrestojë njërin nga autorët e ngjarjes, i cili është fatorinoja i autobusit, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunë­torin e tij, me detyrë kontrollor. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Tiranën me Vorën, kur mes 23vjeçarit me iniciale R. M., që ishte pasagjer në urban dhe fatorinos Hazbi Begu, 23 vjeç, ka nisur një konflikt për biletën. Në sherr është përfshirë edhe 28- vjeçari me iniciale C. K., që ndodhej në autobus për të kontrollua­r biletat. Debati ka përshkallë- zuar nga dhunë fizike në përdorim të armëve të ftohta. Pasagjeri është goditur disa herë me thikë, duke mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportu­ar drejt Spitalit të Traumës, ku sipas Policisë, ndodhet jashtë rrez- ikut për jetën. Policia e Tiranës është lajmëruar përmes një telefonate në sallën operative nga pasagjerët e tjerë që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Shërbimet e Komisariat­it Nr. 6 dhe oficerë të Krimeve të Rënda kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke arrestuar njërin nga autorët e dyshuar të ngjarjes, fatorinon Hazbi Begu, banues në Fushë- Prezë. Ndërsa është bërë shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale C. K., me detyrë kontrollor i linjës së autobusëve urbanë. “Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të ‘ Vrasjes me dashje’, mbetur në tentativë, kryer në bash- këpunim dhe ‘ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, parashikua­r nga nenet 76- 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të dyshuarve Hazbi Begu, 23 vjeç, dhe C. K., 28 vjeç”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania