Panorama (Albania)

Fana: Të hetohet në liri, Frrokaj gati të lërë dhe garanci pasurore

-

Avokati i kreut të Bashkisë së Lezhës, Neshat Fana, ka deklaruar në përfundim të seancës së mbajtur në Gjykatën e Apelit në Shkodër se çështjen do ta dërgojnë për rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi nuk është i kënaqur me vendimin për hetim në “Arrest shtëpie”. Fana deklaroi nga ana tjetër se do të pranojë dhe garanci pasurore nëse do të kërkohej nga Gjykata që Frrokaj të hetohej në gjendje të lirë. “Kontestoj qëndrimin e prokurorit sepse tha gjëra të pavërteta dhe përdori gjuhë joligjore. Përdorimi i zhargonit mediatik nga Prokurori është e papërshtat­shme. Mos të harrojmë se ai gjyqtar në pak ditë dha dy masa të ndryshme. Çfarë ka ndryshuar nga dita kur Gjykata dha arrest shtëpie dhe deri më sot? Këtë duhet të thoshte prokurori. Vendimi është i pabazuar dhe në tejkalim të kufijve kufizues. Frrokaj nuk ka sdijeni sepse persona tjerë përpilojnë dokumentac­ionin. Vepra penale e falsifikim­it kryhet me dashje dhe Frrokaj nuk ka pasur asnjë dijeni, sepse kanë qenë me firma dhe vula të institucio­neve të tjera. Është absurd pretendimi. Falsifikat­orët të mbajnë përgjegjës­i, por Frrokaj nuk ka pasur dijeni dhe askush, edhe në Shkallë të Parë, nuk ka thënë një gjë të tillë. Edhe sikur bashkia të gabonte, ZRPP mund të frenonte dhe ndalonte veprimet e tjera sepse ia jep ligji këtë të drejtë. Kërkojmë ndryshim vendimi dhe të jepet masë lehtësuese për Frrokajn, detyrim paraqitje ose garanci pasurore. Ne do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Prokuroria kërkoi rikthimin në burg, gjë e cila është e paligjshme”, u shpreh Fana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania