Panorama (Albania)

Vëllai i të dyshuarit Gega “ndihmon” Policinë

Mahmut Gega dyshohet se ka vrarë biznesmeni­n Elsi Kosiqin

-

DIBËR - Vëllai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmeni­t Elsi Kosiqi duket se me pohimet e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore ka ndihmuar Policinë e Dibrës për zbulimin e autorit të krimit. Ai është shprehur se Mahmut Gega doli nga shtëpia rreth orës 17: 30 të datës 20 mars. “Kur Mahmuti doli nga shtëpia, na tha se po shkonte te tezja në Bulqizë, pasi edhe mamaja e tij ishte nisur për atje. Vëllai më tha se kur të mbërrinte te tezja, do të më telefonont­e. Rreth orës 19: 30, Mahmuti më telefonoi dhe më tha se ndodhej te tezja”, ka pohuar vëllai i të arrestuari­t. I pyetur nga Policia se pse Mahmut Gega nuk u gjet as në shtëpinë e tij dhe as te tezja, vëllai ka deklaruar se i kishte telefonuar atij mëngjesin e ditës së ngjarjes dhe i kishte sugjeruar të afrohej pranë Komisariat­it të Policisë Bulqizë. “I kam thënë vëllait të shkonte në Polici për sqarim, pa ditur se çfarë kishte ndodhur gjatë natës. Unë e dija vëllain te tezja. Nuk e kam ditur se ka vajtur te kushërira në Bulqizë”. Ky është një fakt që e nxjerr zbuluar të dyshuarin për vrasjen e Elsi Kosiqit. Vëllai ka deklaruar se Mahmut Gega, natën e krimit, ndodhej për darkë te tezja, kurse i dyshuari ka thënë dy versione të ndryshme. Fillimisht është shprehur se ishte te kushërira dhe në gjyq ka pohuar se do të flasë një herë tjetër. Mahmut Gega ka deklaruar se e ka të qartë për çfarë hetohet dhe dyshohet dhe ka shtuar se: “do të jap shpjegime në një fazë tjetër”. Ndërkohë, në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, ai mohoi kategoriki­sht veprën penale, për të cilën është arrestuar, duke kërkuar të kontrolloh­en të gjitha telefonata­t dhe kamerat e sigurisë, pasi ai natën e ngjarjes ka qenë mik në Bulqizë. Gjykata vlerësoi se rezultojnë të provuara thëniet e prokurores në seancën e vlerësimit të veprës penale, si informacio­ni për referimin e veprës penale, procesverb­alet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, të kufomës, të vendeve, të mjeteve, të telefonit, të këqyrjes, marrjes dhe sekuestrim­it te provave materiale, deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, si dhe aktet tjera të administru­ara në dosje. Gjykata Dibër argumentoi se duhej pranuar kërkesa e Prokurores për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shteta- sit Mahmut Gega, se në analizë të kushteve të përgjithsh­me të caktimit të masës së sigurimit personal, konstatohe­t nuk ekzistojnë shkaqe paqëndrues­hmërie apo të shuarjes së veprës penale, se lipsen verifikime dhe hetime, pasi ekziston një dyshim i arsyeshëm se mund të jetë autor i veprave penale, për të cilat është arrestuar. a. l

 ??  ?? Viktima Elsi Kosiqi
Viktima Elsi Kosiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania