Panorama (Albania)

Shiste qirinj pranë kishës, Policia dhunon 58- vjeçaren

E dhunuara Pashke Gjoka: Më shtynë dhe kam rënë pa ndjenja

- LEZHE/ Pashke Gjoka

Një 58- vjeçare nga Laçi ka përfunduar në spital, pasi është dhunuar nga Policia, ndërsa shiste qirinj pranë kishës së "Shna Ndout" në Laç.

Ngjarja ndodhi paraditen e së martës. Pashke Gjoka, 58 vjeçe, thotë se po shiste qirinj anës rrugës së kishës kur disa efektivë të policisë kanë tentuar ta largojnë, ndërsa e kanë tërhequr me forcë duke i shkaktuar dëmtime në trup. Gruaja e dhunuar, e cila po merr mjekim në spitalin e Laçit, rrëfen momentin e ngjarjes, teksa thotë se gjendja e vështirë ekonomike e ka detyruar që të tregtojë qirinj në zonën pranë kishës. Sipas 58- vjeçares, policia në mënyrë selektive largon tregtarët e qirinjve, ndërkohë të afërmit e saj kanë bërë denoncim pranë Komisariat­it të Kurbinit për dhunën e ushtruar nga policia. Tregtarët që operojnë në ambientet përreth kishës së "Shna Ndout" në qytetin e Laçit, prej javësh janë vënë në shënjestrë­n e Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit. Këta të fundit i kanë larguar me pretendimi­n se tregtarët ambulantë në këtë zonë operojnë pa asnjë lloj dokumentac­ioni. Ndërkohë, në lidhje me dhunimin e 58- vjeçares Pashke Gjoka, Policia ende nuk bërë asnjë reagim.

Ku keni qenë në momentin kur ndodhi ngjarja?

Kam qenë te kisha e "Shna Ndout", kam dalë si gjithë të tjerët aty me shit qirinj. Erdhi policia dhe na tha largohuni, ne nuk u larguam asnjë. Isha më e bajatshme se të tjerat se jam e sëmurë. Policia Bashkiake më mori arkën e qirinjve dhe më tha këto i morëm ne dhe nuk do të shesësh më, pasi nuk keni dokumentac­ionin përkatës.

Po pastaj, si vepruat?

Unë u thashë që qirinjtë i kam marrë me borxh, nuk i kam paguar lekët dhe do të shkoj dhe unë pas qirinjve. Shkova me hap derën e makinës ku i kishin futur qirinjtë, i thashë do të vij dhe unë me ju se kam dalë për hall. Ata më thanë në këtë mak- inë nuk do të hysh se nuk është për transport njerëzish, por makinë me të marrë mallin.

Policia ju ka dhunuar?

Me kanë shtyrë kur u afrova te makina dhe kam ra pa ndjenja. Më shtynë mos të hipi në makinë, qirinjtë nuk do t'i marrësh thanë, do i marrim ne. Aty më kanë goditur dhe pastaj kam rënë pa ndjenja. Më pas e kam parë veten në spital. Pasi mora ndihmën e parë, e kam marrë disi veten, por sërish jam e lodhur nga terrori që kanë ushtruar.

Cilët policë ju kanë dhunuar dhe ku keni marrë dëmtime?

Kanë qenë Policia e Rendit së bashku me atë Bashkiake. Nuk e kuptoj pse e marrin këtë veprim, pasi unë dhe të tjerë si unë shesim qirinj nga kushtet e vështira ekonomike. Nuk e kuptoj pse policia vepron në këtë mënyre ndaj nesh. Më është mbretur i gjithë trupi nga dhuna dhe jam shumë e lodhur, ndërsa jam në një gjendje psikologji­ke shumë

Me kanë shtyrë kur u afrova te makina dhe kam ra pa ndjenja. Më shtynë mos të hipi në makinë, qirinjtë nuk do t'i marrësh thanë, do i marrim ne. Aty më kanë goditur dhe pastaj kam rënë pa ndjenja. Më pas e kam parë veten në spital. Pasi mora ndihmën e parë, e kam marrë disi veten, por sërish jam e lodhur nga terrori që kanë ushtruar”

të rënduar nga ajo çfarë ka ndodhur.

Dilni shpeshherë për të shitur qirinj te kisha e "Shna Ndout?"

Unë prej shumë vitesh dalë dhe shes qirinj, kryesisht gjatë ditëve të pelegrinaz­hit. Banoj këtu afër kishës dhe halli më detyron të ushtroj këtë profesion, pasi nuk kam asnjë të ardhur dhe jam në kushte mjaft të vështira ekonomike. Jam 58 vjeçe, paguaj 140 mijë lekë kredi çdo muaj. U kam thënë më gjeni një vend pune, por institucio­net nuk më kanë përfillur fare. Në këto kushte, unë jam mes 4 rrugëve.

 ??  ?? E dhunuara nga Policia, e shtruar në spital
E dhunuara nga Policia, e shtruar në spital
 ??  ??
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania