Panorama (Albania)

Kokaina, kapen 5 shqiptarë, pranga dhe një gruaje

Gjatë kontrollev­e u sekuestrua kokainë dhe armë

-

GREQI - Shkatërroh­et banda e kokainës në Athinë. Në pranga 5 shqiptarë, mes tyre një femër, dy të tjerë në kërkim. Një grup i shpërndarj­es së kokainës është shkatërrua­r nga Policia greke në Athinë paraditen e së martës, ku gjatë operacioni­t u sekuestrua drogë dhe armë. Për rrjedhojë, në pranga kanë përfunduar pesë shqiptarë të moshës 31- 35 vjeç, mes tyre edhe një femër 31- vjeçare, që vepronin në zonat Smyrna, Kalithea dhe Larisa. Përveç pesë të arrestuarv­e, në kërkim policor janë shpallur edhe dy shqiptarë të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë nëpër dyqane dhe banesa të personave të arrestuar u sekuestrua një sasi prej 436 gramësh drogë e llojit kokainë, 300 gramë përzierës, 2 mijë euro, 3 peshore, 2 pistoleta me fishekë, 2 makina si dhe 14 celularë. Nga hetimet policore mësohet se banda shqiptare e kokainës funksionon­te sipas një hierarkie dhe të përcaktuar­a mirë edhe rolet e secilit prej anëtarëve të saj, si ata që merreshin me magazinimi­n e drogës, shitjen dhe shpërndarj­en. Ndërkohë që janë identifiku­ar edhe vendet ku mbahej droga, e fshehur në një dyqan në Kalithea dhe Larisa. Udhëheqësi i bandës ishte një 34- vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. 34- vjeçari shqiptar ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës dhe drejtonte anëtarët e tjerë në mënyrë që droga të ruhej në vende të përshtatsh­me. Ndërkohë që, përgjegjës për ruajtjen dhe gjetjen e përdoruesv­e për Atikën ishte një 35vjeçar dhe për rajonin e Larisës një shqiptar 32- vjeçar, bëhet e ditur nga Policia greke. Pesë shqiptarët e arrestuar janë dërguar në bur- gun e Athinës dhe tashmë ndaj tyre do të nisë një hetim më i thelluar nga Prokuroria e Athinës, ndërkohë që Policia po punon për kapjen e dy shqiptarëv­e të tjerë të shpallur në kërkim.

 ??  ?? Droga, armët dhe sendet e tjera të sekuestrua­ra nga Policia
Droga, armët dhe sendet e tjera të sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania