Panorama (Albania)

Studiuesi Josif Papagjoni: Kaluam bashkë vitet më të vështira të rinisë

-

Josif Papagjoni, miku i të ndjerit Françesk Radi, ka qenë ndër të parët që tregoi menjëherë pas vdekjes së Françeskut, vuajtjet e kantautori­t gjatë periudhës komuniste kur e internuan. Papagjoni kujton vështirësi­të e jetës së Françeskut në Fushë- Arrës, ku u internua nga diktatura dhe jetoi në një barakë druri vrima- vrima, pas plenumit të IV të PPSHsë, në vitet 1973- 1974.

“Ishte një mik i vyer i rinisë sime, kemi fjetur së toku në një dhomë në Fushe- Arrës asaj kohe të acarte pas plenumit të IV të PPSH- së ( 1973- 1974), fillimisht në një barakë druri vrima- vrima e pastaj në një studio në prapaskenë në Pallatin e Kulturës. Shkëmbenim dëshpërime­t tona, por dhe shpresat, energjinë, humorin, artin. Madje, dhe kënduam bashke disa kënge të tij, deri në TVSH, duke marrë unë përsipër rolin e ‘ garantuesi­t’ të daljes në skenë, pasi ia kishin ndaluar. Dhe aty, mes bores dhe erës, në gjithë vështirësi­të e menduara të asaj kohe, me gjithë frikërat dhe pasiguritë, ai merrte kitarën dhe këndonte në dhomë këngë të Adriano Celentanos e këngëtarev­e të tjerë italianë. Ende e kam në vesh zërin e tij paksa të ngjirur, krejt origjinal, dhe atë tipin e njeriut të urtë, babaxhan, me kokën varur mbi tastierë, në një përhumbje të bukur. Dhe ky imazh, me atë miqësi e respekt gati të shenjtë të krijuar atëherë, në vitet e vështira të rinisë sonë, më ndoqi gjithë jetën, duke mbetur një adhurues i muzikës së tij, por dhe i miqësisë që kam pasur. Ngushëllim­e familjes, Teftës dhe fëmijëve, si dhe gjithë adhuruesve të tij”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania