Panorama (Albania)

Trump: Askush s’u tregua më i ashpër se unë me Rusinë

Takimi me liderët baltikë, pas rritjes së tensioneve SHBA- Rusi

-

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se ai vetë, gjatë një takimi me krerët e vendeve baltike. Presidentë­t e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë u pritën nga Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë të martën. Deklarata për qëndrimin e ashpër të presidenti­t ndaj Rusisë vjen pasi rritjes së tensioneve ruso- amerikane gjatë javëve të fundit. Presidenti amerikan tha se ai e mbështet ende idenë se marrëdhëni­et e mira mes SHBAsë dhe Rusisë janë një e mirë, por shtoi gjithashtu se do të merrte kohë për të kuptuar se në çfarë faze ishin këto marrëdhëni­e. “Mirëkuptim­i me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe. Ndoshta ne do të merremi vesh, ndoshta jo. Ka mundësi që askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë sesa Donald Trump. Dhe nëse shikoni fuqinë tonë ushtarake tani, ndoshta nuk do të ishte kështu nëse kundërshta­ri do të kishte fituar ...”, tha Trump duke bërë kështu edhe një paralajmër­im rasti. I pyetur nga një gazetar nëse Presidenti rus, Vladimir Putin, është “një mik apo një armik”, Trump u përgjigj: “Do ta zbulojmë. Do t’jua bëj të ditur. Do të vijë koha kur do t’jua bëj të ditur. Do ta mësoni shumë shpejt”, tha ai. Presidenti estonez, Kersti Kaljulaid, Presidenti letonez, Rai- monds Vçjonis dhe Presidentj­a e Lituanisë, Dalia Grybauskai­të, do të bashkohen me Trump- in për një konferencë të përbashkët të shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Trump nuk ka pasur një konferencë shtypi zyrtare për më shumë se një vit dhe me këtë rast mund të përballet edhe me pyetje, të cilat për gjithë këtë kohë i ka evituar. Zyrtarët e Sh- tëpisë së Bardhë thanë se takimi në Shtëpinë e Bardhë do të përqendroh­et në forcimin e lidhjeve midis katër vendeve, veçanërish­t në çështjet e sigurisë, biznesit dhe tregtisë. Por Rusia dhe përpjekjet për të konsolidua­r pushtetin në rajon mund të jetë tema kryesore e bisedimeve. Rusia është diskutimi më i madh në administra­tën Trump për pjesën më të madhe të kohës së tij në detyrë, kjo për shkak edhe të hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016- të dhe bashkëpuni­m midis Trump- it dhe rusëve.

 ??  ?? Trump me liderët e tre vendeve baltike
Trump me liderët e tre vendeve baltike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania