Panorama (Albania)

Mbikëqyrës­it e armëve kimike takohen për ish- spiunin rus

-

Agjencia globale e mbikëqyrje­s së armëve kimike do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar akuzat nga Britania e Madhe të mbështetur­a nga SHBA- të, se Rusia është përgjegjës­e për helmimin e një ishagjenti të dyfishtë në Angli. Takimi është kërkuar nga Rusia, e cila bëri thirrje për një hetim të paanshëm nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ( OPCË). Këshilli Ekzekutiv i organizatë­s e kishte pranuar kërkesën nga përfaqësue­si rus. Takimi konfidenci­al do të mbahet në selinë e OPCË në Hagë. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për përhapjen e gënjeshtra­ve rreth helmimit të ish- spiunit Sergei Skripal dhe të bijës së tij në qytetin anglez të Salisbury, më 4 mars të këtij viti. Skripal mbetet i shtruar në spital në gjendje kritike, vajza e tij Yulia është përmirësua­r dhe raportohet se është duke folur. Të hënën Lavrov tha se tensionet Lindje- Perëndim ishin më keq tani sesa kanë qenë gjatë Luftës së Ftohtë. Britania dhe dhjetëra aleatë të saj kanë dëbuar mbi 150 diplomatë rusë për shkak të kësaj ngjarjeje. Moska, e cila e mohon çdo përfshirje, është përgjigjur duke dëbuar dhjetëra diplomatë perëndimor­ë. Lavrov i quajti akuzat britanike si një “provokim i çmendur dhe i tmerrshëm”. Sipas tij, Rusia nuk kishte asnjë motiv për të sulmuar Skripal- in, i cili u lirua në vitin 2010- të gjatë një shkëmbi- mi spiunësh nga një burg rus, ku ai vuante dënimin pasi kishte spiunuar për Britaninë. “Nëse do të kishte ndonjë paqartësi për këtë njeri, ai nuk do të ishte shkëmbyer”, tha Lavrov. Ministri i Jashtëm rus tha gjithashtu se agjencitë e inteligjen­cës britanike mund të jenë përfshirë për të shpërqendr­uar vëmendjen e publikut nga bisedimet e vështira të qeverisë britanike për të dalë nga BE- ja. Të martën, zëvendësmi­nistri i Jashtëm rus, Alexander Grushko, e quajti helmimin e Skripal- it një provokim të rregulluar nga Britania me qëllim që të justifikon­te shpenzimet e larta ushtarake, sepse “ata kanë nevojë për një armik të madh”.

 ??  ?? Ekspertët e armëve kimike në Salisbury
Ekspertët e armëve kimike në Salisbury

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania