Panorama (Albania)

Putin përkrah Erdogan për impiantin I bërthamor në Turqi

Kjo është vizita e parë e Putin jashtë Rusisë që pas rizgjedhje­s

-

Turqia po konsolidon edhe më shumë marrëdhëni­et e ngushta me Rusinë, duke mbajtur një linjë të ngjashme në politikat e jashtme, si dhe duke forcuar bashkëpuni­min edhe brenda territorev­e të tyre.

Ndërtimi i stacionit të parë të energjisë bërthamore të Turqisë, Impianti Bërthamor Akkuyu, nisi të martën me një ceremoni ku morën pjesë Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin. Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga rizgjedhja muajin e kaluar, Putin mbërriti të martën në Ankara për të marrë pjesë në ceremoni, si dhe për samitin mbi Sirinë që mbahet të mërkurën. Lidhjet e ngushta dhe interesat e përbashkët­a të dy liderëve janë bërë të dukshme për të gjithë botën. Putin është takuar me Erdoganin tetë herë në vitin 2017, pasi marrëdhëni­et midis vendeve të tyre u përmirësua­n me bashkëpuni­min në fushën e energjisë dhe qëndrimit për Sirinë, ndërsa Ankaraja pati lëkundje në marrëdhëni­et e saj me Perëndimin. Në ceremoninë e mbajtur në Kompleksin e Pallatit të Presidencë­s, Erdogan tha se Turqia zbaton projekte të ndryshme strategjik­e me Rusinë, si ato me sistemin mbrojtës të raketave ajrore S- 400, tubacionin e gazit “TurkStream” dhe uzinën bërthamore “Akkuyu”, pa përmendur shumë të tjera. “Kur të katër njësitë të jenë aktivizuar, ‘ Akkuyu’ do të jetë në gjendje të ofrojë 10 për qind të nevojave të Turqisë për energji elektrike, duke e çuar portofolin tonë të energjisë në një nivel më të shëndetshë­m, pasi aktualisht varet shumë nga nafta, gazi dhe qymyri”, tha Erdoðan. Ndërsa Putin tha se zbatimi i suksesshëm i projektit të energjisë elektrike ‘ Akkuyu’ do të jetë një simbol i zhvillimit dinamik të partnerite­tit turko- rus dhe miqësisë së dy vendeve. “Centrali bërthamor ‘ Akkuyu’ është një hap i ri për të zhvilluar më tej ekonominë turke”, tha Putin, duke shtuar se më shumë se 350 kompani turke janë gati të marrin pjesë në zbatimin e këtij projekti. Ministri turk i Energjisë, Berat Albajrak, tha se përveç energjisë së efektshme, ‘ Akkuyu’ është një pikë e rëndësishm­e për Turqinë në energji dhe teknologji, pasi ka lidhje me kapaciteti­n bërthamor në fusha nga industria në bujqësi, nga komunikim satelitor në shëndetësi. Rusia është ofruesi kryesor i gazit natyror për Turqinë. Sipas agjencisë qeveritare “TurkStat”, Turqia shpenzoi 37,2 miliardë dollarë për importin e energjisë vitin e kaluar, një rritje prej 37 për qind në krahasim me vitin 2016- të. Të dy presidentë­t panë nëpërmjet video- konfer- encës vendosjen e betonit në uzinën e energjisë prej 20 miliardë dollarësh në Turqinë jugore, e cila supozohet të përfundojë në vitin 2023. Marrëveshj­a e uzinës bërthamore është pjesë e projekteve më të gjera energjetik­e të Turqisë me Rusinë, përfshirë tubacionin “TurkStream”, që vlerësohet të jetë me vlerë më shumë se 12 miliardë dollarë, i cili do të transporto­jë gazin rus për Turqinë dhe Europën Jugore. Rosatom i Rusisë zotëron një aksion 51 për qind në “Akkuyu” dhe po kërkon të shesë 49 përqindësh­in tjetër. Kompanitë e ardhshme turke u tërhoqën nga projekti në shkurt.

 ??  ?? Erdogan dhe Putin në Turqi gjatë inaugurimi­t të punës për impiantin bërthamor
Erdogan dhe Putin në Turqi gjatë inaugurimi­t të punës për impiantin bërthamor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania