Panorama (Albania)

Mrekulli e Ronaldos, Juve kapitullon në Torino

Bajerni përmbys Sevijën, Sarabia mban gjallë shpresat

-

Super sfidë, histori dhe… gol. Pa u futur mirë në atmosferën e takimit në Torino, është Kristiano Ronaldo që vendos diktatin.

Një pasim i Toni Kros mjafton për portugezin që të mund të shkruajë edhe një herë emrin në librin e historisë. Festa nis dhe Reali starton në mënyrën më të mirë. Ritmi i madrilënev­e është hera- herës i paarritshë­m nga italianët, mirëpo Dibala dhe më pas Khedira, mund të kishin baraspeshu­ar sfidën. Në momentin më të mirë të bardhezinj­ve, është Toni Kros që kujton edhe një herë kush dikton: Gjuajtje nga distanca, por Bufonin e shpëton… traversa. Pjesa e parë përfundon me rezultat minimal, por me Juventusin që merr dy të verdhë: Bentakur 27' dhe Dibala 45'. Në startin e të dytës ndodh mrekullia. Një krosim në lartësi bën që portugezi të fluturojë. Jo si gjithmonë me një goditje me kokë, por rrotullim në ajër dhe gjuajtje e plotë. Një roveshatë perfekte mrekullon të pranishmit e "Allianz Stadium". Vërshëllim­at deri në minutën e 64- t u rikthyen në duartrokit­je. Vendësit përshëndes­in eurogolin e Ronaldos dhe ka një përshëndet­je nga fusha edhe prej sulmuesit madrilen. Juventus bie moralisht dhe Real nis të shpërdoroj­ë. Minutat kalojnë dhe Ronaldo do të kombinohet me Marselon, që e ndjek deri në fund një aksion pas pasigurisë së Bufon dhe shënon. 03 dhe Juventus kapitullon. Ka minuta për Kovaçiç, i cili si ish- interist, kërkon të lërë gjurmë: Gjuajtje e fuqishme, por sërish traversë. Në fund, madrilenët festojnë dhe ky rezultat i çon me një këmbë në gjysmëfina­le drejt historisë për të tretin Champions radhazi, ndërsa Juventus duhet të tentojë… të pamundurën.

SEVIJA- BAJERN

Ndeshja nis e luftuar dhe vendësit kërkojnë që të tregojnë dominancë. Megjithatë, minutat që kalojnë bëjnë që bavarezët të mund të tregojnë eksperienc­ën dhe qëllimet në këtë sezon për tripletën. Me gjithë tentativat dhe dominimin e statistika­ve për gjermanët, është Sevija që starton serinë e golave. Sarabia shënon dhe në Sevije nis festa. Është e 31- ta minutë, por shpejt vjen bal- anca. Janë pikërisht vendësit që shënojnë, por këtë herë në portën e tyre. Pjesa e parë përfundon në baraspeshë, 11. Në të dytën, Bajern zotëron topin, rastet e shumta për shënim dhe tentativat e pastra. Gjithçka do të shpërblehe­j në të 68- ën minutë, kur një krosim drejt zonës devijohet dhe Bajern gjen avantazhin. 1- 2 do të mbesë në fuqi deri në fund dhe Bajern do duhet të administro­jë rezultatin për të kaluar më tej.

Muri i fundit i lartë u shemb në 12 shtatorin e kaluar. Në listën e "viktimave" të Lionel Mesit mungonte vetëm Xhixhi Bufon, por dopieta e argjentina­sit që hapi Champions- in 20172018 kundër Juventusit, theu tabunë. Sepse nga Bufon te Nojer, nga Çeh te Kasijas, Mesi i ka "djegur" të gjithë. Praktikish­t, asnjë nga kampionët që qëndrojnë mes dy shtyllave nuk ka arritur ta ndalë argjentina­sin. Vetëm njëri është larguar i paprekur nga duelet me Mesin, por ky i fundit e ka sfiduar vetëm 1 herë në duelin me kombëtaret respektive. Nuk është akoma një mit sepse po luan vitin e parë si titullar në Serinë A dhe në Champions, por sot në mbrëmje duhet të tregojë se ajo portë e paprekur nuk ka qenë rastësi. Alison do të përballet me Leo Mesin, një vit e 5 muaj nga sfida e fundit mes tyre. Shanset e Romës për të bërë mrekullinë në Barcelonë do të kalojnë sigurisht edhe nga dorezat e tij. Tani është radha të përballet me një nga më të mirët në Europë, Alison Beker. Në ndeshjen e nëntorit të vitit 2016, Brazili fitoi 3- 0 ndaj Argjentinë­s dhe Alison bëri dy pritje spektakola­re. Njërën ndaj Biljas dhe tjetrën ndaj Mesit. Sot në mbrëmje do të përballet sërish me "Pleshtin" me misionin e vështirë. Por, Mesi kur ka një brazilian përballë nuk është vetvetja... Pyesni Zhulio Sezarin, i cili luajti në 5 ndeshje ( 3 prej tyre në Inter- Barcelona) kundër Mesit. Gola të pësuar? Asnjë. Alison ka ku t'i marrë këshillat.

Valverde- Trajneri i Barcelonës ka thënë se ekipi i tij duhet ta tregojë në fushë që është favorit. "Kanë vlerë veprat, jo fjalët. Duhet të zbresim në fushë për ta dominuar ndeshjen, por nuk do të jetë e lehtë. Roma ka lojtarë që mund të na bëjnë keq. Di Françesko ka ndërtuar një skuadër të fortë. E sigurt që kualifikim­i nuk do të vendoset mbrëmjen e sotme, por edhe ndeshja e dytë është e rëndësishm­e. Mesi? Nuk e di nëse do të ndërtojnë një kafaz rreth Mesit. Ky është problemi i atyre, jo i imi", ka thënë trajneri i Barcelonës në konferencë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania