Panorama (Albania)

FLET DREJTORESH­A E ATP Pronat, afat i ri për 4224 dosje pa faturë financiare

Drejtoresh­a e ATP, raport para Kuvendit: 4224 aplikimet para ‘ 96 janë pa faturë financiare. Afatet e plotësimit të dokumentev­e dhe çmimi i kompensimi­t

- FATION BINJAKU

Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi, ka bërë të ditur dje se kanë mbetur pa vlerësuar për kompensim financiar 4224 dosje të vitit 1996.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, drejtoresh­a e ATP- së bëri të ditur se këta aplikantë kanë afat 6 muaj për të plotësuar dokumentac­ionin për 4224 dosjet, në mënyrë që të përfitojnë vlerën e kompensimi­t maksimal financiar. “Në këtë kuadër, përgjatë vitit 2017- të ATP- ja ka vijuar me vlerësimet financiare të vendimeve përfundimt­are, të cilat kanë njohur të drejtën e pronës për vitet ‘ 95 dhe ‘ 96 në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Specifikis­ht kanë kaluar në procesin e verifikimi­t dhe vlerësimit 6941 vendime të vitit 1995 dhe 4877 vendime të vitit 1996, që kanë njohur të drejtën e pronës për kompensim. Ku në fakt, të vlerësuara financiari­sht janë 6042 vendime me një vlerë financiare prej rreth 39 miliardë lekësh, ndërsa 4224 vendime nuk është bërë e mundur realizimi i vlerësimit financiar për shkak se nuk ka dokumentac­ion të plotë ligjor dhe hartografi­k, që mundësojnë përcaktimi­n e zërit kadastral të origjinës”, tha dje drejtoresh­a Jonida Baçi. Në rast se këto familje nuk i plotësojnë brenda afatit gjashtëmuj­or, atëherë sipas drejtoresh­ës së ATP- së, rrezikojnë që të përfitojnë kompensim minimal financiar. “Për këto vendime subjektet e interesuar­a mund të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit. Pas kalimit të këtij afati për depozitimi­n e dokumentac­ionit shtesë të nevojshme për vlerësimin financiar në bazë të pikës 4 të nenit 16 të ligjit nr. 133 të vitit 2015, këto vendime vlerësohen financiari­sht me çmimin minimal të hartës së vlerës”, ka thënë dje Baçi.

KOMPENSIMI Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas drejtoresh­ës së Përgjithsh­me, ka vlerësuar deri më tani 61% të dosjeve të depozituar­a pranë këtij institucio­ni. Në raportin e saj, Jonida Baçi tha dje se janë vlerësuar 15.856 dosje nga 26 mijë dosje që janë në total. “Për 2017- ën janë rivlerësua­r dhe publikuar 118 vendime për periudhën ‘ 93-’ 94, të cilat i shtohen në total numrit të vendimeve të vlerësuara. Gjithashtu, bëj me dije se përgjatë procesit të vlerësimit, 1.243 vendime rezultojnë të ezaurur ose kompensuar. Vendimet konsideroh­en të kompensuar kur ka ndryshim të zërit kadastral të origjinës së pronës dhe subjekti pa përfituar kthim fizik me vendime të mëparshme dhe nga përllogari­tjet sipas metodologj­isë që përcaktohe­t në ligj, rezulton se vlerësimi financiar i pronës është më i vogël se vlerësimi financiar i pronës së kthyer. ATP- ja që prej fillimit të procesit ka verifikuar dhe vlerësuar gjithsej 15.856 vendime nga 26 mijë totale, të deklaruara ose 61 % të dosjeve. Vetëm për janardhjet­or 2017 janë vlerësuar 11.936 vendime”, u shpreh Baçi. FINANCIMI Duke folur për fondin fi- nanciar të akorduar për të kompensuar dosjet e pronarëve, drejtoresh­a e ATP- së tha se në vitin 2017- të është shpërndarë i gjithë fondi në dispozicio­n. Sipas saj, ATP ka lëvruar fondin prej 2.4 miliardë lekësh. “Në vitin 2017- të buxheti i ka akorduar një fond prej 1.5 miliardë lekësh nga 3.3 miliardë lekësh që parashikoh­ej në ligj. Këtij fondi i është shtuar fondi i mbartur i vitit 2016- të prej 1.4 mil- iardë, ku në total fondi i kompensimi­t për ATP është 2.54 miliardë lekë. ATP ka ekzekutuar 183 kërkesa nga 887 kërkesa të administru­ara pranë saj. Më specifikis­ht, 145 kërkesa kanë përfituar vetëm kompensim financiar në vlerën rreth 1 miliardë lekë, 15 kërkesa kanë përfituar kompensim financiar dhe fizik, 7 kërkesa vetëm kompensim fizik rreth 5.6 ha”, ka thënë para deputetëve, Jonida Baçi.

 ??  ?? Jonida Baçi, drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
Jonida Baçi, drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
 ??  ?? Faksimile e raportit të ATP
Faksimile e raportit të ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania