Panorama (Albania)

Tufa i përgjigjet Xhufit dhe nxjerr dokumentet: Patrioti çam me bursë në Athinë nga Partia në ‘ 81

RREFIMI I DREJTORIT TE ISKPK: PSE KAMPI I TEPELENES ISHTE ME KEQ SE AUSHVICI. STUDIOVA NE MOSKE SI KADARE

- PELLUMB XHUFI ( MAJTAS) AGRON TUFA, DJE NE FORUMET UET

Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa e cilëson kampin e përqendrim­it të Tepelenës më të tmerrshëm se Aushvici.

I ftuar në një bashkëbise­dim me studentë e pedagogë të Universite­tit Europian të Tiranës, në moderimin e shefes së Departamen­tit të Komunikimi­t, Belina Budini, në rolin e drejtorit të Institutit të Studimeve mbi Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tufa foli rreth debatit të fundit mbi kampin e Tepelenës duke zbuluar detajet e torturave çnjerëzore që kryheshin aty, duke e quajtur edhe më të tmerrshëm se kampi i Aushvicit. Të burgosurit e kampit të Tepelenës ishin përfaqësue­s të familjeve të njohura, të mëdha të Veriut, të cilët mbaheshin pengje në atë kamp që t'i vdisnin nga pak e çdo ditë. "Kushtet e ushqimit në Aushvic as që mund të krahasohen me urinë e programuar të të burgosurve të Tepelenës, por dhe Krujës dhe kampit të Kamzës. Në Aushvic nuk ka pasur tortura në punë, siç bëhej në Tepelenë. Në Aushvic të burgosurit punonin në fabrika, por është çnjerëzore t'u kërkoje grave dhe pleqve të sillnin nga mali 12 km larg gjysmë metër kub dru në krahë. Nëse do të krahasojmë një ditë jete kampi në Aushvic dhe një ditë jete kampi në Tepelenë, në të gjitha aspektet kjo e Tepelenës del shumë më e rënduar. Nuk kemi nevojë t'i fryjmë gjërat", tha Tufa. Sipas tij, kushtet e jetesës në Tepelenë ishin skandaloze, aq sa mungonin dhe rrobat e trupit. "Në Aushvic të burgosurit kishin një veshje standardi burgu, të cilat i ndërronin, ndërsa vetë drejtori i kampit të Tepelenës shkruan se rrobat e të burgosurve janë holluar aq shumë sa u duken mishrat. Ajo që ndan Aushvicin nga Tepelena është fakti se nazistët, vërtet i çonin në krematoriu­me, në gaz hebrenjtë, por ua shkurtonin vuajtjet dhe vdisnin. Po flasim për një fund të barabartë të jetëve. Në Tepelenë kemi dëshmitë e atyre që kanë mbijetuar, se brenda një nate vdesin 33 fëmijë. Kuptohet se shkaku ka qenë një epidemi. Nga raporti i CIA- s raportohet se vetëm 6 mujorin e parë vdesin 50 fëmijë", tha publicisti. Sipas tij, komunistët shqiptarë i linin të burgosurit të vdisnin pak e nga pak në kampin e Tepelenës. "Nazistët i çonin hebrenjtë në dhomat e gazit, komunistët tanë i linin të vdisnin nga pak e përditë të burgosurit e kampit të Tepelenës. Nazistët i çonin në krematoriu­me, por nuk i përdhunoni­n hebrenjtë siç bënin komandantë­t dhe oficerët e kampeve në Shqipëri. Kjo kalon çdo lloj kafshërie. Këto gjëra kanë ngjarë. Ajo që e bën Tepelenën më keq se Aushvici, është fakti se nazistët në fund të fundit e kishin program racist zhdukjen e hebrenjve. Pa diskutim është një krim i përbindshë­m, duke ushtruar këtë gjenocid ndaj një kombi tjetër, ndërsa në Tepelenë këtë gjenocid ia bënte shqiptari- shqiptarit. Kemi të bëjmë me një gjenocid të pastër. Dhe këtu unë mendoj se ka filluar ajo çarje e madhe kombëtare e unitetit kombëtar", tha Tufa.

RRËFIMET

Drejtori i Institutit të Studimeve mbi Krimet dhe Pasojat e Komunizmit Tufa kujton rastin e një gruaje të mbijetuar nga kampi i Tepelenës në një prej aktivitete­ve përkujtimo­re, organizuar nga Instituti "Unë i mbijetova Tepelenës", e cila kish humbur të vëllanë në një prej atyre shpërthime­ve. "Morëm rreth 100 të mbijetuar. Ishte një fakt interesant që shumica e të mbijetuarv­e, mbi 80 ishin gra e më rrallë burra. Isha i shqetësuar për shëndetin e tyre sepse rruga ishte e gjatë deri në Tepelenë.

Një prej atyre grave qante, hoqi shaminë e kokës dhe u shpërfytyr­ua. Mbante në dorë një çorape qysh kur ishte 9vjeçare dhe një nga ato shpërthime­t i vdes vëllai 6 vjeç. E kishte ruajtur gjithë jetën njërën nga çorapet. Këtë çorape është mirë që t'ia tundësh para sysh Pëllumb Xhufit dhe të gjithë atyre që i mohojnë këto gjëra. Nazistët çonin në dhoma gazi, komunistët tanë i linin të vdisnin nga pak çdo ditë. Në Aushvic nuk përdhunohe­shin gratë hebreje, Tepelena kapërcen çdo lloj shkalle mizorie. Këto gjëra kanë ngjarë. Këto i raportojnë vetë të mbijetuari­t. Në dokumentet e CIA- s keni parë qartë që flitet për Xhafer Pogaçen dhe oficerët e tij dhe ajo që e bën më keq Tepelenën se Aushvicin, ishte se nazistët e kishin program racist, gjenocid ndaj një kombi tjetër, ndërsa në Tepelenë këtë ia bënte shqiptari- shqiptarit. Aty mendoj se ka filluar ajo çarje e madhe kombëtare", tha Tufa. Po ashtu tha se vazhdon të dominojë pikëpamja komuniste në historiogr­afi, duke shtuar se furnizohen nga establishm­enti për provokime të këtij lloji. Nga dokumentet e CIA- s flitet për 3600 njerëz që kanë vuajtur në kampin e Tepelenës, ndërsa nga dokumentet shqiptare bëhet fjalë për një shifër që shkon te rreth 3200 njerëz. Sipas Tufës, komandanti i kampit të Tepelenës, Xhaferr Pogaçe, në një raport dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitin 1951 shkruan: "Kemi një sasi njerëzish që janë krejt të zhveshur pse janë nga Veriu dhe që kanë një kohë të gjatë që rrinë në kampe, u duken mishrat. Ky qëndrim i tyre i zhveshur nuk përbën qëndrim të mirë politik".

Shkrimtari Agron Tufa, kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, duke iu përgjigjur replikës së historiani­t Pëllumb Xhufi, shpjegon pse këmbëngul te historia e kampit të përqendrim­it të Tepelenës, pa mohuar burgjet e Spaçit dhe Burrelit. Sipas Tufës, në Burrel dhe Spaç dërgoheshi­n burra që dënoheshin me gjyqe, ndërsa në Tepelenë janë internuar dhe burgosur familje të tëra, pleq, fëmijë dhe gra pa gjyq dhe janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Në replikën personale mes tyre, Tufa i kërkon Xhufit që të bëjë çdo kërkim për akuzën që ai i ka bërë dje te "Panorama" për afinitet me kulturat sllave. "Pëllumb Xhufi i ka dyert e hapura të arkivave nga Athina deri në Moskë, nga UDB- ja te KGBja, por, ndërkohë, ndoshta ndihet i detyruar për një sqarim publik mbi atë çështjen delikate të identiteti­t të emrit të vet ambiguid", shkruan Tufa në replikën e tij. Ndërkohë, Tufa shprehet se Xhufi ka qenë i privilegju­ari i partisë që ka studiuar në Athinë e ku ka dhe një ndryshim në mbiemrin e tij nga Xhufi në Xhuvi, duke hedhur hije dyshimi për tashmë afinitet grek me gjithë pozicionim­in e tij të fortë pro çështjes çame.

 ??  ?? Pëllumb Xhufi
Pëllumb Xhufi
 ??  ?? Agron Tufa dhe pedagogia Belina Budini, dje në forumet e UET
Agron Tufa dhe pedagogia Belina Budini, dje në forumet e UET
 ??  ?? Kampi i Tepelenës
Kampi i Tepelenës
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania