Panorama (Albania)

Protesta, 11 “arreste me burg” për pjesëmarrë­sit

Organi i akuzës: 7 “detyrime paraqitjej­e” dhe 5 “arreste shtëpie”

-

Prokuroria e Kukësit kërkon 11 masa sigurimi “arrest me burg” për 23 të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, e cila u mbyll me djegien e sporteleve të firmës private, që ka marrë me koncesion mirëmbajtj­en e rrugës. Seanca e masave të sigurisë për 23 protestues­it e ndaluar do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, për llogari të Gjykatës së Kukësit. Kjo për shkak të kapacitete­ve të vogla të gjykatës në qytetin verilindor. Sipas kërkesës, prokurori kërkon 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 7 masa sigurimi “detyrim paraqitjej­e” dhe 5 masa sigurimi “arrest shtëpie”. Për protestues­it janë ngritur akuza si “shkatërrim prone”, “kundërshti­m i punonjësve të rendit” dhe “tubim i paligjshëm”. Për identifiki­min e protestues­ve që shkaktuan dëme janë mbikëqyrur filmimet e kamerave të sigurive të instaluara në sportele. Gjithashtu, janë marrë edhe dëshmitë e punonjësve të Policisë, që mbetën të lënduar gjatë protestës, ku zyrtarisht janë 12 të tillë. “Nga ana e Komisariat­it të Policisë së Kukësit nuk është miratuar leja për organizimi­n e kësaj proteste, pasi vendi ku po zhvillohej ishte i papërshtat­shëm, pasi bllokonte lëvizjen e automjetev­e. Pavarësish­t këtij fakti, protestues­it, sipas njoftimit të Këshillit Bashkiak Kukës, janë grumbullua­r dhe kanë vazhduar duke u afruar te kabinat e trarit të taksës, duke thyer kordonin e Policisë së Kukësit. Pasi kanë çarë kordonin e Policisë duke qëlluar me gurë mbi punonjësit e Policisë dhe mbi kabinat, janë futur në territorin e tyre, duke shkatërrua­r trarët dhe duke u vënë flakën. Si pasojë e veprimeve të dhunshme janë lën- duar 12 punonjës policie”, shkruan Prokuroria e Kukësit në deklaratën e saj. Për ditën e sotme, Policia ka marrë një plan masash për mbarëvajtj­en e seancës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të ketë grumbullim të qytetarëve në shenjë proteste, si ndaj arrestimev­e ashtu edhe ndaj tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.

 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania