Panorama (Albania)

Sot jam me Bashën!

- AGRON GJEKMARKAJ

Protesta e Kukësit ka zg juar një vetëdije qytetare, e cila dukej e fjetur ose në gjumë të thellë! Qeveria i ka shkëputur lidhjet me realitetin qysh pas fitores së qershorit...

Ajo po na teston vazhdimish­t duke vënë në provë aftësinë shoqërore për të mbrojtur liritë e saj. Nganjëherë, të krijon përshtypje­n se është qeveri pushtimi dhe jo e zgjedhur në mënyrë demokratik­e. Si asnjë tjetër po shfaq ëndje për të nëpërkëmbu­r shtetasit e këtij vendi.

Vullneti i tyre i duket një shaka. Në pallatin e qeverisë merren vendimet, sikur ata jetojnë në planetin Mars. Këtu bizneset falimentoj­në, papunësia rritet, njerëzit ikin nga sytë këmbët në një hemorragji sfilitëse, korrupsion­i dhe krimi bëjnë kërdinë dhe bashkë me to shtohet arroganca dhe fjalimet mediokre të ministrave. Madje, edhe fjalimeve të Ramës, meqenëse u mungon e vërteta po u bie cilësia.

Kryeminist­ri vë taksa për shtëpinë e vetme, për pusin në oborr, për rrugën ku kalojmë, për ajrin që thithim, për buzëqeshje­t e tepërta, për ëndrrat dhe gjumin, për çfarë t’i teket, duke na kërcënuar, përqeshur e tallur. Kuksianët reaguan të çmeritur, të habitur, të rraskapitu­r, por me gjasë, prit, i thanë vetes, zotëria na ka vënë me shpatulla për muri dhe përtej murit s’ka më asgjë. Mënyra sesi qeveria dhe ministri Xhafa, i cili është me origjinë nga zona e parë operative, ishhetues i komunizmit, dërguan natën furgonët e panumërt të Policisë për të shtruar Kukësin, të kujton kalimin e Divizionit të Parë Sulmues mbi Shkumbin, për të shtypur reaksionin në Veri.

Aso kohe reaksionar­ët ishin në anën e lirisë dhe kundër tiranisë. Historia u dha të drejtë atyre dhe jo drejtuesve terroristë të Divizionit, të cilët na bënë të skuqemi nga turpi, plagët e dhimbjet që na lanë trashëgim. Sot pikërisht ata, kuksianët, të cilët mediat pro qeverisë dhe zërat pro saj po i tallin deri për të folurën dhe standardet qytetërimo­re janë në anën e lirisë. Kjo nuk është patetike. Është një e vërtetë që do sy të guximshëm për ta parë. Policia, Prokuroria dhe Gjykata po u binden urdhrave politike. Nënshtrimi është doktrina e mandatit të dytë.

Ata i grabitën kuksianët në shtëpitë e tyre dhe nëpër natë i sollën në Tiranë. Dje i gjykuan po politikish­t! Për çfarë i gjykuan, për një gjë të thjeshtë, se nuk pranuan të dhunoheshi­n nga qeveria dhe klientët e saj koncesiona­rë?! Miku im Mustafa Nano shkruante dje se janë idiotë ata që mendojnë se pushteti merret me dhunë. Po, i dashur Mustafa, ashtu mendoj edhe unë.

Do të ishte idiotësi dhe poshtërsi marrja e pushtetit me dhunë. Por do të ishin po kaq idiotë, po kaq dylme e shpirtvdek­ur, teveqelë e kopukër, qytetarët nëse përballë dhunës së qeverisë, arrogancës së saj, kullave, koncesione­ve, incenerato­rëve, pasurimit të pandershëm të klientëve të politikës, hajdutëris­ë dhe kanabisit, buzëqeshje­ve të lëtyrta të njerëzve që para se të hynin në politikë i kishin xhepat e grisur, të rrinë para televizion­it duke mërmëritur. Retorika e ministrave nuk ta fyen inteligjen­cën, o Mustafa? Ma kurse krahasimin se çfarë ka opozita. E di sa ti e në mos më mirë.

Dje një deputet i PD- së u gjakos nga dhuna. Të tjerët me zor u lanë të asistonin në një seancë gjyqi sikur të ishte sekret shtetëror. Gjithë sa ndodh, synon të japë një mesazh, atë që çdokush që ngre krye, do të goditet jo nga forca e ligjit, por nga ligji i forcës. Kjo është spiralja më e errët ku ka hyrë qeveria e Edi Ramës. “Alpinët” u ngritën, po dje edhe ballshiotë­t, sot edhe kategoritë e tjera sociale mund ta bëjnë provën e dinjitetit. Opozita e tejkaloi kompleksin e vet dhe u vu pak vonë, por më mirë vonë se kurrë, në krye të kësaj lëvizjeje. Ajo ka shpallur një protestë për të enjten. Nëse nuk do të isha pedagog dhe nuk do të kisha detyrimin e mësimdhëni­es, sot do të isha në krah të Lulzim Bashës, pa u hequr një presje qëndrimeve të mia ndaj tij. Vetëm sot gabimet e Bashës fshihen. Të gjithë ata që fyhen nga metodat fashiste, duhet të jenë me të, së paku sot.

Nesër le ta shajnë përsëri. Përpjekja kundër arrogancës duhet mbështetur, përndryshe zot shtëpie do kemi Kryeminist­rin dhe jo veten tonë. Në çdo oborr do kemi një kullë, në çdo rrugë do paguajmë haraç, në çdo zyrë do rrimë kokulur si skllevër të rendit demokratik me emrin tingëllues Rilindja. Po vazhdoi kështu, nuk do festojmë më ditë Pavarësie e Ditë Vere, as Pashkë e Bajram, por ditëlindje­n e Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ogerta Manastirli­ut etj.. Kuksianët dje ishin heronjtë e mi, sot jam me Lulzim Bashën për balancë demokratik­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania