Panorama (Albania)

Hetim i ri për Llallën, nuk deklaroi paratë në kufi

Ish- Kryeprokur­ori Llalla

- ERALD DELIU Adriatik Llalla

Zbardhen detaje të tjera për hetimin që ka nisur Prokuroria e Durrësit për ish- kreun e Prokuroris­ë, Adriatik Llalla.

“Panorama” mëson nga burime zyrtare në Prokurorin­ë e Durrësit se ish- numri një i organit të akuzës po hetohet për katër vepra të ndryshme penale. Të njëjtat burime saktësojnë se procedimi penal ndaj Llallës ka nisur më 15 mars të këtij viti. Veprat penale për të cilat po hetohet Llalla përfshijnë “refuzimin për deklarim, mosdeklari­m, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”, mosdeklari­m të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”, të parashikua­r nga nenet 257/ a, 179/ a, 287 dhe 248 të Kodit Penal. Deri më tani, dihet se ndaj Llallës ka nisur verifikimi pasuror për shitjen e disa pronave dhe se ka mospërputh­je sa u përket shumave të deklaruara. Vetë ish- Kryeprokur­ori hoqi dorë nga privilegji ligjor për t’u zgjedhur gjyqtar në Apelin e Tiranës pas përfundimi­t të mandatit të tij në krye të Prokuroris­ë dhjetorin e shkuar. Në këtë mënyrë, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, me vendimin e datës 16.02.2018 vendosi që të ndërpresë procesin e rivlerësim­it ndaj tij. Mirëpo, një muaj më pas, Prokuroria e Durrësit regjistroi procedim penal për ish- Kryeprokur­orin. Edhe vetë Kryeprokur­orja Marku, në një intervistë televizive dhënë së fundmi, nuk e mohoi skenarin e hetimit të ish- Kryeprokur­or- it. Së fundmi, Prokuroria e Durrësit ka marrë të gjitha deklaratat e pasurisë së Llallës dhënë në ILDKPKI dhe ka konstatuar probleme në to. Sa i përket veprës penale të pastrimit të parave, ka dyshime për shitjen e disa pronave të Llallës dhe për vlerat reale që ish-Kryeprokur­ori ka përfituar nga to. Në lidhje me shpër- dorimin e detyrës, burimet thonë se në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it kanë mbërritur me dhjetëra denoncime nga qytetarë dhe persona të tjerë, qoftë zyrtarë të administra­tës apo nëpunës të drejtësisë për shkelje në detyrë të ish-Kryeprokur­orit. Të gjitha këto raste denoncimes­h janë duke u verifikuar nga Prokuroria e Durrësit. Së fundmi, në lidhje me “mosdeklari­min e të hollave në kufi”, burime jozyrtare thonë se lidhen me udhëtimin e ish-Kryeprokur­orit në SHBA, i cili qe edhe i fundit. Fill pas kësaj, Ambasada e SHBA- ve në Tiranë ia refuzoi vizën Llallës dhe bashkëshor­tes së tij dhe në fillim të këtij viti, Departamen­ti Amerikan i Shtetit doli në një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje, ku shpjegonte se revokimi i vizës ishte firmosur edhe nga ish- sekretari i Shtetit, Tillerson, pasi kishte dyshime se Llalla ishte i korruptuar. Përpara kësaj, Llalla ka pasur përplasje me ambasadori­n amerikan Donald Lu. Ky i fundit e akuzoi se po punonte kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa Llalla iu përgjigj duke thënë se ambasadori po ushtronte presion të madh ndaj Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Lajmin për hetimin e Llallës e konfirmoi në fillim të muajit të kaluar edhe një burim diplomatik për “Deutsche Welle”. Dosja e tij ka kaluar në Durrës, për të shmangur ndonjë konflikt interesi me Krimet e Rënda dhe Prokurorin­ë e Tiranës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania