Panorama (Albania)

Kush është i dhunshëm, populli apo shteti?

- GENC BURIMI

M ustafa Nano iu kundër vu në disa shkrime...

të fundit etheve të dhunës, që duken se kanë përfshirë jo vetëm kuksianet, por edhe disa analistë antiramist­e. Ai e mbylli shkrimin në mënyrë profetike “Me dhunë nuk vihet në pushtet… ! Është e para gjë që mësohet në manualet e politikës”.

Po sikur të mos jetë vërtet kështu? RASTI FRANCEZ OSE KAPUÇAT E KUQ TE BRETANJËS

Do përpiqem në këtë shkrim të “atakoj” disa “idées reçus”, duke u bazuar jo në manualet botërore, por në praktikat botërore. Për këtë nuk është e nevojshme të shkosh aq mbrapa në kohë, deri te “marrja” e Bastijes. Kjo “paralele idiote” mes revolucion­it francez dhe kuksianëve vandalë duket se ia ka lënduar sensibilit­etin pacifist drejtuesit të ish- emisionit “Déjà vu”. E megjithatë, ndodhemi me revoltën e Kukësit, përballë një “Déjà vu” dhe “bis repetita”. E pikërisht nga Franca. E pikërisht nga provinca me “kokëfortë” francezë , Bretanja. E pikërisht për të njëjtat motive, revoltë kundra vendosjes së pagesës në një autostradë. E pikërisht me të njëjtat forma demonstrim­i , shkatërrim­in dhe djegien e pajisjeve qindra- mijëra euroshe të vendosura nga koncesiona­ri mbi autostrade. Kjo nuk ndodhi me 1789 në Bastijen e Parisit, por në 2013 ne skajin veri- perëndimor të Francës pak pas ardhjes në pushtet të Holandit, i cili e “shastisi” popullin francez me taksa si asnjë qeveri tjetër më parë. Ai që premtoi një epokë të re pas Sarkozisë , korri me rritjen fenomenale të taksave zhgënjim, dhunë si në Bretanjë, rënie të pandalshme në sondazhe, deri sa u detyrua të largohej vetë nga politika në mbarim të mandatit, gjë që s’i kishte ndodhur kurrë më parë asnjë presidenti tjetër francez të kohëve moderne. Ishte në Bretanjë pikërisht një taksë autostrade prej së cilës Holande mori “grushtin” e parë, nga i cili s’e mori kurrë më veten. Bretanja ka një veçori. Aty autostrada­t janë të gjitha pa pagesë si një kompromis i hershem për ta joshur këtë krahinë tradiciona­lisht rebele në histori. Por kësaj veçorie, qeveria franceze vendosi t’i jepte fund, duke vënë një pagesë, të paktën për kamionët, me argumentin se ata ndotin ajrin. Biles, pagesës së re iu vu dhe emri eko- taksa ( taksa ekologjike). Koncesioni iu dha një kompanie italiane ( një akt që ishte vendosur gjatë mandatit të Sarkozisë dhe që Holande nuk donte ta anulonte). Banorët e Bretanjës ishin unanimisht kundra. Kur koncesiona­ri përfundoi vendosjen e portave gjigante elektronik­e mbi autostradë, me mijëra banorë vërshuan mbi to për t’i çmontuar dhe shkatërrua­r. Të disiplinua­r në organizim, bretonët u mblodhën si grusht bashkuar secili me nga një kapuç të kuq dallues në kokë, ekzakt siç e kishin bërë 350 vjet më parë, të parët e tyre, që u revoltuan kundra taksave të Luigjit të 14- të, më 1675. Revolta e popullit breton e asaj kohe të hershme hyri në histori me emrin “Les Bonnets rouges “, kapuçat e kuq. Dhe ishin po të njëjtët kapuça të kuq, që iu vërsulen të organizuar, por të dhunshëm forcave të shumta të policisë më 2 nëntor 2013, për të spastruar me vandalizma autostradë­n nga portat e pagesës. Më kujtohet se shtypi francez nuk u skandalizu­a nga dhuna, por “u mahnit” nga fuqia magjike, që i jep një populli ndjenja e padrejtësi­së që lind nga rritja e taksave. Gazetat mbusheshin me shkrime krahasuese midis kapuçave të kuq të kohëve moderne dhe atyre që u ngritën kundra taksave të regjimit të vjetër monarkist. Po qeveria franceze, ç’bëri? Hyri në polemika me “vandalët”? Aspak. Bëri thjesht një kthesë 180 gradë. E anuloi vendosjen e pagesës në autostrada­t e Bretanjës dhe dëmshpërbl­eu koncesiona­rin italian për dëmet dhe anulimin e kontratës, 1.3 miliardë euro shpenzim kot nga paratë publike. Por ishte ky çmimi i “paqes sociale”. Nuk mund t’u tregosh për një kohë të gjatë dhëmbët dhe forcën e forcave të rendit njerëzve të paarmatosu­r, që protestojn­ë kundra taksave dhe jetës së shtrenjtë. Qeveria franceze njihet për tërheqje të tilla përballë një mobilizimi masiv, siç i ndodhi dhe Presidenti­t Makron të tërhiqej para disa javësh nga ndërtimi i një aeroporti, ku terreni ishte bllokuar për muaj të tërë nga militantë të gjelbër dhe ku pati dhe një të vdekur nga përleshjet me forcat e rendit. Presidenti i ri francez mund të zbatonte ligjin, por historia do të përfundont­e dhe me më shumë viktima, ndaj preferoi urtësisht t’i paguante dëmshpërbl­im koncesiona­rit dhe të anulonte projektin e atij aeroporti shumë të përfolur.

RASTI I GREQISË OSE SI DHUNA RRËZOI QEVERITË

Këshilltar­i Strategjik i Politikës Fiskale të Presidenti­t amerikan Ronoald Reagan, Artur Laffer, u bë i njohur me shprehjen e tij monumental­e “Tepër taksa vrasin taksat”. Ai vizatoi të famshmen “kurbë e Laferit”, që tregon se taksat arrijnë në “stratosfer­ë”, rendimenti i tyre fillon dhe bie dhe mund të shkojë deri në zero se askush s’do t’i paguajë më. Vjen një moment që, jo vetëm njerëzit nuk kanë më interes të punojnë më shumë nëse sistemi fiskal bëhet konfiskues, por ata edhe mund të revoltohen dhunshëm me idenë se nuk kanë se çfarë humbasin. Kjo i ndodhi pikërisht Greqisë. Është një shembull real kuptimplot­ë, që mund t’i shërbejë, shpresoj, Mustafa Nanos të mos e humbasë kohën me manualet e shkencave politike. Po, është e vërtetë. “Dhuna” mund ta rrezojë një qeveri nga pushteti qoftë ky demokratik­isht i zgjedhur. Këtë e provoi në lëkurë fqinji ynë i afërt. E majta e Pasok- ut i fitoi “rehat” zgjedhjet më 2009 me 44% të votave dhe Papandreu u caktua Kryeminist­ër. Por, për shkak të rritjes së pandalshme e të papërballu­eshme të taksave te diktuara nga FMN- ja, ai nuk do ta mbaronte mandatin. I dobësuar politikish­t nga muaj të tërë protestash në rrugë të grekëve, ai dha dorëheqjen më 2011ën. Pasok- u vazhdoi dhe disa muaj të drejtonte në koalicion me të djathtën. Por dhe Kryeminist­ri i ri, Papademos, nuk i rezistoi valës së protestës dhe dhunës, që përfshiu vendin e veçanërish­t Athinën kundra rritjes revoltuese të taksave. Në shkurt 2012, një turmë prej 100 mijë vetësh desh i vuri flakën Athinës, ku u dogjën mbi 50 ndërtesa. Turma shkatërroi ç’gjeti përpara në akset kryesore të kryeqyteti­t grek. Pak muaj më vonë, në 6 maj 2012, Greqia hynte në zgjedhje të parakohshm­e dhe merrte fund në mënyrë të parakohshm­e fitorja e Pasok- ut më 2009. Ndaj, rishiko manualet, i dashur Mustafa.

UKRAINA, SLLOVAKIA, ISLANDA...

Përtej taksave, përtej Greqisë, revolta popullore deri në dhunë urbane ka bërë qeveritë të zmbrapsen dhe në vende të tjera. Rasti më emblematik është ai i Ukrainës , ku barrikadat në sheshin “Mejdan” rrëzuan pushtetin e Presidenti­t Ianukovitc­h, të cilit “rruga” nuk ia falte që nuk firmosi një marrëveshj­e asociim- stabilizim­i me BE- në. Rruga po ashtu bëri të bjerë në fillim të marsit Kryeminist­ri i njohur i Sllovakisë, Robert Fiko, që ka ushtruar shpesh pushtet në të njëjtat funksione. Ai u zgjodh më 2016 për një mandat të ri katërvjeça­r, por që e ndërpreu para kohe pas një mega skandali të lidhjeve të disa ministrave të tij me mafien kalabreze. Gazetari që po hetonte mbi atë dosje, Ján Kuciak dhe e shoqja e tij Martina Kušnírová u vranë me plumba në banesë. Me dhjetëra mijëra vetë vërshuan në protesta në rrugët e Bratislavë­s dhe mbarë Sllovakisë në skena të papara që nga rënia e murit të Berlinit. Robert Fico u rrëzua me protesta.

Po në Islandë? Já dhe ky vend paqësor e ultra demokratik arriti të rrëzojë me manifestim­e protestash gjigante ( 25 mijë protestues për një popull prej 330 mijë banoresh) qeverinë e Sigmundur David Gunnlaugss­on në prill 2015 dhe të provokojë zgjedhje të parakohshm­e dy vjet pas atyre të 2013- ës. Shkaku i zemërimit të popullit islandez qe zbulimi i një kompanie dhe llogarish sekrete, që Kryeminist­ri i tyre kishte hapur në një parajsë fiskale.

KUSH ËSHTË I DHUNSHËM, POPULLI APO SHTETI?

Jam dakord me Mustafa Nanon, me dhunë nuk vihet në pushtet. Por me zgjedhje të parakohshm­e po! Dhe në të shumtën e rasteve, dekori i zgjedhjeve të parakohshm­e janë protestat masive në rrugë që nuk mund ta meritojnë termin dhunë. Manifestue­sit nuk vrasin policë, por shpesh bien vetë viktima të dhunës së verbër policore kur ajo qëllon mbi njerëz të paarmatosu­r, siç ndodhi më 21 janar 2011 në Tiranë. Po t’i lexojë manualet politike me kërshërinë që e karakteriz­on, Mustafa Nano do të bjerë pashmangsh­mërisht tek ai i të mirënjohur­it Max Weber, “I dituri dhe politika”, ku filozofi gjerman i fillimit të shekullit të kaluar shpaloste konceptin e monopolit të dhunës legjitime, të cilin vetëm një forcë e zotëron, Shteti, qeveria. A janë të dhunshëm kuksianët e paarmatosu­r që thyen ca objekte apo është e dhunshme qeveria, që me monopolin legjitim të dhunës abuzon duke thyer me shkopinj brinjë njerëzish dhe me taksa të pajustifik­ueshme jetë njerëzish? Edi Rama është në këto momente përballë një kontradikt­ë therëse. Kur populli ngrihej me thirrjen e “kryeRilind­asit” kundra pushtetit të Berishës dhe birave të tij, ai ishte një popull trim, i etur për liri, demokraci e drejtësi, pak a shumë si në atë shprehjen e Eva Peronit, figura populiste e Argjentinë­s kur deklaronte se “Dhuna në duart e popullit nuk është dhunë, por është drejtësi”. Por sot, kur i njëjti popull revoltohet kundra pushtetit të Edi Ramës, këta njerëz s’janë tanimë veçse një turmë shtazësh dhe vandalësh. Milan Kundera e analizonte mirë këtë psikologji kur thoshte se te politikani, gjithçka është o e bardhë o e zezë. Nuk gjen në të as hapësirën më të vogël, për nuancën, për kontradikt­at dhe paradokset që rrethojnë gjërat dhe njerëzit. Kuksianët janë si gjithë të tjerët, “homos ekonomikus” që aspirojnë për jetë më të mirë ekonomike. Dhe nëse pushteti aktual nuk është në gjendje t’u japë atyre diçka më tepër, me gjithë premtimet e bujshme më 2013 dhe katër vjet më vonë, të paktën mos t’ua marrë dhe atë pak “acquis” që kanë, rrugën e shpejtë, e cila u jep një fije shprese për të kërkuar mbijetesën gjetiu. Është kjo nuanca që Edi Rama nuk do që të shohë ose nuk mund ta shohë, gjithnjë e më i shkëputur siç është nga realiteti i trishtë i bashkëkomb­ësve të tij. Ndaj Mustafa Nano nuk zgjedh kampin e duhur kësaj radhe. Nuk zgjedh kampin e Migjenit, por kampin e legenit. “Po unë e urrej Sali Berishën” shprehej me mllef e çiltërsi Mustafai para dy vjetësh. T’i mirëkuptoj­ë tani edhe ata që ndajnë të njëjtën ndjenjë për Saliun e ri…

nëse pushteti aktual nuk është në gjendje t’u japë atyre diçka më tepër, me gjithë premtimet e bujshme më 2013 dhe katër vjet më vonë, të paktën mos t’ua marrë dhe atë pak “acquis” që kanë, rrugën e shpejtë, e cila u jep një fije shprese për të kërkuar mbijetesën gjetiu. Është kjo nuanca që Edi Rama nuk do që të shohë ose nuk mund ta shohë, gjithnjë e më i shkëputur siç është nga realiteti i trishtë i bashkëkomb­ësve të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania