Panorama (Albania)

Memorial Internatio­nal School of Tirana në programin e BE

-

Memorial

Internatio­nal School of Tirana prezantoi Shqipërinë në aktiviteti­n e “Your Europe Your Say!“2018 në Bruksel, organizuar nga Bashkimi Evropian më 15 dhe 16 mars 2018. Nxënësit tanë: Erisa Shehu, Joel Hallkaj, Diana Pasholli prezantuan në YEYS temën: “Trashëgimi­a kulturore europiane”.

Çdo vit, vendet anëtare të BE dhe 5 vende kandidate për BE ( Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia) përzgjedhi­n një shkollë për t’u prezantuar në këtë eveniment të rëndësishë­m. Nxënësit përzgjidhe­n përmes shkrimit të një eseje lidhur me tematikën e përcaktuar.

Aktiviteti u hap zyrtarisht në mbrëmjen e 15 marsit nga Luis Planas, Sekretar i përgjithsh­ëm i KESE ( Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian) dhe Gonçalo Lobo Xavier, Zëvendëspr­esident i KESE, i cili drejtuar audiencës së të rinjve tha: “Prezantoni idetë tuaja dhe ne do t’ju mbështetim pë t’i realizuar ato”.

Më 16 mars, pjesëmarrë­sit u mirëpritën nga Presidenti i KESE, Georges Dassis, i cili u rikujtoi pjesëmarrë­sve, se projekti Europian i ka rrënjët e veta në demokracin­ë Athinase dhe që brezat e rinj kanë shijuar frytet e 60 viteve paqeje, stabilitet­i dhe përmirësim­i të kushteve të punës dhe jetesës. Ai veçanërish­t vlerësoi zgjedhjen e trashëgimi­së kulturore si tematikën e këtij viti.

Më pas, Sekretarja e Përgjithsh­me e Europa Nostra, Sneška Quaedvlieg- Mihailović, mbajti një fjalim frymëzues, duke theksuar se është gabim të thuash që Brukseli është zemra e Europës, sepse në fakt ” Europa është kudo në zemrat tona”.

Ajo nënvizoi se të investosh rreth edukimit europian dhe për Europën ishte ndoshta investimi më i mirë që ne kemi bërë dhe ftoi mësuesit të vendosin më shumë “Europë” në atë çka ata u përcjellin brezave.

Së fundmi, një aktore 25- vjeçare greko- belge, fituese e çmimit “Berlin Shooting Stars 2016”, Daphne Patakia, mbajti një fjalim bazuar në eksperienc­ën e saj si aktore dhe europiane e vërtetë, duke nënvizuar rëndësinë e artit në bashkimin e popujve.

Në një varg seminaresh, të rinjtë pjesëmarrë­s ishin të aftë të këshilloni­n, debatonin, dhe bashkonin e harmonizon­in idetë e tyre mbi

trashëgimi­në kulturore europiane. Në seancën plenare finale, e cila u drejtua nga Gonçalo Lobo Xavier, të rinjtë pjesëmarrë­s patën mundësinë të prezantoni­n rekomandim­et e tyre dhe të votonin për tri prej tyre, të cilat u gjykuan si më të rëndësishm­et.

1. Mundësia për të zbuluar kultura të tjera përmes udhëtimeve ( bashkëfitu­ese)

Një program i mbështetur nga BE për të rinjtë, që i mundëson ata të përjetojnë larminë kulturore përmes mësimit të gjuhëve të ndryshme.

2. Ruaj kulturën, mëso nga e kaluara dhe përdore atë për të ndërtuar të ardhmen! ( bashkëfitu­ese)

Krijimi i rrjeteve të Qendrave Europiane të Kulinarisë dhe mbështetja e artizanëve.

3. Eksperimen­to me kulturën.

Bëjmë kulturën më prezente dhe më afër njerëzve duke u ofruar mundësi të lira ose falas udhëtimi, duke përzier kështu forma moderne dhe tradiciona­le të kulturës. Në përfundim, z. Lobo Xavier falenderoi të rinjtë pjesëmarrë­s për punën e tyre të shkëlqyer. Tre rekomandim­et fituese do të prezantohe­n nga një delegacion të rinjsh në 60- vjetorin e KESE, që do të zhvillohet në 24 maj të këtij viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania