Panorama (Albania)

Ish- drejtoresh­a e Arkivit: Pse kampi i Tepelenës është Aushvici shqiptar

Nevila Nika: Pëllumbi Xhufi është një historian për kohën e Mesjetës, por ngjarjet pas 1941 e këtej janë një terren i minuar

- ARISTIR LUMEZI

Nevila Nika, ish- drejtoresh­a e Arkivit Qendror, tregon arsyet pse kampi i Tepelenës duhet cilësuar Aushvic dhe ku ajo është kundër me historiani­n Pëllumb Xhufi. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, zonja Nika shprehet se me atë terror dhe masakër të regjimit komunist, e gjithë Shqipëria duhet të shpallet Aushvic për dëmet që u janë shkaktuar jo vetëm familjeve dhe zonave të ndryshme, por dhe brezave që erdhën më pas. Ajo tregon vuajtjet e një zonje, e cila u internua e re në vitin 1945 dhe doli nga internimi më 1991, e ku procesverb­alet e mbledhjeve të organizata­ve të PPSH- së tregojnë se ajo është përdhunuar nga drejtues të lartë të Sigurimit të Shtetit.

Çfarë rezulton në dokumentet e arkivave për të internuari­t e kampit të Tepelenës?

Ajo që të bën përshtypje është fakti se çfarë përfaqëson­in këta të burgosur në kampin e Tepelenës. Janë gra, pleq dhe fëmijë, mes tyre dhe foshnje, të cilët i kishin larguar nga zonat e tyre dhe për arsyen e vetme se ishin kundër bashkëpuni­mit dhe vëllazëris­ë me Jugosllavi­në, pasi kishin luftuar gjithë jetën kundër serbit, se ishin potencialë ose të arratisur në Jugosllavi etj. Absurdi ishte se, edhe kur u prishën marrëdhëni­et me Jugosllavi­në, këta armiq të Jugosllavi­së nuk u rehabilitu­an dhe vijuan dënimin. Mbajtja në këtë kamp i të gjithë atyre personave u bë në kundërshti­m të plotë të ligjeve të kohës, pa u gjykuar, me një urdhër shumë herë verbal, herë me një copë letër të vogël, “merrini, hiqini”, “pastrojini”, gjëra që kur i kam lexuar kupton se ka ndodhur një gjë e pabesueshm­e. Ata njerëz nuk u rehabilitu­an kurrë, as ata dhe as brezat e tyre që pasuan.

A i bashkoheni mendimit se kampi i Tepelenës mund të cilësohet “Aushvici” i Shqipërisë?

Kur thua Aushvic dhe i shton dhe shqiptar, je i çlirët. Në varfërinë tonë të tejskajshm­e, ne nuk kishim luksin të bënim një Aushvic me teknologji të tillë shfarosëse. Nazistët luftonin të ndryshmin, siç ishin hebrenjtë, atë që e konsideron­te armik, në racë dhe në gjak, kurse ne këtu luftuam dhe spastruam shqiptarin. Fjala e popullit, “Kush ta nxori syrin kaq thellë, vëllai”, merr një kuptim të plotë në këtë rast, duke treguar një urrejtje patologjik­e kundër një individi apo një familjeje, një krahine, një mentalitet­i etj. Ai regjim nuk respektoi asnjë kod etike, arriti të pushkatojë dhe gra shtatzë- na, krime që nuk i kishte bërë as pushtuesi. Në Luftën e Dytë Botërore nuk e ka bërë armiku pushtues, por e ka bërë armiku verior, i kemi me dokumente. Nëse do të shohim dokumentet e masakrave të viteve 1918- 1920 në Plavë, Guci, Vuthaj, Pejë nuk arrin të kuptosh nëse këto masakra kanë ndodhur në vitin 1918- të nga fqinjët veriorë, serbët, apo jemi në 1948 nga shqiptarët për shqiptarët. Qeveria komuniste mund t’i kishte kundërshta­rët apo armiq të saj veriorët, por nuk mund të shkonte në një persekutim të tillë, kur në një popullsi prej 800 mijë banorësh, ¼ e saj është persekutua­r, atëherë mund të themi se e gjithë Shqipëria ishte një Aushvic.

Si e shikoni qëndrimin e historiani­t Pëllumb Xhufi rreth kësaj çështjeje?

Unë isha në emision kur profesor Pëllumbi nxori një dokument të CIA- s. Por unë po ju tregoj historinë e një gruaje që e kam takuar më 1991, e cila në atë kohë dilte nga internimi i përjetshëm. Nelson Mandela ishte në burg, por Ëinie Mandela ishte në shtëpi, nuk ishte në burg siç ndodhi në Shqipëri, që dënohej dhe syrgjynose­j i gjithë fisi. Për Mandelat tona nuk u tund njeri në botë, sepse edhe ne nuk kemi ditur të bëjmë zhurmën dhe PR tonë, të bërtisnim për Osman Kazazin, Pjetër Arbnorin etj., etj. Nga nëna ime kisha dëgjuar për këtë grua, që doli nga internimi më 1991 dhe ishte ende një grua e bukur. Kishte hyrë në internim, vajzë e re, e sapomartua­r dhe kaloi në internim nga 1945- 1991 dhe ajo ishte e shpërfytyr­uar. Ajo më ka treguar se si i fusnin të internuari­t në përruan afër kampit në mes të janarit, që të mblidhnin kërcunjtë e drurit që binin në ujë, që bënin me kilometra të tërë në këmbë për të marrë dru në mal që t’ia sillnin oficerëve të kampit që të ngroheshin, dhe të internuari­t ishin pa ngrohje, me veshje të shqyera dhe të holluara dhe pa ushqim. Ushqeheshi­n me krimbat e pemëve, me ushqime të mbetura. Kjo vajzë ishte internuar sepse babai i saj kishte qenë dikushi dhe kishte bërë një gabim, sipas sistemit. Por a e pyeti babai të bijën për gabimin që bëri? Përse duhet të vuante vajza e tij për atë gabim?

Këto ishin pasojat e luftës së klasave?

Kjo ishte lufta e tmerrshme e klasave, që përçau shqiptarët dhe i bëri ata ujqër ndaj njëri- tjetrit. Kur është futur daja im në burg, unë kam qenë 3 vjeçe. Kam qenë pa hyrë në klasë të parë kur shkova të takoja dajën tim të burgosur, kur të burgosurit ndërtonin Kombinatin e Mishit. Nuk do ta harroj skenën e tmerrshme kur vrapova të takoja dajën dhe më ulëriti polici, ndërsa shikoja dajën tim të dobësuar, me një xhaketë të cilës i kishte mbetur vetëm një kopsë dhe që i varej si mos më keq. Pse duhet të jepja unë llogari për një gabim të dajës tim, kam dhënë llogari pse mamanë time e hoqën nga arsimi etj., etj. Vite më vonë konstatova në një procesverb­al mbledhjeje të Organizatë­s së Partisë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, se kjo grua që kaloi gjithë jetën në internim ishte përdhunuar nga një ish- titullar i Sigurimit të Shtetit, kryetari i Degës së Brendshme të Beratit, ai që kish djegur dhe arkivat e familjeve të mëdha të Beratit. Një njeri mund ta vrasësh, është shumë e dhimbshme, por unë që vij nga bota e letrave, e them se është akoma më e dhimbshme kur shuan kujtesën, sepse ai njeri e ka lënë një gjurmë gjëkundi. Ky është një diskutim i dhimbshëm, që nuk duhet bërë në këtë formë dhe me këto argumente, e aq më tepër nga historianë. Pëllumb Xhufi është një historian që të gjithë e kemi vlerësuar për kohën e Mesjetës, që di gjuhë të rralla, por futja në hullitë e asaj që ka ndodhur nga 1941 e këtej është një terren i minuar, por duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm që vjen një moment, ku secili duhet të bëjë analizën e tij bazuar në dokumente të konfirmuar­a mirë.

 ??  ??
 ??  ?? Historianj­a Nevila Nika
Historianj­a Nevila Nika
 ??  ?? Skica e Kampit të Tepelenës
Skica e Kampit të Tepelenës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania