Panorama (Albania)

Përfitoi tokë me dokumente false, dorëzohet futbollist­i

Arrestohet dhe një tjetër përfitues, 7 të tjerë mbeten në kërkim

- LEZHE/ Renato Malota

Dy persona të tjerë, të përfshirë në skandalin e tjetërsimi­t të pronave në zonën e bregdetit në Shëngjin, janë vënë në pranga.

Futbollist­i i Vllaznisë së Shkodrës, Renato Malota, i cili ishte person i shpallur në kërkim që prej datës 16 mars, është vetëdorëzu­ar. Ndërsa Zef Gjini, 59 vjeç, i cili gjithashtu ashtu si Malota është një nga përfituesi­t e tokës, është arrestuar. Si për Malotën ashtu dhe për 59- vjeçarin Gjini, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" me akuzën e "falsifikim­it të dokumentev­e". Ndalimi i tyre është vijim i operacioni­t të koduar "Ranishtja 4", duke e çuar në 16 numrin e të ndaluarve, ndërsa shtatë persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Dorëzimi i futbollist­it të njohur erdhi pas 3 javësh nga shpallja në kërkim. Renato Malotaj mësohet se është vetëdorëzu­ar dje në mëngjes në Komisariat­in e Lezhës. Ai akuzohet se së bashku me 22 persona të tjerë, janë përfshirë në skemën e tjetërsimi­t të ranishtes në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin. Malotaj rezulton të jetë përfitues i sipërfaqes së tokës që Prokuroria pretendon se është marrë padrejtësi­sht nga disa persona nëpërmjet falsifikim­it të dokumentev­e. Mes personave të akuzuar nga organi i Akuzës ndodhet edhe emri i mbrojtësit lezhjan të Vllaznisë, por futbollist­i pati deklaruar pas publikimit të lajmit se ky është një lapsus nga ana e Policisë. "Janë futur shumë emra dhe unë jam gabimisht mes tyre dhe jam i qetë, nuk kam bërë asgjë të paligjshme",- pati deklaruar Malotaj. Pas vetëdorëzi­mit, tashmë në ditët e ardhshme do të dalë në gjyq për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij. Ndërkohë, nga ana tjetër, po dje Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Lezhë, bënë ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës për shtetasin Zef Gjini, 59 vjeç, banues në lagjen "Nënë Tereza" Lezhë, i cili gjithashtu ishte përfitues toke në zonën e Ranës së Hedhun. Ndaj 59- vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Falsifikim­i i dokumentev­e". Policia bën të ditur se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim, për tjetërsimi­n e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Dy ditë më parë, tre zyrtarët kryesorë në hetim për këtë rast, dolën para Gjykatës së Apelit në Shkodër. Për Fran Frrokajn dhe kreun e Këshillit të Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka, si dhe për zv. kryetarin e bashkisë, Enver Hafizi, Gjykata la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg", duke i privuar të tre nga kryerja e detyrës deri në përfundim të hetimeve. Por avokatët mbrojtës e cilësuan vendimin të padrejtë dhe paralajmër­uan se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkohet rekurs.

 ??  ??
 ??  ?? Fran Frrokaj në Gjykatën e Apelit në Shkodër
Fran Frrokaj në Gjykatën e Apelit në Shkodër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania