Panorama (Albania)

Arrest me burg për 11 protestues, salla shpërthen në Gjykatë: Turp, palaço

Dëshmia e të arrestuari­t: Policia na theu dyert pas mesnate, as Milloshevi­çi nuk e bëri këtë në Kosovë

- ERALD DELIU

Gjykata e Kukësit dha ditën e djeshme 11 masa sigurie “arrest me burg” për protestues­it kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Vendimi u dha rreth orës 15: 00, në një kohë që seanca nisi në orën 09: 30 mes tensioneve dhe masave të forta të sigurisë. Seanca u krye në mjediset e Gjykatës Civile të Tiranës, për shkak se Gjykata e Kukësit nuk plotësonte kapacitete­t për mbarëvajtj­en e saj. Gjyqtarja Alma Ahmeti vendosi 11 masa “arresti me burg”, 10 masa “detyrim paraqitjej­e” dhe 2 masa “të arrestit shtëpiak”. Shpallja e vendimit u bë me praninë e gazetarëve, deputetëve të opozitës që ishin në sallë, si edhe me praninë e disa familjarëv­e të të arrestuarv­e. Pasi lexoi vendimin, disa deputetë të opozitës thirrën ndaj gjyqtares: “Turp, turp!”, ndërsa një prej deputeteve e cilësoi gjyqtaren “palaço”. Lidhur me vendimin, Gjykata vendosi arrest me burg për: Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja; detyrim paraqitje për “Ahmet Tobli, Lulzim Popa, Saimir Trota, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidini, Zenel Matmuja, Fatos Harulla, Rasim Koloshi dhe arrest shtëpie për: Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën. Ndërsa për Shpëtim Totën është vendosur arrest me burg për 20 ditë. Pas seancës, avokatët mbrojtës të të akuzuarve u shprehën se do ta ankimonin vendimin në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Në seancë pati edhe dëshmi të disa prej të arrestuarv­e, të cilët pretendoni­n se janë arrestuar në mënyrë të paligjshme nga Policia. Ndërkohë që seanca përfundoi rreth orës 15: 00, gjyqtarja Ahmeti është parë të dalë nga godina rreth orës 17: 00, e shoqëruar me forca të shumta të Policisë së Shtetit. Tashmë protestues­it akuzohen nga Prokuroria e Kukësit për “shkatërrim prone”, “kundërshti­m të forcave të rendit” dhe për “tubim të paligjshëm”.

DËSHMITË Disa prej të arrestuarv­e kanë folur në seancën e ditës së djeshme, e cila u mbajt kryesisht me dyer të mbyllura. Ata kanë shprehur pretendime­t e tyre, duke thënë se Policia i ka arrestuar pas mesnate duke terrorizua­r familjarët e tyre. Këto arrestime ata i kanë cilësuar si të paligjshme. Njëri prej të ar- restuarve, Lulzim Popa, i është drejtuar Gjykatës duke thënë se ai nuk është kriminel dhe se do të protestojë për të drejtat e tij gjithmonë. “Mënyra se si na kanë marrë. Nuk na kanë marrë si qytetarë shqiptarë. Kam katër fëmijë dhe kurrë në jetën time ndonjë proces kriminal. Ne jemi marrë si kriminelë. Kanë ardhur, kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar, me nusen e djalit aty shtatzënë. Mënyra se si kanë hyrë, kishim frikë se do të kalonte në diçka tjetër… Po ata që kanë pas pleq e fëmijë? Ne nuk jemi kriminelë. Është e drejta jonë që na takon. Këta po na mbështesin. Ne kemi ra pre e provokimit. Nëse mua më gjendet një fakt se kam godit ndonjë polic, unë të gjithëve ua heq borxhin. Këto janë motivuar vetëm politikish­t. Vetëm sepse jemi kuksianë. Sa të kem jetë, do të dal aty të protestoj për të drejtat që na takojnë neve”, është shprehur në seancë Popa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania