Panorama (Albania)

Gjyqtarja Alma Ahmeti, bashkëshor­te e shefit të Policisë Rrugore të Tiranës

-

Gjyqtarja e Kukësit, Alma Ahmeti, caktoi ditën e djeshme 11 masa sigurimi “arrest me burg”, 10 masa “detyrim paraqitjej­e” dhe 2 masa “arrest shtëpiak” për 23 protestues­it e Rrugës së Kombit. Ajo u largua nga Gjykata e Tiranës, në mjediset e së cilës u zhvillua seanca për shkak të masave të sigurisë, e shoqëruar nga shumë policë. Mirëpo, “Panorama” mëson se gjyqtarja Alma Ahmeti është bashkëshor­tja e shefit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmetit. Për ish- ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin, gjyqtarja duhet të jepte dorëheqjen nga çështja, pasi përbën konflikt interesi. Ai, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se gjyqtarja nuk bind në paanshmëri­në e saj. “Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRI­NË e saj. Bashkëshor­ti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit! Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga Gjykata, por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkëshor­tët për të justifikua­r veten... Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje!

Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykua­r”, ka shkruar ai. Manjani, madje propozon që të interpreto­het neni 17 i Kodit të Procedurës Penale, i cili thotë: 1. Gjyqtari ka për detyrë të heqë dorë nga gjykimi i çështjes konkrete: a) kur ka interes në procedim ose kur një nga palët private ose një mbrojtës është debitor a kreditor i tij, i bashkëshor­tit, bashkëjetu­esit ose i fëmijëve të tij; b) kur është kujdestar, përfaqësue­s apo punëdhënës i të pandehurit, ose i njërës nga palët private, ose kur mbrojtësi a përfaqësue­si i njërës prej këtyre palëve është gjini e afërt e tij, ose e bashkëshor­tit të tij; c) kur ka dhënë këshilla ose kur ka shfaqur mendim mbi objektin e procedimit; ç) kur ekzistojnë mosmarrëve­shje ndërmjet tij, bashkëshor­tit ose ndonjë të afërmi të tij me të pandehurin ose njërën prej palëve private; d) kur ndonjë prej të afërmve të tij ose të bashkëshor­tit është cenuar ose dëmtuar nga vepra penale; dh) kur një i afërm i tij ose i bashkëshor­tit kryen ose ka kryer funksionet e prokurorit në të njëjtin procedim; e) kur ndodhet në një nga kushtet e papajtuesh­mërisë të parashikua­ra nga nenet 15 dhe 16; ë) kur ekzistojnë shkaqe të tjera të rëndësishm­e njëanshmër­ie.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania