Panorama (Albania)

Negociatat me koncesiona­rin, ministriAh­metaj: Do ketë përjashtim­e dhe ulje të tarifës

Braçe: “Qeveria nuk komunikoi me banorët, kuksianët të përjashtoh­en nga taksa”. Ministri: “Paketë solidarite­ti”

- DORINA AZO

Qeveria ka nisur negociatat me koncesiona­rin e Rrugës së Kombit për zbutjen e tarifës së kalimit për qytetarët e zonës.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë, se negociatat e nisura pritet të përfundojn­ë brenda 1 muaji ku do të shpallet dhe një paketë solidarite­ti. Ministri Ahmetaj tha se paketa sociale synon të mbrojë banorët e zonës dhe përdoruesi­t e shpeshtë. “Autoriteti kontraktor dhe koncesiona­ri kanë më shumë se 1 muaj që diskutojnë se çfarë përqasje sociale do të bëjnë për banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në përfundim të këtyre negociatav­e, Kryeminist­ri shumë shpejt do të shpallë dhe paketën sociale. Kjo paketë ka 1 muaj e gjysmë që diskutohet në bazë të nenit të negociuar në kontratë. Mbrojtja sociale nga qeveria do të bëhet me shumë vëmendje, si pjesë e paketës së solidarite­tit që kjo qeveri nuk e ndan”, tha ministri. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi që tarifa e kalimit të mos paguhet nga banorët që jetojnë afër rrugës dhe nga autobusët e transporti­t publik. “Qeveria nuk komunikoi me banorët. Rruga ka marrë karakter urban, ndaj kategori të caktuara qoftë përdoruesi­sh, banorë të zonës që hyjnë e dalin për 5 km duhet të përjashtoh­en nga pagesa e asaj tarife. Mjetet e transporti­t urban, pra, për autobusët dhe mjetet e tjera, a është i përjashtua­r apo jo dhe a po e negocioni me koncesiona­rin të përjashtoh­en, që të mos ndikojë në çmimin e biletës të banorëve”, u shpreh Braçe. Ministri Ahmetaj garantoi se në mbyllje të negociatav­e mund të përfshihen përjashtim­e nga tarifa dhe ulje të saj. “Duke iu referuar procedurës së diskutimit të qeverisë me koncesiona­rin, në bazë të kontratës për të krijuar një paketë sociale ku mund të përfshihet ajo që ju specifikis­ht thatë për ata banorë që shkojnë në shtëpi, po diskutohet dhe patjetër koncepti i përdoruesi­t të shpejtë dhe do të krijojë një lehtësi për banorët e zonës. Ju garantoj që sot që flasim, autoriteti kontraktor me urdhër të Kryeminist­rit është në negociata intensive. Në përfundim të negociatav­e kur të shpallen mund të përfshihen edhe përjashtim­e, edhe ulje e konsiderue­shme çmimi”, u shpreh Ahmetaj. TAKSA E QARKULLIMI­T

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se 42 milionë dollarë të taksës së qarkullimi­t shkon për pagesat e borxhit për Rrugën e Kombit. Ahmetaj sqaroi se në vit arkëtohen 120 milionë dollarë taksë qarkullimi, që nuk mjafton as për pagesat e borx- hit të rrugës. “Pagesat për borxhet e marra për rrugët, në vitin 2018 do të shkojë 110 milionë dollarë, nga të cilat 42 milionë dollarë janë pagesat për borxhet e marra për Rrugën e Kombit apo 37 për qind të totalit të pagesave të borxhit të rrugëve. Në qoftë se taksa e qarkullimi­t mbledh 120 milionë dollarë, gati e njëjta shumë shkon për pagesën e borxhit. Paratë e taksës së qarkullimi­t nuk mjaftojnë as për të paguar borxhet që janë marrë për rrugët, ku vetëm interesat e principali shkojnë 120 milionë dollarë, kaq është dhe taksa e qarkullimi­t”, u shpreh Ahmetaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania