Panorama (Albania)

“Kompleks i ri për Teatrin Kombëtar, do prezantojm­ë planin”

Lami: Politikë diskriminu­ese qeveritare dhe arogancë poshtërues­e e Kryeminist­rit

- VASJAN LAMI

Aktori Vasjan Lami ka qenë i përfshirë në çështjen e prishjes ose jo të Teatrit Kombëtar, që në fillimet e saj. Ai është shprehur që më herët për problemati­kat e gjendjes së teatrit, indiferenc­ën e shtetit ndaj këtij institucio­ni etj… Sot, Lami vjen me një plan të ri, një projekt i ri që është bërë gati privatisht nga të gjithë ata, që po përpiqen ta ruajnë teatrin nga shembja dhe shndërrimi­n e territorit të tij në një kompleks kullash. “Ne shohim që godinat rrotull Teatrit Kombëtar u restauruan, Ministrisë së Brendshme iu bë dhe një goxha shtesë e bukur, duke ruajtur arkitektur­ën ekzistuese, përse të mos bëhej edhe rikonstruk­sioni i Teatrit Kombëtar, i cili shkon aq bukur me kompleksin e godinave të kohës së tij dhe duke e kthyer kësisoj në një vepër historike dhe monumental­e, si tempulli ku u ngjiz arti skenik shqiptar dhe ku u hodhën bazat e asaj kulture, që edukoi dhe kultivoi breza të tërë, deri në ditët tona. Ndërtimi i një teatri të ri bashkëkoho­r do të ishte një nder dhe fat për artistët dhe spektatori­n, gjithmonë në rritje të teatrit, por mua më duket akoma tepër e largët dhe gati utopike, duke parë se sa kujdes është treguar dhe tregohet nga të gjitha qeveritë e deritanish­me, për artin në përgjithës­i dhe teatrin në veçanti. Mund të përdorja shprehjen: “Është tepër e bukur për t’u besuar”. Ndërkohë që po zbukurohen ministritë rrotull teatrit, godinës tonë nuk i janë mbyllur as disa vrima në murin përballë tyre”- ka thënë Lami ca kohë më parë. Sot, në këtë deklaratë të re, njihemi me planin e ardhshëm që më hollësisht pritet të paraqitet këtë të hënë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania