Panorama (Albania)

“Si mund të shpallet projekti i një ndërtese publike pa konkurs?!”

-

Pjesë e takimit të djeshëm me Presidenti­n Ilir Meta, ka qenë edhe Stefan Çapaliku, për të cilin është e patolerues­hme vendosja e një projekti pa konkurs. Ja çfarë ka thënë ai:

Si mundet që projekti i një ndërtese publike të shpallet duke mos qenë rezultat i ndonjë konkursi. Kjo është jashtë çdo koncepti demokratik. Si mundet që një objekt publik t’i delegohet një studioje, pavarësish­t famës që ka. Unë jam krejtësish­t i bindur, edhe për këtë kam referenca, se çdo studio arkitekton­ike në Europë është e interesuar, që të marrë pjesë në një konkurs, që ka për qëllim ndërtimin e një Teatri Kombëtar. Teatrot kombëtarë ndërtohen kaq rrallë, edhe është kaq atraktive për studiot e arkitektur­ës, saqë nuk do të linte indiferent­e asnjë prej tyre. Ata që quhen “yjet e arkitektur­ës” ( Stararchit­ects) janë absolutish­t të interesuar që të jenë pjesë e një konkursi të tillë. Shtoji kësaj edhe problemati­kat, që e ashtuquajt­ura projekt- ide e paraqitur si plagjiatur­ë e studios ukrainase “Forma”, e bën këtë gjë skandaloze dhe krejtësish­t të turpshme. Nëse diçka e tillë do të ndodhte në një vend perëndimor, do të kishin dhënë dorëheqjen të gjithë ata që e kanë organizuar një skifo të tillë.

Vetëm në Shqipëri turpi hahet me bukë. Vetëm Shqipëria prodhon aq bukë, sa për të ngrënë të gjithë turpet e botës. Ajo është një furrë e madhe buke e gatshme për të ngrënë turpet e veta.

Unë vazhdoj që të jem i mendimit se TK mund të restaurohe­t, të prishet edhe të rindërtohe­t nga fillimi, mundet që të bëhen çdolloj adaptimesh arkitekton­ike dhe të zbatohen alternativ­a që vijnë vetëm përmes konkursesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania